top of page

Fahri Dahri: Jam në përfundim të librit 14


PËR INTERVISTËN E DHËNË NË . YOUTUBE!


Jam në përfundim të librit 14, ku kryesisht kam trajtuar disa nga ngjarjet historike në rajonin e Thesproti/Çamërisë. Dihet se aktualisht jeta karakterizohet me zhvillime të vrullshme disi pozitive, por jo pak edhe me negative.  Këto javët e fundit përjetohen lëvizje të shpeshta, sidomos në politikë. 

Duke shfletuar faqet në Faccebook, u ndala edhe tek një intervistë, ku moderatorja i shtroi një të investuari se ç’farë ai kuptonte me termin “Çamëria”.                                      Më “gudulisi” përgjigja e tij ndaj 

mendova se nuk mund të kalohet në heshtje të përdorurit me finokllëk (dinakëri), trajtimi i problemit kombëtar të Çamërisë. Moderatorja të intervistuarit (për fat të keq bir labërie) iu drejtua me pyetjen se ç’farë kuptonte me termin “Çamëria”. Ai nxori në pah një qendrim tjetër qesharak, të pa dëgjuar më parë. 

Në intervistën e dhënë, me datë 05/Nëntor/2024 në YouTube, pyetjes se ç’farë kuptonte me termin “Çamëria”, ai u përgjigj me sarkazëm se, sipas tij “Na qenka vetëm një territor që ndodhet në lumin Thiamis, në Thesproti ku banojnë njerës të besimit ortodoks dhe pak myslimanë”. 

E me habi të shtirur përfundon; “Ç’farë ka këtu për të kuptuar!…

Qendrimi i tij tregoi mungesa të theksuara ndjenjash njerëzore ndaj masakrave, rrëmbimit të pronave, dëbimit të dhunshëm  tërësor ë banorëve autoktonë, që shteti i tij, dikur veproi me egërsi etno-fetare, gjatë viteve 1913 dhe që kulmoi në vitin 1944-mars 1945. Egërsi antidemokratike që në mënyra të ndryshme ende vazhdon. Ndërsa për termin e  “Vorio-Epirit”, megjithëse ishte sajesë në vitin 1914, dmth 30 vite më përpara gjenocidit grek ndaj çamëve,  përmendet me zell. Hipokrizi e shëmtuar!

Antishqiptarëve (të jashtëm e të brendshëm) u pëlqejnë sajesat e shekullit XX, ndërsa të vërtetat historike mijëra vjeçare, për ata nuk kanë vlerë!

Nuk zgjatem më tepër pasi kuptohet se është një qendrim i qartë antikombëtar dhe, aspak human. 

Fahri Dahri, më 07/11/2024.-

37 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page