top of page

ENERGJI


ENERGJI

 

Udhëtimi s'ndalet...

Gjithkush ka rrugën e vet!

Copëra qielli mbi krye hapin krahët,

Unë udhëtoj mbi tokën e bekuar të shenjtë!

 

Ky udhëtim më merr ditë, netë, muaj me radhë...

Më shpie sa në një drejtim në tjetrin.

Kthehem dhe e shoh vetveten përballë,

Ndjej ulërima që pastaj heshtin...

 

Udhëtimi që vitet i bën me diell,

Rrugëtim që diellin e kthen në hënë...

Një energji që brenda vetes më risjell...

Aty lexohem, rrëzohem e herë jam në kembë!

 

E ndjej, prej rrugëtimit ajo rrjedh...

Energji e jetës, e pandalshme,

ku filozofë mendjen kanë shterur thjesht,

përballje filozofish të famshme!

 

Një bimë ngre kryet në tokë ka mbirë.

Energji kjo, me një cikël të pafund...

Fara gjithkund ka shancin në filizë të jetë shkrirë,

Kjo metamorfozë si lumë!

 

Vallë a jemi si fara,

energjinë mos ta përcjellim në gjumë?!

Gjendemi në tokë një ditë të ndryshuar,

me një energji që nuk shuhet kurrë!

 

As qiparisi nuk është i ngratë,

edhe nën rrenjët merr energji.

Kudo e kurdoherë, prapë e prapë,

kjo energji e rrugëtimit pa kufi...!

 

Udhëtimi s'ndalet...

Gjithkush ka rrugën e vet!

Energji e saj sa shumë më ngjet me vargmalet,

Udhëtimi ynë brenda Universit flet...!

 

Gj. Sh. Janar 2024

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page