top of page

Eshref Ymeri: Leksiku i turpshëm i Ramës në Sheshin Skënderbej dhe mjerimi i bujkrobërve socialistë



 

            Fjala e Ramës dje, më 20 shkurt, në Sheshin Skënderbej para militantëve socialistë të Bashkisë, me siguri që çdo bashkëkombas me personalitet dhe me dinjitet të lartë kombëtar, e ka bërë t’i shtrojë vetes pyetjet:

            Ky Rama kështu do të vazhdojë të flasë gjithmonë para publikut, duke përdorur një leksik të pistë deri në neveri?

            Nuk e kuptuaka vall ky njeri që ofendon rëndë mbarë kombin shqiptar dhe bëhet kaq qesharak, saqë e ndot keq postin që mban?

            Një leksik të tillë të pistë e përdorin zakonisht njerëzit e paturpshëm, të zhveshur kokë e këmba nga edukata elementare dhe etika e komunikimit me të tjerët.

            Kur dëgjova atë togfjalëshin e ndyrë në mbyllje të fjalës së Ramës, më erdhi ndër mend menjëherë artikulli me titull Rama si “Nevojtore” shëtitëse...”, i botuar në faqen e internetit “Syri” të datës 28 qershor 2019, me autor analistin e njohur Agim Xhafka, i cili shkruan:

”Nuk u nisa nga forma e kapelës së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka. Me një shikim të çastit, kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmëri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon, thua prerë, kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra karrige dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l..., jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni shpëtim...

Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë ky trapi!”.

Dy ditë më vonë, më 30 qershor, po në këtë faqe interneti, ishte botuar një tjetër artikull, i titulluar “Palaço i cirkut diplomatik”, me autor Lis Bukuroca.

Vetvetiu të lind në kokë një pyetje e zakonshme:

Ky Rama ka shokë, miq, bashkëshorte, të cilëve domosdo që u bien në sy vulgaritetet, moria e leksikut të pistë që ai përdor në sytë e mbarë opinionit publik, por si është e mundur që askush nuk e paska këshilluar për të hequr dorë nga fjalori i turpshëm që përdor poshtë e përpjetë nëpër Shqipëri?

Nuk dihet, ndoshta edhe e kanë këshilluar, por Rama nuk heq dorë nga vulgariteti i tij, të cilin e ka të rrënjosur në gjak.

            Aleksandër Poup (Alexander Pope - 1688-1744), është poet anglez, njëri nga autorët më të mëdhenj të klasicizmit britanik. Po të kemi parasysh Fjalorin e citateve, botim i Oksfordit, për nga shkalla e citueshmërisë, ai është shkrimtari i dytë në gjuhën angleze pas Shekspirit. Disa nga vargjet e tij janë bërë madje idioma dhe shprehje thjeshtligjërimore mbarëpopullore. Ai u ka lënë në trashëgimi brezave pasardhës aforizmin e mrekullueshëm në vijim, me të cilin karakterizohen tipa të tillë, si Rama.

            “Të përpiqesh të ndikosh mbi një njëri të paturpshëm me fjalë të buta dhe delikate, është njëlloj sikur të mundohesh të gdhendësh një shkemb të madh me një brisk rroje”.

            Të befasonte qëndrimi aprovues, i shoqëruar me duartrokitje, i publikut të Bashkisë ndaj fjalëve të pista të Ramës, në vend që të protestonin, të çoheshin dhe ta braktisnin atë takim poshtërues për ta. Ai publik u soll ndaj agait Rama pikërisht si bujkrobërit rusë, të cilët i përshkruan aq mjeshtërisht shkrimtari Nikollaj Gogol (1809-1852) në romanin “Frymë të vdekura”, të botuar në vitin 1842.     

 

 
 
 

1 Yorum


Misafir
22 Şub

Është pakashumë veti e politikanëve të fyejnë me fjalor ndotës anën e kundërt. Mirëpo, kjo në Shqipëri është shndërruar në epidemi që ka infektuar thuaja të gjithë krye e nënkrye politikanët. Dhe, nuk po fyejnë ata kundërshtarin, por pafytyrsisht po fyejnë popullin-zgjedhësit e vetë. Një popull që po pretendohet i lashtë, me traditë shumëfaresh, po fyhet pa konsiderata mu nga ata që i ka votuar. Nuk është largë këtij as Berisha e as të tjerët. Por, të vie tmerr se në ç'shkallë kanë rënë drejtuesit e ,,popullit-kombit" të lashtë. Popullit me të cilin ka nisur shoqëria njerëzore. Dhe, kundrejtë kësaj dukurie turpi, duhet gjetur ilaçi. Protesta, denigrime, reagime frontale, paralizim të shkurtër e sipas rastit të jetes publike, organizuar nga…

Beğen

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page