Po bëhen më shumë se katër vjet që kur mjeteve të informimit masiv në Tiranë iu shtua edhe kanali televiziv “Syri”. Ky është i vetmi televizion opozitar në vendin tonë, përballë gjithë kanaleve të tjera, të rreshtuara në krah të politikës antikombëtare të qeverisjes socialiste, me në krye Ramën, armikun e Republikës së Shqipërisë, të cilën ka gati 12 vjet që po e shpopullon me një zell të paimagjinueshëm.
Televizioni “Syri”, që prej vitit 2020, po ndiqet me shumë interes nga elektorati i djathtë për të vërtetat që gazetarët e talentuar shpalosin në studiot e tij. Mes emisioneve mjaft të ndjekura, është fort tërheqës edhe emisioni “Çim Peka Live”. Por në këtë emision të bën përshtypje të çuditshme dhe të lë një shije tejet të hidhur prania e një figure shumë të neveritshme, si ajo e agjentit të Milosheviçit, me emrin Baton Haxhiu.
Në një material, të botuar në internet më shumë se pesë vjet më parë, thuhet:
“Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e “Kasapit të Ballkanit” - Sllobodan Milosheviç. Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”. Opinionisti Gani Mehmetaj shkruan:
“Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviçi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqarojë as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor, kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd, ku ai shkon shpesh… Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonin pos qyqarisë së tyre. Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviçit, drejtuar Baton Haxhiut: “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”. Ndërsa dëshmitari Haxhiu, që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish-kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar, si gjarpri bretkosën... Një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin Baton Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. Baton Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd. Milosheviçi, në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës...” (Citohet sipas: ““Zbulimi tronditës / “Ti ke qenë bashkëpunëtori yni, dëshiron ta dëshmoj”, kështu reagoi Baton Haxhiu kur i tha Millosheviçi…” Faqja e internetit e gazetës “Standard”. 22 nëntor 2019).
Mbi bazën e këtij informacioni, vetvetiu lindin disa pyetje:
Së pari, si është e mundur që gazetari i njohur Çim Peka e fton Baton Haxhiun rregullisht në emisionin e vet, duke e ditur që ka të bëjë me një agjent të UDB-së milosheviçiane dhe prania e tij në studio është një fyerje e rëndë për teleshikuesit, sepse agjenti i Milosheviçit, si tradhtar i kombit shqiptar, duhej arrestuar me kohë dhe të dergjej në burg?
Së dyti, vallë të mos e dijë Çim Peka që agjenti i UDB-së Baton Haxhiu është këshilltari i përkëdhelur i Ramës dhe ura lidhëse e tij me kryekriminelin e Dardanisë, Vuçiçin?
Së treti, a kanë të drejtë teleshikuesit të dyshojnë se edhe Çim Peka paska rënë nën ndikimin e lobit serb në Tiranë, prandaj edhe i lejuaka vetes që spiunin e Beogradit ta ketë të ftuar të përhershën në emisionet e veta?
Kaliforni, 03 shkurt 2025
E vërteta është që të shkul barkun ai pjellë bastarde.
Por Çim Peka, ndoshta bën mirë që e fton.
Sepse është e vetmja mënyrë, që ai të zhvishet gradualisht, nga kapota serbe që i ka veshur vetë millosheviçi.
Pano Hallko