Në shkollë të mesme kisha një mësuese të pasionuar të Gjuhës Shqipe. Jo thjesht profesioniste, por që ishte një intelektuale e plotësuar dhe e dhënë me shpirt e me zemër për gjuhën që e fliste dhe e shkruante aq bukur. Lumnije Shehetila, në shprehinë e saj të përditshme na thoshte: „Kam lexuar në libra voluminozë se ka „dy fusha intelektuale të përpjekjeve që njerëzit e arsimuar mendojnë se është e pranueshme të pranojnë se nuk u pëlqejnë, ose nuk i kuptojnë, ose të dyja“. Sipas saj matematika dhe aritmetika rudimentare i bënin njerëzit e edukuar të ndjenin vështirësi, ose disa të deklaronin me ballin lart: „Unë jam i tmerrshëm me numrat“. Pra ata që dinë numrat, që duan matematikën dhe aritmetikën rudimentare do të mburren, sikur të jetë një shenjë epërsie intelektuale. Merrni parasysh një deklarim të ngjashëm, na thoshte mësuesja e paharruar: ‘Nuk di të shkruaj për të shpëtuar jetën time. Unë jam plehër në lidhje me fjalët. A keni dëgjuar ndonjëherë dikë të shpallë kështu veten me një ndjenjë krenarie? Jo.' Jo, se ai mbetet në errësirë. Dhe në errësirë vetëm ata që s'kanë dritë e gatuajnë këtë dhe mjaft të tjera si kjo…
Në një orë tjetër po me aq pasion, një emër tjetër i nderuar, Xhemal Xhepa, që vinte duke recituar në klasë, thoshte se poezia tek disa krijon probleme. „Poezia shkakton tallje nga njerëzit seriozë, sepse ajo konsiderohet disi një version i bastardizuar, mashtrues i prozës.“ Dhe kjo sipas tij, kur bisedonim në orët e shërbimit të dezhurnit, të cilin e bënim pas mësimit deri në të gdhirë, pra rreth dymbëdhjetë orë, na thoshte: „Poezia, në mendjet e shumë njerëzve, kërkon të arrijë të vërtetat e përjetshme duke iu drejtuar emocioneve dhe duke shtrembëruar kuptimin e fjalëve për të arritur një fund të dëshiruar. Kjo është arsyeja pse nuk i kam besuar kurrë vargut të poetëve të luftës W. Owen, ose S. Sassoon, tërheqja poetike e të cilëve në vitet 1930 ju tregon shumë më tepër për lëvizjen qetësuese të asaj dekade sesa të vërtetat aktuale historike të Luftës së Parë Botërore.“
Dhe ne pyesnim se cilët ishin këta poetë. Por ai e anashkalonte me një dihatje të thellë dhe shtonte: „Eh, kurrë mos i besoni kujtdo që shkruan për historinë e një populli të shumëvuajtur, duke e paraprirë atë me disa rreshta nga një poet, që ndoshta nuk është vendi për ta cituar… Ne habiteshim! Edhe më shumë për guximin…. Nejse biseda ndërronte temë. E ne kapnim radiot „Iliria“, edhe pse të ndaluara në dezhurnin ushtarak të dëgjonim muzikë… Të paktën muzika është transparente dhe kryesisht estetike dhe haptazi fantastike, pa ia dëgjuar tekstet ndonjëherë (ishte gjuhë tjetër). Dhe kur uleshim sërrish mësuesi i dashur për ne shtonte: „Prandaj, nuk është turp të pranosh në shoqërinë e sjellshme se nuk të pëlqen poezia.“
Po pse kishte ndodhur kjo me poezinë e dashur të shkonte në një pikë të tillë të mërzisë me mësuesin e nderuar? Ai nuk sqaronte, por e niste me … „Poezia duket se banon në një tokë të çuditshme, të paqartë mes prozës dhe muzikës. Nuk është as haptazi serioze dhe as haptazi arratisëse. Duket se e dëshiron në të dyja mënyrat, dhe unë nuk mund ta lexoj poezinë pa u përpjekur mendërisht ta vendos atë në një mendje, ose duke u përpjekur ta interpretoj atë në një mënyrë fjalë për fjalë prozaike si një lloj komenti shoqëror.“
A thua se ishin këto dy pika të Shehetilës dhe Xhepës dy pika thjesht që rrëfeheshin si të drejtëpërdrejta? Apo ishin njësoj si proverbi: „Bjerri pragut të të dëgjoj dera“?
Unë kisha nënkuptimin tim, por nuk guxoja. E dija thellë se ku ishte qëllimi… Dhe ndaj ende mendoj se kjo e fundit qëndron akoma. Ajo që i largon shumë njerëz nga poezia është perceptimi. Perceptimi se shumë adhurues të ngurtësuar të poetëve vijnë nga skuta të errëta, nga errësira ku bëhen të famshëm pa dalë në dritë të së vërtetës. Dhe ata që gatuhen në errësirë janë qartazi kokëfortë. Ata që i gatuajnë në errësirë nuk kanë dritën e duhur dhe natyrisht shpesh i konsiderojnë si guru. Dhe më tej gurutë e tyre si profetë politikë. A janë ata poetë?!
Commentaires