
Faruk Myrtaj: NË NJË PROVINCIALIZËM DIKTATORIAL ME INTUITIZËM
(Arkiva e Fjala e Lirë Londër: 30 Tetor 2008; 15:25:00 GMT)
Provincat mbajnë gjalle metropolet... Kisha edhe fotografinë e Vasil Vasilit, duke lexuar shënimet e tij per tregimet e Miri Dhramit!
Njëzetë vite me pare, mora diplomën e inxhinierit te minierave (markshajder), por nuk ndjeva asnjë gëzim për bè! E më pastaj çfarë?!, pyesja veten, branisur tere ato vite per nje shkolle te larte.
Pavarësisht notave te marra, kurrë nuk u ndjeva i dëshiruar dhe as i dhënë pas këtij profesioni, madje kështu shkova i emëruar ne minierën e Memaliajt...
Atje ishte nje kryeinxhinier qe (e dija edhe pak me pare) lexonte shume dhe qe shkruante vjersha, te cilit i jam mirënjohës shume. Kishte edhe te tjerë "me trup aty e mendje e shpirt diku tjetër", por midis tyre binin ne sy, ne mënyra te ndryshme dy "persona": Luan Meta, i gjalle, bulurites, lexonte komentonte, shkruante vjersha dhe luante futboll dhe...Vasil Vasili i heshtur, fjalëpaktë, me sy vetëtitës per shkak te atyre qe gjëmonin ne brendakoken e tij; lexonte studiueshem, shkruante poezi dhe tregime, kishte mendimin e tij per terecka.
Ishte province e bukur, Memaliaj! Ishte kryeqyteti ne miniature, pra, po te nisemi nga ato qe sapo lexova te shkrimi i Vasil Vasilit per Miri Dhramin. Pyetjet jane po ato: çdomethene diplome per shkolle te larte dhe te studiosh e te ngrihesh ne ate drejtim ku priresh? Ku eshte dallimi midis nje province kreyqyteterore (me nje rreth individesh si ata qe permenda pak me lart) dhe te vegjetosh ne ndonje metropol, i mashtruar pergjithnje prej ddukjes boshe?!
Mrekullohesh nga paralelja e bere midis diktaturave dhe fshehtesise se bukur ne te shkruarat, dhe ne keto perfundime mund te vije veç dikush qe hesht shume e flet vetem kur nuk rrihet dot pa folur.
Vasil Vasili edhe ne kete shkrim deri ne fund te sinqerte e te ngrohte per Miri Dhramin, eshte po ai Vaso qe kam njohur dikur.
Keto dite Miri beri bashke Stefan Martikon, Alush Alushin, Romeo Çollakun, Vasil Vasilin, Bert Goron, Koço Kosten, Murat Aline, Miho Gjinin...Me ftoi edhe mua polarin e Kanadase,simbolikisht, por si t'i gjendesha aq larg sa jemi?! Edhe pse jo fizikisht, Primo Shllaku bje fjala, ka qene aty...
Por, per mua, ka qene Vasil Vasili aty dhe ndjehem ne zili qe e ka Miri dhe jo une ne bisedat per letrat dhe artin.
"Sot jam perseri i kthjellet...", lexova ne mesazhin e mbrame dhe e besoj. Nuk ka si ndodh ndryshe.
Comments