top of page

EU SHQIPËRI...!


Sherif BLLACA

Poezi nga Sherif BLLACA:


EU SHQIPËRI...!


I shtrirë në krevat

I rënduar nga ndjenjat

Me zemër të thyer


Vetëm lapsi

Më shoqëron

Duke më pritur mbi letër


Dua të shkruaj

Por dora më dridhet

E zemra troket e troket


Më kaploi trishtimi

Loti pikon furishëm

Shpirti ndjen dhimbje.


Pëshpërit me vete

Shqipëri ç’të gjeti?

Dhe shpërtheva në vaj..


.. bëhu e fortë Shqipëri

Kjo është nga Zoti i Madhërishëm

Lot e trishtim

S’kanë të ndalur

Vajë i fëmijëve

Gjoksi më qan.


Eu Shqipëri e vuajtur

Sa e fortë je

Do të vijnë edhe lot gëzimi!


34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page