Atdheu i mirë
Nga Fatmir Terziu
E dashur ndërsa të kam pranë,
të Tjerë më pyetën për Atdheun tim,
për Atdheun tënd, të fëmijëve tanë,
për dheun e të parëve,
për Atdheun më të mirë.
E dashur ndërsa të kam me vete
Unë iu përgjigja me Male, Gurë, Qiell,
Fushë, Plehra e Bukuri, lumenj dhe dete
e me larushi liqenesh. Ata shtangën.
Njëri prej tyre tha: “Shiko, ne kemi qindra
si këta
pjesë të tilla këtu dhe atje...,
në dhe, nën dhe, në gurë e në drurë...,
po të gjitha këto janë në dhe të huaj,
ku shtrihet Atdheu juaj?
U thashë ngadalë se është atje
ku bëhen shqiponjë duart dhe këmbët,
disa dëgjuan me nge,
disa hapën dhëmbët...
Pastaj unë i pyeta për sot e për dje,
e ata më folën rreth udhëve të tyre,
e unë i pyeta për mjaft të tjera me nge,
njëri u shtrydh si re.
Dhe atëherë mjaft qetë i thashë, e sheh
vetë natyra dheun e vet ta zgjedh
dhe zogjtë kur ndjehen të lirë,
me vete e mbajnë Atdheun e mirë.
Коментарі