Nga Fatmir Minguli
Paralele jetësh të intelektualëve në sistemin monist
(Përsiatje për novelën “Ngërç hakmarrës” të shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj, Sh. B. Europrint Vlorë, 2024)
Disa libra përbëjnë një thesar, një themel: duke e lexuar vetëm një herë të mbetet në mendje gjithë jetën. Ezra Pound
Rrallë në letërsinë e sotme shqipe mund të ndeshesh me subjekte të tilla siç është ai i novelës “Ngërç hakmarrës”. E them rrallë, sepse shumë subjekte zhvillohen në rrugë të narracionit linear, ku ngjarjet rrjedhin pa atë veshjen e misterit psikologjik, rrjedhin thjeshtë si ngjarje ku shpirti nuk ndërhyn e të bëhet pjesë e faqeve të librit, mjaftohen vetëm me gëzimin e ngjarjeve të bukura.
Librin “Ngërç hakmarrës” e ka shkruar shpirti i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj ku dora që shkruan është e drejtuar mistershëm jo nga mendja po nga brendësi të shpirtit. Një narrativë e habitshme e pa imagjinuar gjer më sot në letrat shqipe.
Kjo lloj narrative e të shprehurit të ngjarjeve apo mendimeve të kohës në monizëm e pas demokracisë më çon te narrativa e Sterjo Spases në romanin e ndaluar “Pse” ku ai trajton personazhin e intelektualit të mërzitur Gjon Zaveri, në vitet ’30 në Tiranë.
Shkrimtarja Vilhelme Vrana Haxhiraj me këtë novelë ngren shqetësimin e konceptit të “të tjerëve” që aq bukur e analizon dr.prof. Fatmir Terziu në parathenien e tij në këtë novelë. Unë nuk do të ndalem në trajtimin e këtij koncepti se ka shumë koncepte të tjera që kam dëshirë t’i trajtoj me shumë kënaqësi.
Vilhleme me këtë novelë nxjerr nektarin e gjashtëdhjetë e pesë librave që ajo ka shkruar e për ta servirur në novelën “Ngërç hakmarrës” kaq psiko-analitike. Ajo trajton në radhë të parë njeriun që ështe vetja dhe pastaj turmën ku hynë dhe “të tjerët”.
Në novelë si asnjë herë tjetër veprojnë personazhe pa zë apo zëra pa emra që vinë si nga skenat e teatrit absurd por me forcë bindëse më direkte, më afër lexuesit. Këta zëra janë në rezonancë më autoren dhe flasin pa ndrojtje.
Personazhi kryesor, Agroni, është një njeri i ditur që e kupton edhe pse jeta është e vdekshme është në fund të fundit një ëndërr, ajo përmban dhimbnje dhe vuajtje. Prandaj Agroni, ky gjeni në shkencë adapton metoda shkencore për t’u zgjuar nga ëndrra në sistemin monist duke qenw vigjilent me mendimet e tij. Këtu në këtë përsiatje iu referova citimit të Paramahansa Yogananado duke e sjellë botën e Agronit ashtu siç e përshkruan Vilhelme me plot dashuri dhe me intelektualitet.
Duke lexuar novelën “Ngërç hakmarrjës” kujtoj librin tjetër të Wilhelmes “ Elitat e mohuara” dhe bëj paralelen me këtë personazh si Agroni, në dukje letrar por që është përfaqësues i intelektualve që regjimi diktatorial monist i luftoi me ashpërsi të pashoqe.
Vetë Wilhelme është një yll fiks në qiellin e letrave shqipe e atje ku qëndron ajo nuk ka erë që e prek se në vetvete ka ligjet e veta dhe ecjen e saj jetësore- krijuese.
Kjo novelë është klithmë intelektuale, është dilema që “a duhet të jesh me turmën apo veç saj”!
Ja si shkruan autorja për atë hakmarrje të mundshme në sistemin monist:
“ Hakmarrja e së drjetës së munguar të shumicës që jetonte në varfëri dhe pasiguri jete."
Libri nuk është thjeshtë një rrëfim për jetën e një intelektuali si Agroni, por është një jetë e parë në prizmin psiko -analitik. Fëmijëria e tij në një fshat të jug- perëndimit shqiptar, shkollat e ulta dhe kryerja e gjimnazit më të vjetër në Vlorë “ Ali Demi” janë vetëm hyrje në botën e çuditshme moniste. Dashuria me Florën, me baba të arratisur në Amerikë, studimet në Ҫeki për inxhineri në universitetin “Karli” të Pragës, prishja me sovjetikët dhe vazhdimi i fakultetit në Tiranë, etj, janë përsëri një hyrje për të vazhduar më tej analitikën jetësore për krijimin e gulagëve dhe mikrogulagëve shqiptarë për intelektualët. Lindi sindroma e “tjetrës” në jetën e Agronit, një sulmuese e tërbuar e jetës së intelektualit të vërtetë, njeriut të ndershëm e jo dallkauk. Lufta e përbashkët e qyqes me korbat e heqin nga fakulteti si pedagog dhe e çojnë në kombinatin e konservave “Ernest Telman” në Vlorë.
Jeta në një familje intelektuale shqiptare të asaj kohe me djalë e vajzë bashkë me Margaritën e ndihmonte të aplikonte metoda shkencore në prodhim gjë që e çoi në Ministrinë e Financave me punë të specializuar dhe më tej pedagog në Fakultetin ekonomik dhe përsëri “të tjerët” e partisë e çuan në fshat. Kemi të bëjmë me një analizë perfekte të Vilhelme Vranari Haxhiraj mbi anamnezën e hakmarrjes komuniste si kategori shoqërore e zakonshme.
“Ata të tjerët si njerëz pa principe dhe pa moral gjetën një fundërrinë që e përdorën si mashë”.
Kalvari i vuajtjeve ec e jake nga institute në fshat dhe e kundërta, edhe pse bëri specializmime në Rumani në kohët të monizmit, Agroni mbeti i kapur brenda fijeve të merimangave që përgatisnin njerëzit e partisë, dembelët dhe llapaqenët ndërkohë që kishte komunistë te ndershëm që punonin me vetmohim pa u kthyer në “të tjerë”.
Në prag të ardhjes së demokracisë atë shkencëtarin e paepur në botën e tij shkencore, e dëbuan nga puna dhe e cuan ne Dukat të Vlorës e përsëri nga “të tjerët” e përsëri atë e merrte në punë Ministria e financave. O kohëra, o çudira!
Viti i parë i demokracisë e gjeti shpirtërisht të çliruar Agronin dhe të angazhuar me radhët e partisë demokratike, ku pak më vonë bëhet drejtor ekonomik i RTSH. Ngërkohë dhe shumë nga të tjerët ishin kthyer në përfaqësuse të grupeve të besimit fetar. Ishin komunistë atesitë! “O tempora o mores”!
Dhe nuk është çudi që Agroni nuk kërkon hakmarrje dhe mendoj se në këtë moral do të gjejë veten çdo intelektual shqiptar i padoktrinuar nga mësimet e organizatorëve të gulagëve. Ata si Agroni janë “përtej hakmarrjes” dhe nuk e konsiderojnë ngërç hakmarrës orvatjen e mundshme.
Të gjithë librat që Vilhelmja ka shkruar janë në një farë mënyre shpjegim i termit psikologjik “Ngërç hakmarrës”. Novela e saj me këtë titull është një konçentrim konkret i atyre veprimeve të përçudnuara që u sajoheshin të diturëve, të mençmëve dhe të ndershmëve për t’i shkelur me këmbë në emër të një partie fallco.
Thënja madhore për këta njerëz si Agroni i novelës “Ngërç hakmarrje” e Vilhelmes shpjegon në detaje qelizore se “S’është kombi që nderon njerëzit e shquar. Por janë “ATA” që ia rrisin vlerat dhe nderojnë kombin.”
Jetojmë në një kohë ndryshe ku slloganet janë pjesë e ngjashme me konceptin e “të tjerëve”. Parimi i egër “ o me ne ose kundra nesh” është në modë, një parim tejet komunist! Një parim antidemokratik që mbjell gulage të reja të padukshëm në shpirtra e njerëzve të ndershëm që nuk duan të dinë se kush janë “Të tjerët” por Agroni i sotëm ikën nga gulagu dhe emigron aty ku nuk ka “të tjerë” që vrojtojnë hap pas hapi jetën tënde dhe jo vetëm kaq.
Hakamarrja edhe merret por me inteligjencë, merret pikërisht me novelën “Ngërç hakmarrës”, veprim i një mençurie europiane që mbart emrin e shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.
Durrës janar 2025
Comentários