top of page

Fahri Dahri: QENDRIME TË PAPRANUESHME


QENDRIME TË PAPRANUESHME

   PËR NDËRGJEGJEN NJERËZORE


Të habit fakti që një turmë të huajsh, me ndërgjegje vrasëse, që nuk është aspak ndërgjegje njerëzore, ndjen hare kur u marrin jetën të tjerëve. Dhe vjen një kohë që edhe ata jeta i gënjen, i merr nga sipërfaqqja e Tokës dhe i fut nëndhe.         A kanë kuptim këto veprime?. 

E dimë që ndeshemi me dy të kundërta? Dita-nata; e mira-e keqja; e bardha-e zeza; paqja-lufta; e buta-e egra, etj. 

Derisa jetojmë me dy të kundërta, nuk i shmangim dot edhe veprime e mos veprimet e shteteve dhe qeverive ndaj racave, ngjyrave, besimeve dhe etnive. Sepse pavarësisht nga e ndërgjegjshmja, kemi dhe të pandërgjegjshmen, e cila i kapërcen marëdhëniet me të tjerët dhe gjen fushë veprimi edhe brenda nesh, të të njëjtit gjak, gjuhë dhe gjeografi. 

E zgjata pak, por e mendoj se kështu do të mund të trajtohen qendrimet negative dhe pozitive të shoqërisë njerëzore në shtetin Grek dhe të shoqërisë njerëzote më shtetin Shqiptar, ndaj banorëve të Rajonit më të lashtë të Thesproti/Çamërisë.                       Jo. Nuk do hymë në histori, por do ndalemi në katër qendrime të pa kuptueshme të bëra gjatë L1B, Luftërave Ballkanike dhe

L2B.

                               I

a)- Në L1B kombi shqiptar u shqye, siç shqyhen degët e pemëve në katër hise (Pjesë). Pse? Thamë nuk hymë në histori se dihen qëllimet!. 

b)- Në L2B, kombi shqiptar u akuzua për veprime të pa bëra dhe u gjend para një Ligji Lufte, pavarësisht se nuk ishte primar në luftë kundër të tjerëve. Dy krahët, ai jugor e verior të Shqipërisë u vranë, u sakatuan, u masakruan,  u dëbuan, u varfëruan dhe u poshtëruan. Me pa të drejtë!

c)- Komuniteti etnik shqiptar në rajonin autokton të Çamërisë, megjithëse “Nënën” dhe “Babën” i  kishte të gjallë, por të plagosur; ngeli mes dy njerkave. Nëna e plagosur (që u soll si njerkë), ndofta, për të shëruar njërën plagë, e hodhi në humnerë krahun e saj jugor dhe ra në gjunjët e armikut duke kërkuar: “Më 10 Maj 1944, nëpërmjet një gazetari dhe personaliteti si Dhimitër Fallo, kreu i Ballit Mithat Frashëri hapi mundësinë e bashkëpunimit me Greqinë, deri në krijimin e një federate, duke pasur si mundësi përfshirjen edhe të Turqisë në të, në mënyrë që të ndalohej komunizmi e në veçanti rritja e ndikimit sllav pas lufte". Mitat Frashëri propozoi kufirin e vitit 1939; "respektimin e minoriteteve; komandën ushtarake në rast lufte ta drejtonte Greqia, por Shqipërisë t’i njihej e drejta që brenda kufirit të saj të kishte Kosovën dhe Dibrën”. 

Çamëria u harrua, u la në kthetrat e egërsisë së huaj. Si rrjedhojë u gëlltit nga gjenocidi ortodoks grek me dakortësinë si të Aleatëtëve, Boshtit dhe bërjes “hasha” të Ballit Kombëtar! 

ç)- Kisha dhe shteti ortodoks Grek, të gjendur në atë situatë të favorshme, ku një rajon dhe popullsia e tij mbetën pa mbrojtje, përdorën mashtrimet, shpifjet dhe me gjeneralin e tyre, Napoleon Zerva  përdorën vrasjet, dhunën, kasaphanën, shpronësimin dhe zhdukjen tërësore të banorëve autoktonë të rajonit. Shteti ortodoks Grek edhe mbas ç’rrënjosjes së asaj popullsie nga Toka e tyre, vazhdoi agresionin ndaj çamëve edhe brenda kufijve të shtetit shqiptar. Kjo ndodhi mbasi me ose pa marëveshje dy palëshe, u vendosën masa censuruese të egra, vrasje, burgosje, përçmime ofenduese, trajtime poshtruese ndaj të njëjtës “farë e fis”.

Shekulli XX për nga veprimet e kryera, nga rregjimet e të tre shteteve (Greqi, Shqipëri dhe Serbi) shto dhe këto vite të këtij shekulli, kanë damkosur, poshtëruar dhe ç’njerëzuar veten e tyre, demokracinë dhe dinjitetet qeveritare.

                                II                                            a) Popullsia çame e masakruar, e pa ngrënë, me lecka - lecka trupin veshur, e marazosur, përçudnuar (shpirtërisht e moralisht), pa strehë e pronë, u gjend në mes të rrugës së jetës. Kaloi kufirin grek dhe në vënd që të gjente mikpritje shtetërore, gjeti përfolje, përgojim si ngatërrestarë, si një popullsi e pabesë, e keqe. Si të tillë e përgaditën opinionin të dy qeveritë, ajo që e përzuri dhe ajo që e priti. Në këtë situatë komuniteti u la në harresë për të drejtat e “Njeriut”, për të drejtat e “Pronës”. U viktimizua, veç heshtjes, u përball me suverjimin specifik, u burgos, u vra, u internua. 

b) Koha ecte dhe veprimet e dy qeverive, nën apo mbi rrogoz, nuk u largohej  problemi specifik i “Çështjes Çame” dhe  gjenocidit grek ndaj popullsisë autoktone të rajont etnik shqiptar të Çamërisë.           E thashë që në fillim nuk do tregoj histori, por argumentoj qendrimin aspak njerëzor të qeverisjeve të të dy shteteve ndaj të së njëjtës popullsie me etni shqiptare dhe me vend të saj autokton, por të padëshiruar etnikisht dhe fetarisht nga administratori famëkeq i 1913-tës. 

Kjo hyrje u tha për të ardhur në fundin e shekullit XX, kur Shqipëria ndërroi kah politik duke përqafuar atë demokratik. E po demokratik i thënçin se ende nuk janë vërtetuar parimet demokratike. 

I pari i shtetit ortodoks, gjoja demokratik, u takuam me të parin e shtetit laik, që u qas gjoja me atë demokeatik. Mbasi i qanë e i qeshën hallet përkatëse; për “Çështjen Çame”, i pari i vendit pritës në një intervistë, pyetjes për plagën e madhe kombltare, u shpreh (në dukje disi i tromaksur): “Problemi çam ka lindur në një kohë të caktuar dhe do zgjidhet në një kohë të caktuar”. Nuk besoj se do mend dhe kalem për ta shtjelluar këtë gjetje gjeniale, një sqarim diplomatik që e “shpëtoi” nga sikleti i përgjegjësisë për tradhëti kombëtare. Por një gjë u vërtetua, fjala e urtë e thënë kushedi sa mijra vjeçarë në rajonin e Çamërisë: ”Prit gomar të vijë Maj, të hamë lule mëraj”. Mos harroni se thënia e të parit të fshatit ishte në fillim janari! Dhe sa të dilte mëraj i majit, gomari i shkretë- këmbët drejt diellit!.

                           III

Filloi shekulli i ri me njerëz të rinj, me mentalitet gjoja të ri. Si këndej dhe andej kufijve të të dy shteteve, eufori e madhe na pushtoi të gjithëve. E po thamë se “nashtina imena” do gjëndet gjuha e përbashkët për të zgjidhur problemet madhore kombëtare, siç ishin dhe janë “Ligji i Luftës”, “Çështja Çame”, më pas lindën pretendime të tjera nga pala superiore, si ajo e kufijve tokësorë dhe ujorë. Dikur në moshë time të vegjëlisë thuhesh: “Telegramet venë e vijnë, nga Londona në Athinë, burrim im harroj shtëpinë”!.           

Gjatë këtyre tre dekadave, janë shpeshtuar vizitat qeveritate, parlamentare dhe presidentale midi dy vendeve. Deklarime kënaqësish nga delegacionet e të dy palëve për pritje-përcjellje. Marëdhënia të mira dekaron njëra palë, pala tjetër deklaron:      “marëdhënie super të shkëlqyera”. E me gjithatë, situata për zgjidhjen e probleme madhore kombëtare është “nul”.

Me që tema prek “Çështjen Çame”, në intervistsat që janë dhënë e jepen, kemi dëgjuar thenie të tilla: “Nuk mundet ti zgjidhim ne, të gjitha problemet e ndodhura në të kaluarën”.

Nuk jam për të thënë se është ndërruar kursi ndaj detyrimeve Kushtetuese, apo anohet kandari që forca bën ligjin. Këtë le ta shtjellojnë institucionet ligjore.

Po e mbyll me thënien e Kryeministrit të Greqisë, Karamanlis në vitin 2008, që sipas Pëllumb Xhufit, ka thënë: "Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ta bëjnë dhëmbin kaq nuk futen në BE, pa zbatuar agjendën tonë kombëtare".

Edhe pak ditë dhe afron 27 qershori, datë kur egërsia ortodokse greke 80 vite më parë, masakroi dhe spastroi etnikisht rajonin e Çamërisë shqiptare nga popullsia e saj autoktone. Shqipëria dhe kombi shqiptar pret me optimizëm se të Drejtat Universale të Njeriut, të vendosura Ndërkombtarisht do të veprojnë në zgjidhjen e problemit tonë kombëtar dhe do të vihen para përgjegjësive dhunuesit dhe shkelësit e ligjeve ndërkombëtare.

                        ●●●

35 views0 comments

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page