
1. A KA IKUR KOHA E PATRIOTIZMIT?
Patriotizmi është një virtyt. Është altruist. Ai vë komunitetin në gjendjen e përkushtimit tërësisht ndaj Kombit – duke vënë në parësi, pra Kombin dhe aspak veten. Është progresiv, për shkak se qytetarët të cilët dëshirojnë të bëjnë vendin e tyre më të mirë gjithmonë janë në lëvizje dhe shërbime, por edhe mundohen të përpiqen për ta bërë atë akoma më të mirë.
Fellipe Fernandez- Armesto një analist me emër mendon: “Dhe ende, nëse jeni patriotë, unë mendoj se ju nuk duhet të jeni. Unë nuk dua të them, se patriotizmi është gjë e keqe, por që patriotizmi është i habitshëm në këtë botë materialiste, atomike, të paqëndrueshme, në të cilën jetojmë ne, ky është fakt i pakundërshtueshëm.”
Globalizimi dhe Europianizimi e zhysin patriotizmin, politika kryen lavazh me e mbi të, dhe integrimi e fut atë në kanale të reja, me dy apo tre pasaporta në xhep. Shovinizmi dhe ksenofobia vendosin në siklet burimet dhe prestigjet e vërteta të patriotizmit dhe mundohen në heshtje që t'i japin një emër të keq. Dhe sot duket e pabesueshme se si mund të mbijetojnë patriotizmi me vetë-riinventimin Kombëtar.
Megjithatë patriotizmi është ende përreth. Grupet “patriotike” bëjnë hije me këtë term, dhe po kështu partitë herë marin zjarr patriotik në Kuvend, e herë nxjerrin tym nëpër gazeta e ekrane televizive dhe herë bubullijnë nëpër takime elektorale. Politikanët shqiptarë bëjnë apel e be në të, sidomos kur ata duan për të arsyetuar zgjedhjet. Paralelet historike tregojnë qartë në fakt, se si patriotizmi mund të jetë i fuqishëm, kur ai vetë është një përmbysje totale, një pasojë negative e të gjitha ndryshimeve rreth tij. Franca e Robespierrit, Rusia e Leninit, Kina e Maos, Jugosllavia e Titos, Rumania e Çausheskut, Shqipëria e Hoxhës e mjaft të tjera diktatura, fshinë identitetet tradicionale me shpejtësi të mahnitshme dhe me shumë zell; por patriotizmin e lanë të mbijetojë - ideologjikisht, madje edhe në ambientet ku zyrtarisht ishin në favor të Internacionalizmit.
1989-2009 për Evropën Lindore, apo më saktë 1990-2009 për Shqipërinë, janë vite që jo thjesht shënojnë dy dekada në demokraci, por vite që kanë trazuar më shumë në sensin e kuptimit të mirëfilltë të patriotizmit. Janë vite që kanë zëvendësuar disi edhe patriotizmin e sëmurë. Janë vite që zëvendësuan patriotizmin ideologjik me dukurinë aktuale të tij. Janë vite që kanë dhënë një shenjë të vdekjes së patritoizmit, sipas Fellipe Fernandez- Armesto. Atëherë a mund të jetojë patriotizmi për një kohë të gjatë? Një teori ekzistuese është ajo që thotë, se patriotizmi është i kushtëzuar, ose më saktë ajo teori që thotë për qytetarët patriotë se “keni bërë një marrëveshje me shtetin”. Shtetet mund të diktojnë mendjet e njerëzve edhe kundrejt patriotizmit, si çdo shërbime të tjera, mund të blejnë nga qytetarët e tyre me tepricë politika të të drejtave dhe të mirëqenies sociale. Por historikisht patriotizmi nuk duket të jetë proporcional me përfitimin e shtetit.
Më shumë bindëse është teoria e mendimit se patriotizmi është besnikëri kulturore. Analistët dhe mendimtarët që bashkohen në këtë teori dhe ata të cilët kanë një pikëtakim në këtë ide mendojnë se të gjitha iluzionet dhe ndërmarrjet e patriotizmit mund të mbijetojnë mbi baza faktike të lidhjes me jetën dhe njeriun, sepse vetë kjo lidhje dhe vetë patriotizmi është një ide e bazuar në mit. Por a ka një rezistencë kulturore në këtë pikë patriotizmi, ku era e ndryshimeve ka ringjallur mite dhe risi të reja? Le të shohim këngët dhe të ciklojmë mitin. Le të dëgjojmë zhargonet e gjuhës apo slanget rinore dhe të mendojmë për mitin e gjuhës shqipe. Le të analizojmë emërtimet e restoranteve apo ato të lidhjeve kulturore dhe le të shohim pak emocionalen e tyre në përhumbësinë e mitit. Le të shohim hamendësitë dhe gjykimin në një periudhë të ‘lirisë’ dhe ‘demokracisë’ dhe të hedhim një hap para dhe një tjetër pas. Le të humbasim pak në mendime dhe le të lexojmë krijimtarinë e sotme në të gjitha zhanret. Pastaj të kthehemi tek personalja, vetja dhe ajo që lidhet me personin e ndodhur në dy hapësira. E gjitha kjo është pak, përpos mjaft të tjerave që lidhen me jetën e përditshme....Pra shihet se vetëindulgjencën tipike Kombëtare, identitetin shqiptar e ka zëvendësuar ‘modernja’ në rezervë që pret rradhën të zëvendësojë çdo gjë. Sistemi festiv ka marë hovin e vet në këtë dimension kulturor dhe duket se ‘dyqani i patriotizmit shet falas çdo gjë që lidhet me të”. Shet aq lirë, sa edhe flamuri dykrenar duket një risk në pozicionin e tij të patriotizmit. Atij i ka mbirë edhe një tjetër. Nesër ndoshta diçka tjetër. Atëherë ku po shkon patriotizmi? A ekziston më ai?
Fanatikët e tij do të thonë se e kanë grabitur, kundërshtarët. Shoqatat e emigracionit do të shprehen se fajin e ka paraja. Vetë shqiptarët s’dinë ku ta kërkojnë fajin dhe shpjegimin. Të vetmit janë politikanët që ‘emocionohen’ kur flamuri ngrihet jashtë mureve të patriotizmit. Aferim!
A kemi të njëjtën gjuhë?
Kur është fjala për bashkëbisedim, apo shkëmbim mendimesh ndërmjet meshkujve dhe femrave, shpeshherë ngjan sikur “të dy sekset vijnë nga planetë të ndryshëm”. Të paktën kështu mendon psikologja britanike, Dr Linda Papadopoulos. Siç thuhet edhe nga të tjerët, në fakt nga kërkuesit akademikë të këtyre temave: “burrat janë nga planeti Mars dhe gratë janë nga Venusi”.
Shumë nga ne, në praktikat e komunikimit, qoftë edhe ato familiare, është paraparë se bëjmë komente të ‘paarsyeshme’ me partneret tona, të dashurat, gratë apo edhe shoqet, vetëm e vetëm që të kthejmë fjalën në dicka tjetër dhe krejt ndryshe.
Sipas një studimi tjetër të publikuar nga Oxford University, thuhet se “gratë janë familizuar me ‘fjalëburrërinë’, çka nënkupton se gratë duhet të durojnë fjalën e një ‘mashkulli’, që në fakt ajo mund të jetë edhe për të mos u dëgjuar.
Por, kjo natyrshëm edhe në kurs tjetër. Shumë gra, tipike dhe të quajtura të ‘burrëzuara’ nga vetë natyra dhe problematika e tyre, shpeshherë kanë edhe një arsye që tejkalohet nga kokëfortësitë dhe tekat kundërshtore të këtyre dy sekseve.
Në mendjen e burrit një pyetje e thjeshtë është disaherë shpërfillëse. Por një studim i psikologes së lartpërmendur, me temë “Çfarë thotë burri, dhe çfarë dëgjon gruaja”, është cilësuar nga mediat britanike si një kod për të ndihmuar ndërtimin e urave të komunikimit dhe restauruar boshllëkun e këtij komunikimi.
ความคิดเห็น