ERDHI SHTATORI…DHE ASGJË NUK NDODHI..(?!)
NGA KRISTO ZHARKALLIU..
Prisnim si e si të vinte shtatori, si na kishte premtuar ‘’ish presidenti, ish kryeministri, ish ministri dhe…ish ish ish…akoma dhe spiuni i sigurimit dhe ish me dy mbiemra (e s’u bë kiameti që kaq vite ka ngrënë një ‘’J’’…kur akuzohet se ka ngrënë me miliona akoma dhe floririn e Krrabës… dhe 700 mijë n një video!) por kujt do t’i besojmë ne videos apo ishit? Për derisa e kanë besuar deri tani ata që e bënë kryeministër dhe president, si është e mundur të mos e besojmë ne? Fjala është për Ilir Metaj ose Meta (nuk duam të bëjmë ‘E’ në ‘’U’’se nuk ka lezet!) ose Like Floriri si e quajnë dashamirësit e tij se me të vërtetë çdo gjë që ai kap me dorë bëhet flori…ose vila madhështore buzë detit me dhjetra tualeta (nuk themi nevojtore se nuk ka lezet! Kështu i quajnë ata që nuk kanë vila madhështore!) E pra ky ‘’burrë shteti’’(shqiptar) na kishte premtuar e siguruar se me një shtator (PO MË NJË SHTATOR!) do të bënte kiametin: do të zhdukte nga faqia e dheut (jo vetëm nga Shqipëria) kryeministrin Edi Raman!{Ja, thoshte sapo të vijë shtatori do t’i tregoj unë atij karagjozit! Do ta zhdukim nga vendi dhe do të bëjmë Shqipërinë si na e do zëmra-të bukur, të pasur plot me vila me plot tualeta akoma dhe për macet! Jam nga Skrapari unë, jam nga Çepani dhe nuk bëj shaka..Do ta bëjmë Ramën si mos më keq…do t’i heqim dhëmbët dhe dhëmballat… dhe pastaj do të më shpallin mua kryeministër ( partia ime ka tre katër deputetë dhe quhet partia e..Monës (më falni e Lirisë doja të thosha..) pastaj do të sjell dhe fëmijët nga Londra…dhe do t’i bëj ministra… Presidentin e kemi gati…ku ka president më të mirë se Saliu ynë? Dhe pastaj shqiptarët-ata që do të kenë mbetur në Shqipëri- do të hanë me lugë floriri..Prisni sa të vijë shtatori (helbete me vapën e gushtit nuk mund të hedhim Ramën në lumi Lanë se do të…freskohet!) Dhe ne me vullnet të mirë dhe me shpresa të mëdha prisnim të hynte Shtatori që të na hapej dhe ne rruga për t’u kthyer në Atdhe…Se në Shqipëri nuk rrohet me një kryeministër dy metra e ca i gjatë që nuk do aspak ish presidenti ynë !(Të mos harrojmë se president e bëri pikërisht ai karagjozi Rama, por atëhere nuk ishte akoma karagjoz…) Veçse Likja ynë kishte besuar se do të mbetej përherë president se ai nuk mund të kënaqet me ndonjë post tjetër…Ka lindur për president!!! Dhe kur i mbaroi mandatin (mund të qëndronte urtë e butë si bëjnë ish presidentët në të gjithë botën? Kurrën e kurrës! Ai dhe Saliu kanë lindur për të qënë në krye të Shqipërisë dhe ta…shpëtojnë atë sa here rrezikohet nga ndonjë Nano apo (derqi e mori) nga ndonjë gjatosh si Rama!)
Veçse na kishte premtuar se do ta shkurtonte gjatoshin…Dhe ne prisnim me padurim shtatorin! Kur Likja jep fjalën, ther djalën thonë. Këto ditë gjatoshi kishte shkuar në Beograd dhe ne- naivët- besuam se kishte shkuar të kërkojë ‘’azil’’ ose strehim poltik që t’i shpëtonte Likës… Prisnim pra duke mbajtur frymën që Likja të shpëtote Shqipërinë (nga shqiptarët) dhe Saliu nga ata imprialistët amerikanë…Kur amerikanët dëgjuan se Likja dhe Saliu u takuan dhe vendosën të…zhdukin Ramën nga faqja e…Shqipërisë i zuri paniku! Bo bo,thane, si do të rrojmë pa Shqipërinë kur Likja dhe Saliu të kthehen nga Moska.. E pra jo vetëm ne prisnimk 1 shtatorin duke mbajtur fymën por edhe imperialistët amerikanë që kanë paturpësinë të shpallin Non Grata ‘’udhëheqësin’’ e pavdekëshëm Sali doktorin…
Mjerisht 1 shtator kaloi dhe Likja (për here të pare) nuk e mbajti fjalën. Mjerisht Edvini ose Gjatoshi u kthye nga Beogradi me arrogancën që e karakterizon madje arriti të provokojë duke shkatërruar një pjesë të resortit të Irfanit që e ka për zëmër Likja dhe Saliu! Si është e mundur, thamë ne! Kaq arrogant, kaq i paturpëshëm na qënka ky sa të mos kuptojë se po i vjen fundi? Nuk i dëgjon kërcënimet dhe paralajmërimet e të madhit Likë Floririt ose Ilir Meta ose Metaj (Jo e nuk e bëjmë u! Nuk na mungon mirësjellja!) Apo nuk dëgjon se edhe Saliu do të bëjë revolucion? (ëndrra e çdo komunistit është të bëjë një revolucion!) Tani jemi 3 shtator dhe akoma ta bëjë copa Likja Ramën! Turp dhe për faqe të zezë që ky i fundit u kthye nga Begradi bashkë me mjekrrën e tij! Por shpresat nuk janë shojtur. Këtyre u bashkua dhe Irfani zyrtarisht tashmë (si mund të durohet që t’i prrishë pishinat moderne pranë detit, atje ku laheshin e notonin fëmijët e fshatarëve të maleve të Golemit? Ja pra pse indinjohet Likja dhe e la për më vonë copëtimin e Gjatoshit që po na nxin jetën dhe fytyrën përpara botës…E dëgjuat sa pishina të paligjëshme ka Franca? Por Franca edhe sikur t’i prrishë ka shumë të tjera…Kurse Irfani kishte vetëm dy buzë detit…(Tani do të thoni se ç’duhen pishinat buzë detit ku mund të lahen njerëzit sa të duan! Por deti është vetëm për fshatarët dhe pensionistët! Turistët dhe të pasurit-si Likja me shokë- u duhet Pishina me ujë të ëmbël)
Sidoqoftë ne nuk ndihem të zhgënjyer…Jemi mësuar t’i besojmë Likes (ose Ilir Meta ose Metaj..) ashtu si besojmë se edhe Saliu do të bëjë së shpejti revolucionin e tij antiamerikan. Kemi shpresa..Nuk prrish punë se kalon shtatori…se kalojnë vitet…ata janë aty dhe betohen se do ta bëjnë cope Ramën de do ta hedhin në Lanë (Edhe Lanën do ta bëjnë ashtu si e kishin bërë deri në viin 1995! Ju kujtohet?) Shpresa pra kemi, nuk thonë kot se shpresat vdesin të fundit…Do të presim pra. Çdo ditë Likja na jep kurajë…Vetëm një pyetje kam në fund: I beson vetë ato që thotë? Besoj se i beson dhe…Petrit Vasili i famëshëm..
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 3 shtator 2022.
Comments