top of page

Fatmir Terziu: Askush nuk lindi poet



 

Le ta themi troç që në fillim, se askush nuk lindi poet! Madje as krijues... Askush! “Poetët lindin pas poezisë”, thotë Pol Elyar. Kështu, ata shkruajnë dhe ne i lexojmë, ose... Pastaj, i quajmë apo jo “poetë”, është punë tjetër. Në vendet Perëndimore, ata që shkruajnë ose krijojnë diçka, kanë një vend të caktuar në jetën kulturore të komunitetit. Inkurajimi për ta është ligjësi kulturë, është respekt. Asnjëherë nuk mendohet se pse për ‘ata shkruhet’, dhe pse ata janë apo s’janë në nivele të atyre që ne i quajmë në nivel. Dhe shpesh prej këtyre niveleve, dalin ambiquita tejçuese që paragjykojnë ‘hierarkinë’ në mendjen e tyre. Ky paragjykim të shpie prapa, prapa shumë prapa për ne që duam të harrojmë ‘kakarisjet në tribuna dasmash të sekretarëve apo... lloj-lloj suretërve pa lidhje me dasmën, me gjakun e farefisin e atyre që kishin shansin e vetëm në jetë, martesën...’ Të tjerë ‘Vipa’ preferojnë të heshtin ose të flasin ‘me kulturë’ në oda të ‘mëdha’, ose në ... asnjë odë.

            Në ‘odat e vogla’ kur ata hyjnë në dashamirësinë e të tjerëve, (vepra e tyre e meriton), natyrshëm krijojnë mjedis, por edhe një lloj rutine që shfrytëzohet për keqinterpretim. Edhe pse “ai-ajo ose Ai - Ajo” shpirtërisht e ndjen, se ‘dikush nuk i meriton aq shumë fjalë në kritikat tona’, prapë me shpirtin e tij krijues dhe dashamirës, lë pas një gjurmë, nuk ikën i heshtur... Është njësoj si të hysh në shtëpinë e mbushur plot me njerëz, të pish kafenë ... e të largohesh vetëm duke u menduar. A nuk do të mbesnin qindra të tjerë me ... sy e kokë andej nga ikën një njeri, ose mbeti duke u menduar ... andej nga pasohet një hije?

Që hijet të mos pasojnë njëra-tjetrën ne duhet të mësojmë nga Perëndimi, nga kultura, respekti, dashuria, sinqeriteti ... dhe mbi të gjitha njerëzillëku për krijuesit e ‘vegjël’, që bëjnë emër në një kohë e vend tjetër. “Njerëz, ne jemi dhe duhet të mbetemi të tillë”, thotë Auden në një nga poezitë e tij.

“Sa mirë i rrinte ajo trikoja Ajdonës!”; “kjo triko, po, kjo të shkon”; “dje ishe për mrekulli... kishe një çehre tjetër”... këto, apo edhe dhjetëra si këto shprehje na ngacmojnë pa komentuar. Na çojnë në stacionin e një ‘debati’ ku natyrshëm pak mund të shihet ngjashmëri. Në fakt duke qenë të dyja pjesë (ose jo) të modës, gustoja, shija dhe poezia, shpeshherë kanë një pikëtakim. E para, pra moda, krijohet nga stilistë, dhe vishet ndiqet nga njerëz, duke filluar më parë nga ‘profesionalistët’, pra modelistët dhe pastaj nga hierarkia e qeses. Me hierarki të qeses duhet kuptuar kur dhe si e blejmë ne atë veshje, pra pritja jonë me monedha të kursyera deri kur ajo përfundon në dyqanet e mallrave me çmime të ulura ose në të dorës së dytë.

E dyta, pra poezia, krijohet nga njerëz, (që pastaj quhen apo jo poetë, kjo i mbetet kritikës dhe lexuesve) dhe lexohet nga njerëz: duke filluar më së shumti nga ata që e ‘gjejnë falas’ dhe tek-tuk kur atë e blen dikush, flas për situatën krijues-lexues në Shqipëri, të paktën sipas shtypit: (shih gazeta “Shekulli”: “Bie lexuesi i poezisë...”).

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page