E nderuara zonja Wilhelme!
Ju urojme sot ditën e bekuar të ditlindjes së 80- tuaj, një ditlindje të një zonje të madhë të letërsisë shqiptare. Ditlindja juaj është gëzim edhe e familjes tuaj, edhe e miqve të shumtë brenda e jashtë Shqipërisë, edhe e të gjithe lexuesve të veprave tuaja.
Është gëzim për ato figura kombëtare që ju ngrini në letrat tuaja të artit magjik mbi portretet e tyre. Është gëzim për të gjithë shqiptarët e ndershëm e syhapur që e shohin grinë e kohëve të sotme.
Ju, në 80- vjetorin e ditëlindjes jeni nje piedestal i lavdishëm ku ndriçojne veprat tuaja, që nga ai piedestal janë shpërndarë kudo dhe janë frymëzim për çdo shqiptar e për çdo lexues, e sidomos për kritikë letrarë.
Vepra juaj është tashmë e pavdekshme dhe si e tillë do rrezatojë në përjetësi sepse është e vërteta aty në çdo faqe libri sado i madh apo i vogël qoftë. Nuk është vetëm figura e gruas shqiptare, gruas intelektuale që reflekton shpirtin tuaj por dhe burrave që pasqyroni ju në romanet dhe novelat e shumta.
Vepra juaj është një amalgamë e artistikes me psiko-socialen e popullit shqiptar, është një rrjedhë e shpirtit të fisit tuaj të madh shqiptar, është guxim i një empatie që ju fut në shpirtrat e njerëzve.
Ju urojmë një ditë të bukur në këtë ditlindje të mrekullueshme për ju zonjë e madhe të letrave shqipe Wilhelme Vrana Haxhiraj!
Monda & Fatmir
Durrrës 8 dhjetor 2024
Komentar