top of page

Fahri Dahri: ÇILTËRSIA DHE E RREJSHMJA NË DREJTËSINË E BASHKIMIT EUROPIAN



[Sot lexova në “fb” një shkrim të z. Alket Veliu me titull: “Koha për të reflektuar”].

                         ●●●

Shkrimi i ijj është një përmbledhje me disa nga ngjarjet e hidhura bërë kombit shqiptar, në pjesën territoriale me vlera më të mëdha historike që nga antikiteti. Sigurisht në shkrimet tona ku kërkohen të drejtat universale të njeriut, nuk do rreshtim dhe këtë të drejtë e kemi bërë mirë dhe vazhdojmë ta bëjmë, siç bëhet dhe në këtë artikull dinjitoz. Por nuk duhet ndalur vetëm me kaq, duhen edhe veprime të tjera demokratike, siç bën “Fondacioni Çamëria- Hasan Tahsimi” që drejtohet nga z. Alket Veliu.  

Por përsëri kërkohet veprime të tjera, demokratike. 140 deputetë të Kuvendit janë të detyruar me Kushtetutë që ta nxisin, ta detyrojnë Qeverinë shqiptare (qoftë djathtas, majtas, lart e poshtë) të zbatojnë detyrat kushtetuese për të mbrojtur, ruajtur dhe zgjidhur problemet themelore të vendit dhe kombit. Nuk ka kohë për të ulur kokën dhe as për tu ndjerë inferiorë ndaj askujt. E drejta për të kërkuar barazi është emergjente dhe duhe për tu zbatuar. 

Nuk ka çështje “Deti” para çështjes kombëtare të Çamërisë (territori Sajadhë- Ksamil, ku ndodhet Deti, është shqiptar etnikisht, pavarësisht hartat politike të sajuara në vitin 1913) ; nuk ka bisedime, duke u lutur për heqje të “Ligjit të Luftës”. Dhe nuk ka nevojë për BE, pa u bindur vetë BE-ja se një shtet Grek, anëtar i BE-së kryen krime, masakra e gjenocide, etj. dhe nuk ndëshkohet. Ndaj duhet thënë, Boll inferioritetit. Sovraniteti dhe barazia mes shteteve është kusht madhor dhe duhet të zbatohen. 

Nuk ka më lojra duke thënë se anëtarësimi në BE, do të pranohet kur shtetet nuk kan probleme mes tyre. Kushte pranimi mes dy shteteve të pa barabartë, kur shteti Grek është anëtar dhe Shqipëria kandidat. Kushti i vendosur nga  BE-ja: “Nëse nuk zgjidhen problemet mes dy shteteve, nuk ka anëtarësim”!. Në kët mënyrë, ky kusht është qesharak dhe hileqar. Besoj kuptohet që nuk është kysht, por mënyrë detyrimi që Shqipëria detyrohet të lëshojë troje dhe t’ja dhurojë Greqisë, që Shqipëria të heshtë dhe të pranojë që Çamëria nuk ekziston; të mos përmenden masakrat e tmerrshme të ushtrisë greke të kryera në Shqipërinë e Jugut gjatë viteve të L1B, luftërave, Ballkanike, etj. Ja pra sa të pabarabartë jemi. Le pastaj kur dhe delegacionet mes këtyre dy shteteve bëjnë dekkarime tepër qesharake, se gjoja kemi marëdhënie shumë të mira dhe përralla të tjera. Dhe çudia është se këto deklarime bëhen më me zell të nadh nga pala jonë!. Kurse pala greke, e cila është anëtare e BE-së dhe po me dijeninë e saj, na tregon forcën duke na kërcënuar: "Nëse doni anëtarësim në BE, do plotësoni agjendën tonë, të shtetit Grek” dhe fjalinë e kapaqosin me: “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nëpërmjet Athinës”, etj". Kërcënim i drejtpërdrejtë: "Pranoni të bëni si duam ne, na jepni ç'farë kërkojmë, që të zbatojmë strategjinë tonë të “Megalloidesë"; ndryshe ne me ju jemi dhe mbetemi armiq në kushtet e Ligjit të Luftës”. Pala jonë bën sikur nuk kupton, vazhdon të brohorasë dhe të “lëshojë pe”, sa herë që pala tjetër gjen hapësira gjeopolitike që janë në favor të saj.

Përpara këtyre të vërtetave, tepër të hidhura që shteti Grek ka kryer kundër shtetit shqiptar, kundër banorëve të jugut tonë, të filluara në zbatim të strategjisë së helenizimit, ku kërkohet zgjerimi në tokat shqiptare, duhet të ndalemi, të arësyetojmë dhe të gjykojmë si europianë. Dhe ne këtë e kemi bërë dhe po e bëjmë; ndërsa pala greke vazhhdon të na trembi duke tundur “shkopin” e anëtarësisë së BE-së. 

Ka ardhur koha që shteti Grek, bashkë me strategjinë e zaptimit të trojeve të të tjerëve, të kuptojë të vërtetat e sotme, të harrojë strategjinë 200 vjeçare, të kërkojë ndjesë, të pranojë krimet e kryera, të ulet në tavolinën e bisedimeve si e barabartë, për të zgjidhur me drejtësi e pa anësi problemet me shtetet fqinje. Bashkimi Europian të kushtëzojë barazinë në bisedime. Nëse nuk arrihen marëveshje të mbajë qendrim të drejtë ndaj të dy palëve. Nëse mos marrëveshja nuk arrihet për faj të palës greke, ajo të ndëshkohet duke i hequr anëtatësinë në BE; po kështu nëse nuk arrihet për faj të palës shqiptare, ajo të ndëshkohet me heqjen si kandidate për BE-në. Qendrim i tillë i BE-së siguron barazi, përgjegjshmëri dhe pa anësi.

Këto qendrime, janë disa padrejtësi që ekzistojnë aktualisht dhe që prishin ekuilibrat në shtetet e Gadishullit të Ballkanit. 

             Fahri Dahri.

     Tiramë më 28/Qershor/2024.-

14 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page