
Lavdrim Krashi edhe pse është Deputet i Parlamentit të Shqipërisë, asnjëherë nuk e ka lënë pas dore respektin dhe angazhimin e tij në mesin e Komunitetit shqiptar në Britani të Madhe. Para pak ditësh fjala e tij model ngriti peshë dhe në ovacione sallën plotë të „Ardhmërisë“ ku është dhe Kryetar i Bordit të saj, ndërkohë që festohej madhërisht Pavarësia e Kosovës. E ai foli me gjuhë profesionisti për regjistrimin dhe votën e Diasporës. Aspak më shumë. Modest, por shumë korrekt. Pa sharë dhe pa ofenduar. Vetëm duke parashtruar dhe argumentua, duke sqaruar. Dhe të gjithë, natyrisht ata që e votojnë PS-në e thanë me shpirt të lirë: „Ky është kandidati që duam, ky është mbi të gjitha vlera dhe Njeriu i mirë!“

Kështu thanë për të dhe Deputetët Karen Buck, Andy Slaughter dhe Tanmanjeet Singh Dhesi, pasi e kishin vizituar më parë Shqipërinë. Deputeti Dhesi shkruan: „Pas vizitës sime të fundit në Shqipëri“ natyrisht ballë për ballë me një mik deputet të Parlamentit të Shqipërisë them se „është e rëndësishme që ne deputetët të mësojmë më shumë rreth çështjeve me të cilat përballet komuniteti shqiptar britanik dhe se si mund të ndërtojmë marrëdhëniet e ngushta mes të dy kombeve“. E kjo natyrisht na gëzon të gjithëve në emigrim, ku partia jonë është Kombi dhe Atdheu. Por kjo, duke parë suksesin e z Krashi, duket se ka shtuar dhe orekset që mjaft persona të ndihen të angazhuar për të qenë në Parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Sigurisht kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe. Është dëshirë dhe askush nuk ua mohon, aq më mirë kur kanë dhe platformën „Deputeti që duam“ të cilën e ka shpallur kryetari i PS-së për ta Edi Rama. Mirëpo jashtë vrullit masiv, ditët e fundit janë shtuar numrat për përfshirës të listave të PS-së në platformën „Deputeti që duam“ në mjedisin e shqiptarëve mbështetës të kësaj partie në Britani të Madhe. Dhe thuhet se, gjithkush ka një arsye më shumë në vetvete, një arsye që lidhet me dëshirën e një privilegji të përceptuar, por që në fakt është një fakt i një cope pasqyre, për të mos e thënë të tërën, ku askush nuk e sheh dot veten në realitetin e duhur. Në këtë copëz pasqyre janë të paktë ata që e kuptojnë, ose fare pak se ajo pasqyrë e sheh portretin e tyre në sytë e atyre që do të hedhin votën për ta. Kështu kjo copëz pasqyrë ka risjellë në frontin e përrallave, vetë atë mrekulli narrative që realizuan kohë më parë vëllezërit Grim.
Ndërsa tek përrallat e vëllezërve Grim tregohet se mbretëresha në dimër ishte duke qëndisur pranë dritares dhe priste lindjen e fëmijës, ndërkohë nga pakujdesia thumbon gishtin dhe tri pika gjaku bien në pëlhurë, tek këta „protagonistë“ të përrallës së re, që nuk kanë të bëjnë me qëndisjen, por me stilisjen dhe thashëthemet që shpërndajnë se janë të propozuarit e PS-së, apo dhe më keq të vetë Kryetarit të saj Edi Rama, përralla është shkruar enkas. Kështu ata nga „pakujdesia“ nuk kanë thumbuar gishtin, por me sa duket trurin. Themi kështu se tek përralla e mbretëreshës, ngjyra e gjakut shkëlqente aq bukur ndaj borës së bardhë, dhe mbretëresha dëshironte të lindte një fëmijë të bardhë si bora, të kuq si gjaku dhe me flokë të zi si abanozi, këta listëtarë të vetëshpallur „kandidatë“ s'kanë lënë klub e kafene, restorant e kuadrat, pa e mbushur me ëndrra e dëshira, që janë kthyer në meme e barsalta të mprehta, se janë lindur për deputetë.
Sikurse dihet, tek përralla e vëllezërve Grim mbretëresha lindi një vajzë të bardhë si bora, me faqe të kuqe si trëndafili dhe me flokë të zeza si fildishi, prandaj mbretëresha e pagëzoi Borëbardha, tek përralla narrative e „Deputeti që duam“ po lind vetvetiu Boëzeza. Tek vëllezërit Grim fati i Borëbardhës përfundoi tek njerka. Tek kjo përralla e re fati i protagonistëve po bëhet komedi. Njerka, një grua e pashpirt, dëshironte që patjetër të ishte më e bukura në vend. Dhe këta listëtarë nuk e mohojnë se e duan të njtën gjë. Bukuria e njerkës tek përralla Grim ishte kompleks, prandaj ajo çdo ditë shikohet në pasqyrën magjike. Tek kjo përralla pasqyra është në duar të tjera. Një ditë pasqyra iu përgjigj njerkës, se Borëbardha që jeton te shtatë xhuxhët është më e bukur. Ndërkohë ajo tronditet dhe prej zemërimit e thyen pasqyrën duke përplasur në dysheme. Këta nuk e kanë në duar… dhe janë me fat. Ne kemi një proverb ku thuhet se kush e thyen pasqyrën i shkon ters shtatë vite. Dhe ndaj këta listëtarë ndoshta e kanë kuptuar që nuk duhet mbajtur pasqyra në duar se mos u thyhet, dhe e kanë lënë atë larg syve e duarve të tyre.
Po, sidoqoftë këta listëtarë kanë dalë në pasqyrën reale që e shohin të tjerët. Sepse ata e dinë që nuk ka pasqyrë në botë që nuk e thotë të vërtetën, po të mos ishte pasqyra e sinqertë, njerëzit do të dukeshin pak më ndryshe, prandaj pasqyra e pësoi vetëm pse tregoi të vërtetën që Borëbardha është më e bukura e dheut. E në këtë rast duke mbajtur fjalën festive Kryetari i Bashkisë Brent, në festivitetin e „Ardhmërisë“ e tha qartë. Kur pasqyra e komunitetit e ka thënë qartë me kohë se kush është vlera e asaj pasqyre, nuk duhet koment. Dhe nuk la më shumë hamendje kur shtrëngoi duart me z Krashi. Deputeti aktual i Parlamentit të Shqipërisë, Lavdrim Krashi, ai që e ka nderuar dhe respektuar komunitetin, ai e ka ngritur zërin për ne, ai ka luftuar dhe për votimin e emigrantëve me kohë, ashtu sikurse ka merituar vendin e tij në Parlamentin e Shqipërisë në mandatin e kaluar, dhe që ka vendin e tij meritor përsëri në këtë pasqyrë reale, ka mbështetjen dhe votën tonë, thanë dhe mjaft aktivistë dhe anëtarë të PS-së në një takim ku ishte i pranishëm dhe Taulant Balla, deputet dhe Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste.
Comments