top of page

Fati 500 vjeçar i 200 mijë dukateve flori në afërsi të Vlorës


Fati 500 vjeçar i 200 mijë dukateve flori në afërsi të Vlorës

Fati 500 vjeçar i 200 mijë dukateve flori në afërsi të Vlorës


Dr Fatmir Terziu


Në një nga studimet e studiuesit kroat me emër në arenën botërore, Bogumil Hrabak, pikërisht në librin e tij “Arbanshian Studies-Book III” një fakt i rëndësishëm nxjerr në pah se edhe brigjet shqiptare të Adriatikut janë zhytur mes thesarresh të panumërta. Fakti është tejet tërheqës. Hrabak zbulon se “gjatë transportit nga Apulia në Turqi, për shembull në vitin 1511, pesë anije të mëdha janë shkatërruar afër Vlorës nga 3 anije pirate turke dhe në këtë përplasje rreth 200 mijë dukate floriri kanë humbur. Gjithashtu sasi të konsiderueshme argjendi dhe materialesh me vlerë janë zhdukur në thellësi të detit Adriatik”. (Hrabak, 2005:24-98). (Lexo afërsinë me origjinalin edhe në një material tjetër: Anales ragusini anonymi item Nicolao di Ragnina, didessit Sp. Nidolo Zagrabine 1983, 97).

Pra, një fakt i tillë zbulohet pikërisht në faqen 97 të ngjashëm me atë të origjinalit që studiuesi hrabak prezanton. Por një fakt i tillë duket edhe interesant, edhe një mundësi për kërkime, por edhe një dëshmi për historinë. Duke parë titullin e këtij libri “Arbanashke studies” dhe vendin ku ai është botuar, Beograd; Archivar, 2005, aspekti i dilemës përshkon një dilemë të “nëndheshme”. Është një faktor ky që nëpërmjet diskursit historic dhe përcaktimit filozofik në vend, kohë dhe hapësirë të krijojë një interpelim mitik. Sidoqoftë, fakti i përmendur historik, jashtë asaj që lidhet me fati e asaj pasurie të ‘zhdukur’ dhe vendi nga udhëton, përfshirë edhe sulmin nga piratët turqë në afërsi të Vlorës, kapërcen mendimin kundërshtues. Lidhur edhe me veprën e gjerë të Hrabak, që shtrihet në rrafshe më ndikuese, ky fakt mund të konsiderohet i rrëndësishëm…


22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page