Epigrami tipik i Iliaz Bobajt
Dr Fatmir Terziu
Në vend të hyrjes
Kohët e fundit më kanë rënë në dorë disa epigrame poetike. Autori i tyre, krijuesi shqiptar, Iliaz Bobaj, duket qartë se ka ringjallur një vëmendje të haruar ose të lënë në mes në këtë anësi të krijimtarisë poetike të titulluar prej kohësh me emrin epigrame. Epigramet, që janë një formë të shkurtër poetike, kryesisht poezi me mprehtësi satirike dhe zakonisht të shkruara si një çift i shkurtër apo një strofë, kanë joshur Bobajn në krijimtarinë e tij të ndjeshme. Epigrama vjen nga gjuha greke dhe që nënkupton në gjuhën shqipe, mbishkrimin. Në botën krijuese perëndimore epigramet u lëvruan dhe u bënë të njohura në shekullin e shtatëmbëdhjetë nga poetë si Ben Jonson dhe John Donne. Këto vitet e fundit ka patur një interes në rritje në këtë lloj krijimtarie dhe një synim studimi të epigramës së lashtë greke, një stil që ka qenë gati i neglizhuar nga gjenerata e dijetarëve. Kanë qenë autorët Kathryn Gutzwiller, që solli një monografi me studime dhe Gideon Nisbet që tregoi se këto poezi meritojnë të trajtohen në studime më të gjëra, jo vetëm në artikuj dhe në komente, por edhe në pasazhe të mirëfillta tekstuale studimi. Këtë rrugë e ka ndikuar edhe poeti shqiptar, Iljaz Bobaj teksa ka krijuar mjaft epigrame të fuqishme.
Dy fjalë për epigramin
Epigrami është një shënim i shkurtër, i mençur, dhe zakonisht i paharrueshëm, një deklaratë. Rrjedh nga greqisht: επίγραμμα (epi-gramma) “për të shkruar ose mbi – mbishkruaj” (shih metra, GREKE 3 dhe 4). Kjo paraqitje letrare ka qenë e punësuar në letrat poetike për mbi dy mileniume. Tradita greke e filloi epigramin si poezi, të gdhendur në kushtrimore, sipas ofertave përditësore në ardhjen mendore që vinte si e tillë nga nevoja e nga shekujt - duke përfshirë edhe statutet e atletëve - dhe mbi vdekjet e “monumenteve”. Këto epigrame origjinale bënë të njëjtën punë si poezia, edhe pse funkionuan si një tekst i shkurtër i rëndomtë, por pa haruar edhe ata kryen funksionin e tyre në varg. Epigrami u bë një stil letrar në periudhën Hellenistike, që medohet se ndoshta u pasqyrua si i tillë dhe u përfaqësua si i tillë nga dijetarët e kohërave.
Më vonë në letrat greke dhe ato të traditës, shpeshherë është ngatërruar epigrami dhe forca e tij me elegjitë. Megjithëse epigramet janë zakonisht të shkurtëra, epigrama letrare greke nuk e ka trajtuar gjithmonë si të shkurtër dhe këtu është si të thuash ajo ngatërresë midis epigramës dhe elegjisë. Por, sidoqoftë po të vihen re me kujdes ato ndahen midis tyre nga metri, kupleti elegjiak etj. Në të parën gjërat shprehen e mbahen konçiz, në të dytën ka anekse të tjera që shtrojnë analizë më të detajuar.
Shumë nga llojet e karakteristikat letrare të epigramës shikojnë mbrapa për të inskriptuar kontekste, veçanërisht epigramën e varrimit, e cila në epokën Hellenistike bëhej si një kushtrim letrar. Lloje të tjera në vend që të shikojnë performativen dhe kontekstin e ri, i cili në epigramë është fituar në këtë kohë, ashtu si edhe dihet që ajo nisi të shkruhet dhe erdhi duke lëvizur e zhvilluar më tej që nga koha e gurit papirus: ashtu siç lindi edhe fjala në gjuhën greke perkitëse me këtë lidhje, simpozium. Shumë epigrame kombinojnë elemente të ndryshme dhe ata i tregojnë lexuesit të tyre (ose dëgjuesit) në forma të thjeshta ose edhe këshilla për të pirë dhe të jetojnë për sot, sepse jeta është e shkurtër.
Me fjalën epigramë, siç e theksuam edhe më lart ne kuptojmë tashmë një poemë të shkurtër me një mesazh mendjemprehtë që vjen nga ana tjetër e mendimit; ose një mendjemprehtësi e kondensuar e shprehjes së mesazhit në prozë. Në prozë e gjejmë tek Oscar Wilde i cili është njohur si epigramitisti prozës. Arti i kultivuar i tipit epigramë ishte zhvilluar në shekujt e 17 dhe 18 në Francë dhe Gjermani nga Voltaire, Schiller, dhe disa të tjerë. Forma u ringjall në periudhën e Rilindjes. Më vonë zotërit e epigramës u bënë Ben Jonson; François VI, dukë de La Rochefoucauld; Voltaire; Papa Alexander; Samuel Taylor Coleridge; Oscar Wilde; dhe George Bernard Shaë. Në Angli epigramën e lulëzuan me punën e panumërueshme të tyre poetët Donne, Herrick, Ben Jonson, Papa, Byron, Coleridge, dhe Walter Savage Landor. Në Gjermani mund të përfshijmë Logau, Lessing, dhe Herder. Në të shekullin e18-të në Francë, janë emra si Boileau-Despréaux, Lebrun, Voltaire , të cilët zgjatën edhe në formë epigramën. Poetë të shekullit të 20-të që janë studiuar për epigramat e tyre janë Yeats, Paund, Roy Campbell, dhe Ogden Nash. Por gjithmonë një nga më të shkëlqyerit e kësaj lëmie ishte Oscar Wilde. Veprat e tij janë një model dhe më së shumti vepra e tij "Unë mund të rezistojë çdo gjë përveç sprovës.", është një kryevepër e këtij zhanri.
Ne gjithashtu mendojmë se epigrama është si një ‘pikë’ kulmore - që përfundon në një poemë ose kthesë satirike me domethënie. Kurrsesi nuk ndodh me të gjitha epigramet greke që të sillen në këtë mënyrë; shumë prej tyre janë thjesht përshkruese. Kjo ka ndodhur me poetët latin që riskuan krijimet e tyre duke i përshtatur me modelet greke, sidomos poetët e sotëm Lucillius dhe Nicarchus. Duke cikluar këto mendime për epigramën natyrshëm nuk duhet të harojmë se burimi kryesor për këtë është antologjia e letërsisë greke, botuar nga Universiteti i Oksfordit, një përmbledhje që nis prej shekullit të 10 të erës sonë, bazuar në koleksionet e saj më të vjetra.
Epigramet e Bobajt
Epigramet e autorit Bobaj janë një rreth ndodhish jete. Një rreth-qarkullim që plotëson një itinerar domethënës. Krejtësisht poezi me telajo të tendosura poetike dhe me ngjyra të forta përditësie. Bobaj propozon një interpretim të epigramës së hershme, nëpërmjet një propozimi figurativ ku për bazë ka lidhjen konceptuale. Ai vjen me këtë propozim duke konceptuar lirshëm një supozim të hershëm që vjen nga kjo kategori poetike. “Përzgjedhja”, “Vendi i pare”, “Lekët” , “Në mesditë”, “Fjala”, “E sotmja” etj., janë disa nga epigramet që sjedhin fuqishëm idenë se kjo lloj krijimtarie është e shëndoshë nën syrin dhe penën e poetit shqiptar. Duke lexuar këto epigrame shihet qartë ajo që lidhet me bazat interpretimit të kësaj forme poetike, që fuqizohet edhe me supozimin se ata janë pjesë e një imagjinareje në përgjithësi; por nga ana tjetër është edhe një teori që përpiqet të shpjegojë se epigramet e krijuara nga Bobaj vijnë nga arsye që akumulojnë meshat e dëshmive historike, të kapluara në kohë, vend e hapësirë përpos caqeve të përditësisë. Po të shihen nga personazhet, ose nga ana imagjinare, epigramet e krijuara nga poeti Bobaj, nuk janë domosdoshmërisht të shkëputura krejtësisht nga bota e sociales, apo përditësia e poetit, dhe më së shumti kuptohet se kjo nuk është në vetvete një procedurë kontradiktore ose e një aspekti të dënueshëm. Unë, megjithatë, kam përshtypjen se ky autor është tepër i fjalëpërfjalshëm, me horizont të gjerë në zbatimin e konditave të saj historike me një dëshmi të qartë për interpretimin e epigramës. Një interpretim që depërton në gojën dhe gjykimin e lexuesit. Kathryn J. Gutzwiller në librin e saj “The New Posidippus” shpjegon se “lexuesi tek epigrami është jo thjesht një lexues, por një thirës i pltëfuqishëm i një mesazhi që vjen nëpërmjet linjave konceptuale” (Gutzwiller, 2005: 12-13). Duke parë këtë detaj shihet se epigrama e Bobajt pėrmbush synimin e saj me sukses duke demonstruar lidhjet konceptuale midis poezisë: ajo tregon motivet përsëritëse dhe tregon se si në mënyrë të përsëritur Bobaj, jo vetëm shpalos ndjenjat e tij më të thella, por edhe mbështet krijimtarinë e tij në emërtesën e tij poetike, si e ka titullin ajo e pigramë. Në fund lexuesi mund, megjithatë, ende të pyesë veten nëse kjo është në të vërtetë e gjitha që mund të ketë qenë arritur nga një interpretim koheziv i kësaj epigrame nën dorën e Bobajt. Për shembull, ne mësojmë duke lexuar krijimtarinë e Bobajt, se asgjë për të realizuar një finesë të poezisë nuk është intertextuale, as nuk mjaftohet vetëm me një artistike formale (me përjashtim të asaj që vjen jashtë përditësisë), ose mënyra në të cilën epigramet luajnë me një ton therës të vijëzuar në traditë.
Ai nuk është i rastësishëm në këtë lloj krijimtarie. Lëvrimi i tij është një gërmim i ndjeshëm dhe një arsye më shumë për ta cilësuar atë tejet të përgatitur në këtë aspekt. Edhe pse unë disi kam mendim tjetër për interpretimin e individuales në këtë lloj poezie, të cilën e shoh si një dobësi të Bobajt, prapë arsyeja që vjen nga epigrame të tilla si e “E sotmja”:
E sotmja kish rënë në mendime të thellë.
Njerëzit thanë:
-Vret mendjen,
si do jetë e nesërmja.
Ajo psherëtiu pikë e vrer:
-Më dhembin plagët,
që më la e djeshmja !
apo, “Lëvdata e pamerituar”:
Kjo dhuratë përmbi dhuratat,
e ka një sekret të thjeshtë:
është një thes me kashtë,pa kokrra,
ndaj i falet tjetrit lehtë.
është një paralele artistike që ndërlidh anë të ndryshme të kuptimit të tyre. Në një kontekst më të gjerë ai lidhet me atë që quhet sot zhanri i ripërcaktuar.
Zhanri i ripërcaktuar
Duke vijuar në kohë e në hapësirë, shihet qartë se epigrami pati një kryqëzim midis traditës evropiane të lëvrimit të tij dhe modelit të përshtatur dhe të kopjuar nga grekët. Shumë nga këto kryqëzime poetike formuan epigramën selektive dhe afruan në tërë procesin lëvrues ripërcaktimin e epigramit se zhanër. Këtu indigjenca romane që vinte me satirën e tipit ekzametër, arriti që të dominonte dhe jepte një bazë të shëndoshë për epigramin e quajtur bashkëkohor. Në këtë aspekt shihet edhe krijimtaria e Ilia Bobajt. Ajo ka një ngjyrim të thellë shprehës dhe vjen si një postulat mbishkrues e tepër mesazhdhënës. Bobaj ka argumentin bashkëkohor të ushqyer nga përditësia dhe të mbrujtur nga njohuria e tij e thellë, po aq edhe nga praktika e tij jetike në kohë dhe hapësirë tjetër. Duke parë aspektin tematik, natyrshëm njeriu është dominimi kryesor, por edhe hapësira, vendi, kumti dhe inicializmi aq sa edhe simbolizmi kanë një shtrirje dhe rrokje të gjerë. Ai shkruan për “Gjyqet”, “Identiteti-n”, po aq edhe për “Këngën”. Kështu në epigraën e tij ndihet qartë shqetësimi dhe preokupimi i tij që prodhon bashkëkohoren e diskursit therës ose shprehës.
Diskursi therës ose shprehës
Epigrama e Bobajt vjen me një ton nënkuptimi dhe shpesh sjell një ngjarje të vetme duke u vënë tërësisht nën pushtetin e një mendimi të hollë, dhe derivatin e një konteksti të dislokuar në hapësirat e trajtimit të saj mendor tek lexuesi. Epigrama e krijuar nga poeti shqiptar nget brenda këtyre hapësirave mbingarkesën që vjen si një vërejtje dhe që kërkon zbatim logjik në një kohë të shkurtër, në një afat me ngarkesë urtie ose në një itinerar paradoksal ku elementët e saj dekorativë që vijnë nën pushtetin e fjalës formojnë diskursin therës ose shprehës. Për ta bërë këtë më shpjegues në lidhje me krijimtarinë e Bobajt, unë gjeta një pikëtakim me epigramën e vëzhguar nga Dr Jamrach Holobom, kur shprehet se: “Ne i dimë më mirë nevojat e vetes, se sa ato të të tjerëve. Të vetëshërbehemi është ekonomia e administratës.” Apo edhe në një tjetër kur ai gjen lidhjen e figurshme brenda njeriut: “Në çdo zemër të njeriut është një tigër, një derr, një gomar dhe një bilbil. Diversiteti është për shkak të karakterit të tyre të pabarabartë, pra aktiviteti.” E tillë është edhe epigrama e krijuar nga Bobaj, ku diskursi therës ose shprehës krijon këtë pikëlidhje sistematike e të qëndrueshme. Le të shohim epigramën e katërmbëdhjetë të prurjes së tij: “Karakteri dhe interesi” “Për të mos e lënë njeriun të dalë nga vetja,/karakteri e tërheq nga veshi./Po të lëshojë pe karakteri,/njeriun e merr zvarrë interesi.” Pra shihet qartë ajo lidhje që depërton si një diskurs më vete në tërë strukturën dhe forcën shprehëse të epigramës. Por, në këtë pikë kemi edhe një ndikim. Një ndikim që vjen përpos lëvrimit të përafërt të autorit me fabulën. Shpeshherë dashamirësit e epigramës së Bobajt e ngatërrojnë këtë në krijimtarinë e tij. Ata ndjehen madje ngushtë teksa bashkojnë në një emërtesë “Epigrame dhe fabula nga Iljaz Bobaj”. Ajo mund të shihet edhe si një nyjë argumentuese tek vetë Bobaj që shkruan afërsisht ngjashëm tek “Lëvdata e pamerituar”: “Kjo dhuratë përmbi dhuratat,/e ka një sekret të thjeshtë:/është një thes me kashtë,pa kokrra,/ndaj i falet tjetrit lehtë.” .
Në një farë mënyre edhe pse këtu lidhja është tërësore, ajo që nënkupton është burimi i mosnjohjes, apo ndëshkimi me anë të farsës, ku diskursi shprehës është jotolerant.
Por ndërsa ndalemi tek epigrami i Iljaz Bobajt, natyrisht nuk mund të lëmë mënjanë atë që Spiro Xhavara thotë: “Në letërsinë shqipe janë të rrallë ata krijues, madje dhe mes të mëdhenjve, që të kenë sukses të njëjtë në gjini të ndryshme ku kanë lëvruar. Rasti i Ilias Bobajt, në këtë kontekst, është pikërisht një nga ata të rrallët, ku në krijimtarinë e tij shumëplanëshe mban kuota të njëjta lartësie suksesi për çdo gjini që lëvron. Ai është shkrimtar i humorit (me fabula, epigrame, poezi e tregime satirike), është poet (me poezi e poema për fëmijë e të rritur), është esseist, është lëvrues i fjalëve të urta, është përshkrues me një stil të vetin të udhëtimeve, është poliglot dhe përkthyes, është shkrimtar (me prozë për fëmijë e të rritur dhe publiçist me qindra shkrime nëpër organe të ndryshe, brënda dhe jashtë vendit. Të gjithë këtë kuadër e përsos me personalitetin e një njeriu të mirë, të dashur e sinqertë në shoqëri, të një intelektuali të formuar dhe të një veprimtari shoqëror të gjithanshëm.”
Pra le ta quajmë këtë studim për krijimtarinë e të gjithanshmit Bobaj një dëshirë për të hapur më shumë vëmendje.
Comments