Fahri Dahri: SHTIRJE, NIHILIZËM DHE SOFIZËM
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 2 days ago
- 2 min read

( Shkak, intervisa e dhënë në YouTube!).
Është përfunduar librit 14, me titull: “Të vërtetat historike të tjetërsuara”, ku kryesisht trajtohen disa nga ngjarjet e vërteta historike të ndofhura në rajonin e Thesproti/ Çamërisë, por që janë tjetërsuar. Siç u tjetësua e vërteta edhe në këtë intervistë të YouTube.
Dihet, aktualisht jeta karakterizohet me zhvillime të vrullshme disi pozitive, por jo pak edhe me negative. Muajt e fundit përjetohen lëvizje të shpeshta, sidomos në politikë, ku gati-gati po ecet drejt shndërrimit të rendit ekonomiko-shoqëror me shembje të disa arritjetve më të mira të qeverisjeve shoqërore.
Duke shfletuar faqet në Faccebook, u ndala edhe tek një intervistë, ku moderatorja i shtroi një të investuari se ç’farë ai kuptonte për termin “Çamëria”. Më preku ndjeshëm në gjithë qenien time përgjigja e tij nihiliste, shtirje dhe sofiste, ndaj mendova se nuk mund të kalohet në heshtje të përdorurit me finokllëk (dinakëri), trajtimi i problemit kombëtar të Çamërisë. Moderatorja të intervistuarit (për fat të keq bir i majasë së kombit- ënthi) iu drejtua pyetja se çkuptonte me termin “Çamëria”. Ai nxori në pah një qendrim tjetërsues, të pa dëgjuar më parë.
Në intervistën e dhënë, me datë 05/Nëntor/ 2024 në YouTube, pyetjes se ç’farë kuptonte me termin “Çamëria”, ai u përgjigj me sarkazëm, me ironi të hidhur se, sipas tij,
“Na qenka vetëm një territor që ndodhet në lumin Thiamis, në Thesproti ku banojnë njerës të besimit ortodoks dhe pak myslimanë”.
E me habi të shtirur përfundon përgjigjen:
- “Ç’farë ka këtu për të kuptuar!…
Qendrimi i tij tregoi mungesa të theksuara ndjenjash njerëzore ndaj masakrave, rrëmbimit të pronave, dëbimit të dhunshëm në tërësi të banorëve autoktonë, që shteti i tyre, dikur veproi me egërsi etno-fetare, gjatë viteve 1913 dhe që kulmoi në vitin 1944 - Mars 1945, me kryerjen e gjenocidit. U injoruan ndjenjat kombëtare, u çvlerësouan, konventat dhe ligjet ndërkombëtare të të drejtave universale të njeriut. U shfaqën antipati ndaj parimeve demokratike që në mënyra të ndryshme ende vazhdojnë. Ndërsa për termin “Vorio-Epiri”, megjithëse ishte sajesë politike e gatuar në periudhën e turbullirave të luftërave Ballkanike dhe të L1B në vitin 1914, dmth 30 vite më përpara se të ndodhte gjenocidit grek ndaj çamëve, përmendet me zell. Nihilizëm, narçizëm skurpuloz ndaj vetvetes, familjes, fisit, gjakut, gjuhës, territorit!. Hipokrizi e shëmtuar! Qendrim i kuptueshëm qartë antikombëtar dhe, aspak human.
Të tilla tjetërsime shpalosin të vërtetat duke i zëvëndësuar me manipulime, mashtrime, shpifje . Në këndvështrimin tim, po kalojmë në një rend ekonomiko-shqëror me prirje vetëm komercialiste, duke mos përfillur jetën e popujve të sheteve të ndryshëm në madhësi, territore, etni dhe besime fetare. Po fillojmë të jetojmë në një Botë të Re, ku prioritetet tregtare, paraja dhe forca, mposhtin ndjenjat humanitare.
Tiranë, më 14 Prill 2025
Comments