top of page

Fatmir Musai: GJIGANDOMANI...?!



 

Sot u bëra arkeolog,

Shtresave - eksplorator,

Po rrëmoj unë fjalën "është",

Gur qosheje në fjalor!

 

Shtresë e parë, poshtë saj,

Se ç'm'u shfaq forma "asht",

Koha lëngjet ia kish pirë,

I kish mbetur kocka - kashtë!

 

Po nën të edhe më thellë,

Përmbytur dukej një bash*,

Gjithçka tretur ish' nën rërë,

Regëtinte* forma "ash"!

 

Më poshtë, t'ju them të drejtën,

Veçse naftë e qymur ka,

Aty Zoti krijoi Jetën,

Zanafilla jehon "a"!

 

Si atje në malësi

Ku un' jam e ai a*,

Zogut po t'i heqësh puplat,

Prite se në tokë ra!

 

... Ç'ish' ky tingull misterioz

I majmunit lart në pemë,

Shkronjë e parë e alfabetit

Mu në grykë na ka zënë!

 

*bash- për bashin e anijes

*regëtinte- dukej e zhdukej zbehtë, me shpirt ndër dhëmbë

*a- hundore, forma prehistorike e foljes është, jam!

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page