FASHIZMI I POSHTËR E FALI, ZEF NDOJËN, SHOKËT E TIJ KOMUNISTË E PUSHKATUAN NË MOSHËN 20 VJEÇARE
Nga Enver MEMISHAJ
Një profesor i Enverit në një intervistë në televizor tha se njerëzit arrinë deri aty sa që komunizmin ta barazojnë me fashizmin!
Jo profesor njerëzit gabojnë, komunizmi ishtë më çnjerzor, më i egër, më diktatorial se fashizmi, pasi komunizmi juaj burgoste e pushkatonte e varte në litar në kohë paqje dhe në radhë të parë e mbi të gjitha fashizmi nuk ua mori pronat shtetasve të tyre, ndërsa ju komunistët u muart edhe pulat e kotecit e që dikur kishit akuzuar Ballin Kombëtar. Ju e katandisët një popull të fliste me vete dhe të hante bukë thatë. Ju i pushkatuar ata që tentonin të kalonin kufirin, ndërsa fashizmi lejonte të banoje ku të doje. Ju e lidhët fshatarin me tokën, pra kthyet bujrrobërinë, dhe nuk kishte të drejtë të lëvizte…
E ç’të të them më shumë o professor? Ku numurohen e ku mbarojnë të zezat që i bëtë këtij populli?
Tash ndër mijëra shembuj me dokumente për krimet çnjerzore, po sjellim fatin e një prej herojve tuaj që fashizmi poshtër e fali dhe i lirojë nga burgu, ndërsa ju pushkatuat!!!
1. Alberto Pariani i fal jetën Zef Ndojës.
2. Luftëtarë antifashist të arratisur nga burgu më 29 prill 1943
1. Zef Ndoja (1913-1943)
Ministri i Brendshëm Kol Bibë Mirakaj e kishte pranuar Zefin si sekretar për arsye se nënën e Zefit, Kola e kishte kushrirë. Zefi ishte anëtar i Grupit Komunistë të Shkodrës, ishte futur në punë me qëllim nga Qemal Stafa. Në shtëpinë e Zefit kishin ndërtuar një dollap sekret…
Mbas formimit të Partisë çdo material, armatim dhe doument i dorëzohej Enver Hoxhës. Në një vend sekret të shtëpisë së Zefit ishte vendosur arkiva e Partisë Komuniste.
Zefi bënte një jetë familjare shumë të rezervuar dhe nuk takonte asnjeri… Kur zbulonte ndonjë gjë ai i raportonte Qemal Stafës me të cilin kishte lidhje shumë sekrete…
Zef Ndojën, shkuan dy policë e arrestuan në Ministri dhe bashkë me të u drejtuan në shtëpinë e tij, gjoja për të bërë kontroll… Kur hynë brenda në shtëpi … Zefi e kuptoi se ata dinin gjithçka. Zefi si atlet që ishte doli me vrap..., por policia e qëlloi, kështu Zefi u plagos rëndë. Pasi e shëruan e mbajtën në burg...
Me Zefin kam patur shoqëri, ishim në një skuadër futbolli në gjimnazin e Tiranës.
Hamit Keçi “Kujtime 1938 – 1950”, Tiranë 2023, f. 146 - 148
2. Zbulimi i bazave të Partisë Komuniste.
Gjatë vitit 1942, pushtu4esit fashistë të vendit me anë të agjenturës së tyre edhe brenda radhëve të komunistëve arritën të zbulojnë disa baza të Partisë Komuniste.
Më datën 30 qershor 1942 në lagjen “Xhami Sherif”, u zbulua një bazë tjetër, një depozitë e fshehur nën dhe. Për këtë u arrestuan Niazi Demi ish nëpunës banke, Hiqmet Leka nëpunës i bankës Napolit, Hasan Demi student, Abdul Demi student.
Më 20.9.1942 u zbulua baza e Partisë Komuniste në rrugën “Shëngjergjit” nr. 227. U arrestuan Xhemal Shijaku. Qendër tepër aktive ku u sekuestruan armë bomba municione, shumë material propogandistik etj.
3. Zbulohet baza e Partisë Komuniste në shtëpinë e Zef Ndojës.
Prefektura e Tiranës
Nr. 7/50 Rezervate. datë 5.V. 1942 – XX
P.T. Ministrisë së P. të Brendshme
Parashtrojmë se në orën 11 të datës 4 të muajt në vazhdim në nji përkuizim të pa pandehun që u ba në banesën e sekretarit të dytë të asaj P.T. Ministrie z. Zef Ndoja, që ndodhet në rrugën e “Shebekut” të kryqytetit. U sekuestruan armë lufte, nji mitroloz dore, rovolvera, municione, bomba dore, vegla eksplozive, nji maqinë shkrimi, nji çiklostil, shumë dorëshkrime dhe shtypshkrime me përmbajtje propogandistike komuniste, vula të falsifikueme të zyrave të ndryshme, pasaporta e dokumente të falsifikueme si dhe shumë letra e dokumente qi kanë të bëjnë me plane terroristike kundra objektivave ushtarake.
Agjentat që bënë përkuizimin u detyruan të shtinë me pushkë kundër nëpunësit Zef Ndoja i cili tentoi të arratiset pa u ndal në thirrjen e agjentave. I përmënduri u plagos dhe u çue në spitalin “Bruno Musolini” dhe u konstatue se plaga e tij mund të shërohet brenda 40 ditëve.
Rezultati që do të ketë për konseguencë vazhdimi i hetimeve do t’iu prashtrohet më vonë.
Prefekti Qazim Mulleti
4. Fashistët e poshtër i falin jetën Zef Ndojës.
Prokuroria e Përgjithëshme me shkresën nr. 1800/42 datë 25 maj 1943 i shkruan Kryetarit të Këshillit të Ministrave: “Trasmetoj kopjon e vendimit të dënimit me vdekje të shqyptueme më datën 20. 5. 1943- XXI kundër: -Zef Ndeoja dhe -Kriftofor Gjevreku.
Trasmentoj gjithashtu lutjet e mëshirës të paraqituna në interes të të nalt-treguemve prej avokatëve Kol Dhimitri e kapiten Antan Fekeçi.
Shpreh mendimin jo të favorshëm për pranimin e lutjeve, kjoftë për shkakun e jashtëzakonshëm të rëndësisë së fajeve të kryeme prej të dënuarve, kjoftë për rrezikshmërinë të treguar prej të dënuarve në fjalë. Prokurori i Përgjithshëm G. Milesi
*
Ministria e Drejtësisë me shkresën nr. 2847 datë 21.5.1943 i shkruan P.T. Kryeministrisë: “Për kompetencë kemi nderin t’ju parashkruajmë këtu poshtë tekstin e telegrami që Age e Ndoc Ndoja prindërit e të dënuarit me vdekje Zef Ndoja, i kanë drejtue titullarit të kësaj Ministrie tuj kërkue përkrahjen për mëshirimin e djalit të tyre:
“Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shtetit djali jonë Zef Ndoja sot u dënue me vdekje, akuzuar për faje kundër sigurimit shtetnuer. Vendimi i Gjykatës dhënë në kundështim me kërkesën e prokurorit. Kemi kërkue mëshirë prej Mëkëmbësit të N.T. Mbretit Perandor. Lutemi shkëlqesisë tuaj me vue dorën në zemër për gjendjen tonë si prind me një këmbë në grope me ndërmjetësue për mëshirimin e djalit tonë të penduem. Lutemi me lot ndër sy me pas mirësinë mos me kursye gjithë përkrahjen tuaj për prindërit që nuk kërkojnë drejtësi, por mëshirë. Age e Ndoc Ndoja Ministri”. Shkresa mbrin po atë ditë në Kryeministri
*
Mëkëmbësi i Përgjuithshë i Madhërisë së Tij... më datën 30. 5. 1943 – XXI shkruan: “Kemi dekretuar e dekretojmë. Ndëshkimi me vdekje me vendim të Gjyqit të Posaçëm të Shtetit datë 20 maj 1943 –XXI, i asht dhënë pse ka sjellë armët kundra shtetit Zef Ndoja i biri Ndojit e i Ages, lindur në Shkodër më 13.3. 1913, kthehet në burgim të përjetshëm.
Tiranë më 30.5.1943 Alberto Pariani dv., Ekrem Libhova dv.
5. Ndërsa fashistët ia falën jetën Zef Ndojës, shokët e tij komunistë e pushkatojnë në moshën 20 vjeçare!
Zef Ndoja më 29 prill 1943, me anën të një veprimi të kombinuar, midis të burgosurve politikë dhe çetave të Pezës, të Dajtit e të njësitit gueril të Tiranës, arriti të dolë nga burgu fashist nëpërmjet një tuneli, së bashku me 24 shokë të tij.
Ndërmjet të arratisurve ishin edhe Elami Nimani, Koçi Xoxe dhe Llambi Vullkani ndër themelues të PKSH-së. PNdër të tjerët pas lufte, Niazi Islami u vetëvra (ka dyshime se u vra), kunetërit e tij Hamit Keçi dhe Isuf Keçi vuajtën burgun dhe persekutimin deri në vitin 1990, ndërsa Koçi Xoxe që nënshkroi dokumentin e dënimit me vdekje të Zef Ndojës dhe Petro Bullati u pushkatuan me vendim gjykate, kështu që lanë me lëkurën e tyre krimet që kishin bëra ndaj popullit shqiptar.
Zefi si komunist i devotshëm dhe duke e ndier veten te pafajshëm shkoi në mal, partizan ,tek shokët e tij komunistë. Ai u caktua të shkonte partizan i thjeshtë në çetën Krujë-Ishëm, pa të drejtë për mbajtje arme.
Nëse do ta ndiente veten fajtor Zef Ndoja, për të gjitha të zezat që e akuzojnës shokët e tij, përse ai do të shkonte në mal te shokët e tij ?
Zef Ndoja si komunist i vendosur dhe duke e ndier veten fare të pa fajshëm përpara Partisë Komuniste sapo doli nga burgu shkoi në mal te shokët e tij komunistë dhe ata komunistët e mirë e pushkatuan.
Pushkatimi i Zef Ndojës vërteton karakterin terrorist të Partisë Komuniste Shqiptare. Komiteti Qendror i saj ka dënuar me vdekje një person ngaqë e konsideron tradhtar, por një parti, pavarësisht rrethanave, bën politikë dhe jo ekzekutime.
Ky ishte dënimi i tretë me vdekje për Zef Ndojën. Më 20 maj 1943, ai ishte dënuar me vdekje, sepse në shtëpinë e tij u gjet baza e Partisë Komuniste, dënimi i dytë ishte në mungesë pasi ishte arratisur nga burgu, dënimin e tretë me vdekje ia dhanë shokët e tij komunistë dhe një skuadër partizanësh e pushkatoi në një përrua pranë fshatit Priskë, në rrëzë të Dajtit.
QARKORE E KQ të PKSH
Data 11/IX/943
Gjith Komiteteve Qarkore të Partis.
Ktu poshtë po ju përshkruajmë tekstualisht vendimin e gjyqit të Partis kundra trathtarit-provokator Zef Ndoja ish-anëtar i Partis:
“VENDIM I PARTIS KOMUNISTE SHQIPTARE
Në bazë të procesverbalit edhe në bazë të qëndrimit trathtor karshi policisë, duke treguar krejt strukturën e organizative me përjashtim të disa sendeve të vogla pa rëndësi, duke kallzuar gjithë shokët me të cilët ai kish lidhje qoftë organizativisht qoftë njohje personale si dhe provokacionet qi ka ba në polici kundrejt shokve, duke shkatuar kështu arrestimin dhe hedhjen n’ilegalitet të shumë shokve, dëme të mëdha këto për Partinë, ZEF NDOJA ish anëtar Partije dënohet me VDEKJE për trathtin e tij kundrejt Partis Komuniste Shqiptare. 10/IX/943.”
Vendimi i sipërm u vue në zbatim të njajtën ditë, në këtë mënyrë trathtari provokator që me veprën e tij të poshtër i shkaktoj Partis t’onë dëme në nji kohë kur armiku kërkonte të na shtypë; mori dënimin e merituar.
Për Komitetin Qendror të Partis K. Sh. Trashi.
Trashi - pseudonimi i Koçi Xoxes.
6. Përse komunistët pushkatuan Zef Ndojën?
Hamit Ibrahim Keçi (1915 – 2002) nga Tirana kishte kryer dy akademi ushtarake në Itali dhe në Shën Peterburg, Rusi, ishte komunisti i orëve të para, dhe luftëtar antifashist.
Hamiti e arsyeton kështu pushkatimin e Zef Ndojës: “Zef Ndoja ish sekretar i Ministrit të Brendshëm Kolë Bib Mirakaj. Duke qenë sekretar i Ministrit të Brendshëm, ishte i rrezikshëm për punën e ndyrë të Enver Hoxhës si agjent i fashiszmit, që kishte lidhje vetëm me përgjegjësit e shërbimeve sekrete të fashizmit. Duke qenë Zefi në atë pozitë, Enveri ka menduar ta likujdojë, për të mbrojtur sekretin e tij”.
Hamit Keçi “Kujtime 1938 – 1950”, Tiranë 2023, f. 143
Comentários