top of page

Fatmir Terziu: Arqile V. Gjata, u kujtoftë përjetshëm si Njeri poetik!



 

Arqile V. Gjata ishte një nga ata njerëz, që i mëshojnë nga forma estetike, intelektuale jetës, që i sillen autoritetit të jetës nga forma më qytetare, që e respektojnë jetën nga autoriteti i Njeriut të angazhuar. Ikja e tij ishte dhe mbeti një dhimbje mes të gjithë ndjesive të tejndjeshme të vetë dhimbjes. Ai me të gjithë staturën e tij deklaroi se ishte fisnik që në gen, ishte poet dhe talent. Ishte Njeri me vlera të padiskutueshme. Ishte një mik i veçantë. Ishte se i tillë mbeti, i përfshirë në jetë-memorje, të tillë e kishte respektin jetik, dhe ndaj e mbajti të tillë në gjirin e saj vetë jeta. Kjo ishte një nga veçoritë më të mira të Gjatës, të cilat i la dhe në poezi. Pse jeta? Se jeta ka brenda saj të gjitha dimensionet e duhura për Njeriun. Njeriu duhet të dijë të mbërthejë bukuritë e jetës. Bukuritë e jetës nuk qëndrojnë vetëm te pasuritë ose në komoditete fizike. Bukuritë e jetës qëndrojnë madje edhe në mendime, në të parë, në të dëgjuar, në ndjenjë, në angazhim, në sprova, në … mijëra të tjera gjëra. Jeta prodhon një muzikë misterioze, nga çdo gjë që është në suitat e një ekzistence … Dhe a u pëlqen të gjithëve ta zëmë kjo ndjesi për jetën?! Jeta duhet shfrytëzuar me tërë angazhimin ndaj saj. Dhe kush lindi i ditur? Kur e pyeta babain tim të ndjerë një ditë, ndërsa pinim kafenë në “Skampa” se ku e mësoi zanatin e tij të ndërtuesit…, asistentit inxhinier, drejtuesit dhe … Ai buqëqeshi. Ja tha duke parë e duke mësuar. Jeta m’i ka mësuar të gjitha. Mësimi gjatë gjithë jetës përcaktohet si “e gjithë veprimtaria e të mësuarit e ndërmarrë gjatë gjithë jetës, me qëllim të përmirësimit të njohurive, aftësive dhe kompetencave brenda një perspektive personale, qytetare, sociale ose punësimi”. Por të gjitha këto kanë dhe arsye, kanë probleme, kanë debate, kanë dhimbje. Pa dhimbje, nuk do të kishte vuajtje, pa vuajtje nuk do të mësonim kurrë nga gabimet tona. Për ta bërë atë të drejtë, dhimbja dhe vuajtja është çelësi për të gjitha dritaret, pa të, nuk ka asnjë mënyrë të jetës. Kështu duhet kuptuar Arqile V. Gjata ishte dhe mbeti muzikaliteti i jetës në krijimtari, ishte në forma të ndryshme vetvetja në letërsi. Vetë kjo është një mirësi edhe në këtë përcjellje lamtumire për këtë fisnik të veçantë. Një njeri i mençur mund të mësojë më shumë nga një pyetje marrëzie sesa një budalla mund të mësojë nga një përgjigje e mençur, e gjithë kjo ishte ndërsa bashkë shkelnim pluhurin e statujave të Athinës në një prill që do të më mbetet kujtimi më i bukur me Arqile V. Gjatën ndër jetë të jetëve. U kujtoftë përjetshëm ky Njeri poetik.

35 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page