top of page

Fahri Dahri: KUR HESHTJA HESHT, ZGJOHET             .                   ZGJIMI!



   Falenderim për ftesën: Fondacionit          .        Çamëria-“Hasan Tahsini”!


Në pamundësi për të marrë pjesë në promovimin e dokumentarit ku shfaqen fakte të pa kontestushme të masakrave, gjenocidit ortodoks bizantin grek ndaj banorëve autoktonë të rajonit të Çamërisë, po sjell në kujtesë sa vijon: Sekuencat e rregjistruara i ndoqa me kujdes nga Facebook rrëfimet e dëshmitarëve okularë, pashë shtëpi në flakë, mure shtëpish dhe avllish të rrëzuara, voronje të mbytur nga ferrat e barërat, gurë ledhesh të shpërndarë, shtëpi errmi, pa njeri brenda, fshatrat përgjithësisht të qetë, pa zhurmë, të pazhvilluar. Ndërsa qytetet të zhvilluar, plot gjallëri. Po, të gjitha këto ishin në dokumentar, madje të shoqëruara me muzikën përkatëse. Me fakte, të ilustruara artistikisht.                                     

Sinqerisht ju uroj përzëmërsisht për këtë arritje madhore, shfaqjen në ekrane mediatike të tragjedisë së kryer nga  kafshëria e egërsisë ortodokse kishtare Bizantine greke.                                             

Siç e dini, shumica e juaj që më njihni, nuk mund të hesht dhe të ndjej kënaqësi me kaq sa është bërë për njohjen e atij gjenocidi. E vërteta është se, kryesisht mbas ndërrimit të sistemit politik, problemi kombëtar shqiptar i rajonit të Çamërisë dhe i banorëve autoktonë të tij, megjithë vështirësitë e krijuara nga armitë e saj të jashtëm dhe të brendshëm, ka pësuar një shtrirje të mirë në njohjen ndërkombëtare. Sigurisht mos heshtja nuk është vetëm individuale, por në të tilla ngjarje bëhet fjalë për mos heshtje kolektive dhe jo vetëm nga grupe njerëzish, por në nivel të të gjithë shoqërisë shqiptare, si në të dy shtetet tona dhe kudo ndodhet fara e fisi shqiptar.                                                     

Të gjindur në rrethana abstrakte, të pa kuptimta, jashtë llogjikës njerëzore dhe shtetërore, banorët shqiptarë të Çamërisë u ndodhëm në situata rrethuese nga një censurë e egër, e llahtarshme e një rregjimi të papërgjegjshëm, nuk u guxua të flitej. U Hesht në ambjentet jashtë familjare. I vuvosi politika antikombëtare. Dhe ajo heshtje na kushtoi shumë!. Ajo krijoi mjergull, baltosje, poshtërim, u tentua të na ulnin prestigjin, gati-gati u trajtuam në grupin shoqëror të nivelit të tretë. Vetëm frikacakë nuk u guxua të na quajshin dhe kokën nuk na e ulën dot. Kjo u vërtetua me veprimet çnjerëzore të kryera ndaj intelektualëve, të disa nga të urtët-prindër dhe djelmosha çamë, prej strukturave të caktuara të sigurimit të shtetit. Në këtë drejtim ka shumë për të folur, por këtu po e mbyll me nje deklarim para pushkatimit të një personaliteti shtetëror, të origjinës çame, të asaj kohe, para gjyqit të sajuar që njihet si grupi i "Teme Sejkos", i cili tha: "Kur përplasen dy vezë, njëra do thyhet. U theva unë se ti kishte pushtetin (armën); kurse unë isha i pa armatosur". Erdhi epoka e ndërrinit të rendit politik dhe disa gjëra, por jo të gjitha, morën për mirë. Iku koha e heshtjes: “Heshtja-heshti”. Ndërsa “zgjimi” vërtet i hapi sytë, por dridhja e trupit të posa zgjuar vazhdon edhe sot mbas 33 viteve.                                                             

Nuk e shoh të nevojshme për ta trajtuar, mbasi dihen veprimet e mos veprimet e kryera e të pa kryera nga qeveritë e dy vendeve, ndaj problemeve madhore kombëtare që ka mes tre shteteve, Shqipërisë, shtetit Grek e atij Serb. Por nuk më lejohet të anashkaloj pa theksuar, jo vetëm sjelljet antikombëtare të disa qeverisjeve tona ndaj këtij problemi madhor (kupto qeverisjet nga 1913 e deri sot-2024), por dhe agresionet e parreshtura të dy fqinjëve kufitarë, të mbështetur haptazi, drejtë për drejtë dhe indirekt dje nga Fuqitë e Mëdha dhe sot nga Bashkimi Europian.!                               

Çdo njeri ka jetën e tij dhe me vitet që jetohet prej secilit, përfitohen përvojat në raport me moshën. Të jetosh në dy-tre sisteme politike e shoqërore, arrin të sigurosh nivele ndërgjegjshmërie, shkallë  përgjegjëshmërie të lartë,  lidhur me seriozitetin me të cilin zbatohen konventat, ligjet, deklaratat, marrëveshjet dy a më shumë palëshe, rregulloret në nivele shtetërore e ndërshtetërore. Më duhet kjo ndalesë sepse në aktualitetin tonë, jo vetëm në kuptimin se vihet re, por është fakt, shoqëria njerëzore ka rrëshqitur në pa siguri, mungon besimi ndaj shtetit, ndaj sistemit të drejtësisë, është tjetërsuar koncepti i moralit, e vërteta është këmbyer me mashtrimin, shpifjen, gënjeshtrat, manipulimet.             

Nëse dikush ka mëdyshje për situatë ndryshe, do ndalemi në disa raste tepër vërtetuese se ekuilibrat, në rastin e trajtimit të shoqërisë tonë europiane, nuk konsiderohen të nevojshëm dhe nuk e duan zbatimin.    

                                    

Shembujt negativë i marrim tek BE-ja.


Pikërisht tek qendrimet që mbahen gjatë negociatave për anëtarësim në BE ndërmjet një shteti anëtar dhe një shteti tjetër kandidat për anëtar. Shtetet që kandidojnë për anëtarësim, mes kushteve të tjera, shtetit kandidat i kërkohet të mos ketë probleme të pazgjidhura me ndonjë nga shtetet anëtar të BE-së. Ky kusht vetvetiu sjell pabarazi, lindin diferencime detyruese favorizuese? Nëse në negociata nuk arrihen zgjidhjet, shteti kandidat humbet anëtarësimin, ndërsa shteti anëtar i BE-së, nuk pëson asnjë pasojë edhe kur problemi mbetet i pazgjidhur për shkak të shtetit që është anëtar i BE-së.                   

a) Shembuj shumë të pastërt, konkret dhe të përsëritur janë negociatat mes shtetit shqiptar dhe atij grek.                                   

b) Negociatat mes shtetit grek dhe shteti të maqedonisë së veriut;                                    c) Fenomen tjetër ku kuptohet pa barazia për anëtarësim, rezulton tek preferenca europiane, bazuar në përfaqësimin fetar;  

ç) Nuk reagohet nga BE-ja në rastet kur ndonjë shtet anëtar i saj ndërhyn arbitrarisht në punët e brendshme të një shteti jo anëtar. Siç ndodhin vazhdimisht ndërhyrjet brutale të shtetit grek ndaj shtetit shqiptar.                                 

d) Respekrimi i vendimeve të sistemit të drejtësisë, i ndërtuar mbi bazat e kërkesave të BE-së, është detyrim edhe për shtetet anëtare të saj. Por edhe aktualisht Greqia nuk i përfilli vendimet gjyqësore shqiptare, përkundrazi mori dhe pëlqimin e BE-së, duke shkelur haptazi ligjin e Dekriminalizimit aq shumë të kërkuar nga vetë BE-ja!?                             

e) Nuk janë parime demokratike kërcënimet që u bëhen shteteve kandidate nga shtetet anëtare të BE-së, kur zyrtarisht e publikisht u kanosen duke u shprehur:  “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nëse duan të anëtarësohen, rruga për në BE, kalon vetëm nëpërmjet Athinës”. Ky është një kërcënim i drejtëpërdrejtë, në thelb është mëse i qartë. Athina, me shkopin e BE-së, bëhet çoban i bagëtive, kërkon që këta dy popuj (nuk janë bagëti) të nënështrohen, të dhurojnë pjesë territoresh, të poshtërohen, të harrojnë ngjarjet makabre, masakrimet, gjenocidet e dëbimet e dhunshme, si ato të jugut shqiptar të para 1913-tës, ato gjatë dy luftrave botërore e Ballkanike, të pranojnë helenizmin, të bëhen skllavër të kishës greke. Nëse pranohen këto kushte, atëhere Athina hap rrugën për anëtarësim. Kjo është demokracia që BE-ja, nëpërmjet shteteve anëtare të saj, kërkon të instalojë. Analiza e fakteve na e jep të drejtën të arrihet në këtë konkkuzion.                                                   ●●●                                   

Çamëria është një rajon me emër në histori që në antikitet. Si e tillë, ka mbi 2000 vite që zilia dhe lakmia e poshtër që të tjetërsohen vlerat e larta historike të saj, është bërë shënjestër për realizimin e strategjive të zhdukjes me ç’fardo kushti, me çdo lloj mënyre dhe metode. Është strategjia e shuarjes të së vjetrës, kulturës, zhvillimit të hershëm të Botës antike; për të ngritur Botën e re greko-romake mbi gënjeshtra e mashtrime me plagjiaturë! Çamëria, oazi pellazg në gjuhë, në kulturë, në mitologji e legjenda, me histori, gjeografi, me ekzistencën e Dodonës faltoren e Perëndive, me Akheronin, me Afërditën, me Persefonin, Irakliun, Hadesin, vendkalimi i rrugëtimit të Odisesë dhe sa e sa thesare, ngjarje e fakte të mbi e nëndheshme. Të gjitha këto ndjellin ankth për ortodoksinë bizantine të Greqisë së re, që prej dy shekujsh glorifikohet për të qenë vazhdimësi e lashtësisë antike, synime këto që Çamëria me të  shkuarat që mbart, është pengesë serioze historike dhe shkencore që Greqia të jetë trashëguese e zhvillimit dhe kulturës së antikitetit. Është kjo pengesë madhore që e detyron kishën dhe shtetin ortodoks grek si dhe me mbështetjen europiane, në këmbënguljen që emri Çamëri të zhduket nga historia, ashtu siç e zhdukën kulturën e Botës antike  me djegjen e Bibliotekës së Madhe të Aleksandrisë(1), e cila ishte një nga bibliotekat më të mëdha dhe më domethënëse të botës antike. Në atë bibliotekë, ishin vendosur rrotulla papirusi që variojnë nga 40,000 deri në 400,000 në kohën, lartësinë e saj. Aleksandria u konsiderua si kryeqyteti i dijes dhe mësimit, pjesërisht për shkak të Bibliotekës së Madhe. Por ajo u sakrifikua për egon e botës së re. Këtë duan dhe për Çamërinë. Asaj ti shuhet emri në histori, në gjeografi, në librat shkollorë, ajo për kishën e shtetin ortodoks grek është inekzistente. Ndërhyrjet, kamuflimet, sipas strategjive të  reja, vazhdojnë revanshet, tashmë të qarta edhe gjatë këtyre ditëve, duke depërtuar, gjoja në emër të demokracisë, të ndërhyjnë thellësisht në punët e brendshme të RSH, në mos përfilljen e vendimeve të drejtësisë shqiptare; gjithashtu edhe me favorizime të dyshimta në emërimet lokale dhe qendrore tek instirucionet tona.                      

Njerëzimi ka dijeni të ekzistencës së kontinentit Antarctica, që për shumë kohë u shua, por ja që nuk është harruar. Shembuj këta që na kujtojnë se nuk zhduken kollaj nga historia, sipas dëshirave ziliqare të askujt. Çamëria nuk ka shanse të zhduket, ajo ka histori antike, histori për të gjitha kohërat, ka arkeologji, gjeografi, ka popullin e saj autokton.             

Konkluzionet e trajtuara mësipër arrihen nga mos marrja e masave ndëshkuese ndaj atyre shteteve që duan të përfitojnë nga qenia në anëtarësi, duke shfrytëzuar aspiratat e popujve europianë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian!. Athina dhe ndonjë tjetër nuk ja kanë arritur dhe nuk do arrijnë që nëpërmjet “vetos” të nënështrojnë të tjerët duke cënuar sovranitetin. Këtë veprim, mesa duket nuk e kupton, ose bën sikur nuk e kupton BE-ja dhe ndonjë shtet anëtar i saj. Kujtojmë këtu se si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe ⅔ e Greqisë, kanë brenda tyre banorë, shtetas të etnisë shqiptare. Nuk duhet të harrojnë më të rëndësishmen se shqiptarët etnikë si strategji në jetë, nuk kanë “megalloidera”, as “naçertanera” por udhëhiqen nga parimet e bashkëjetesës, reciprocitetit, bashkëekzistencës dhe harmonisë që përmblidhet në “Pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Parim ky që është në nji nivel shumë më të lartë se organizimi i sotëm i BE-së dhe i vështirë të arrihet  për t’u zbatuar nga ajo. 

Në mbyllje të këtij shkrimi që mori shkas, kryesisht nga dokumentari i “fondacionit Çamëria” si dhe nga ngjarjet e fundit në gjeopolitikën europiane, ku u përfshi Shqipëria. 

Shëni.(1): Biblioteka është themeluar në fillim të shek. të tretë para Krishtit.. Plutarku (p.Krishtit 46 - +20) shkroi se gjatë vizitës së tij në Aleksandri në 48 p.e.r. Jul Çezari mund të ketë djegur bibliotekën kur u vuri zjarrin anijeve të tij.

Fahri DAHRI                                    .       

Më, 27/Gusht/2024

33 views1 comment

1 Comment


Strategji që duke u shuar emri i Çamërisë, çdo gjë me vlera të shumëllojshme të saj, strategët grekë dhe disa europianë, sipas tyre i glorifikohen shtetit të sajuar Grekë. Kjo nuk duhet lejuar. Le të jetë ky shkrim, artikull i parë denoncues kundër fallsifikatorëve të historisë. 

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page