top of page

Ende jeton plumbi që pushkatoi Vilson Blloshmin e Genc Lekën..


Flamur Hoxha

Ende jeton plumbi që pushkatoi Vilson Blloshmin e Genc Lekën...


Kur shihja plumbin qe ka pushkatuar Vilson Blloshmin e Genc Lekën, njërin nga plumbat e pushkatimit të tyre 45 vjet më parë, plumb që e mbante në dorë Bedri Blloshmi, vellai i perkushtuar i Vilsonit për të zbardhë të vërtetën e Vilsonit e Gencit, ndjeva një trishtim të thelle. E pashë atë plumb në ekspozitën kushtuar dy poetëve martirë në 45 vjetorin e pushkatimit te tyre. Ende jeton plumbi që pushkatoi Vilsonin e Gencin, ende jeton një plumb qe i pushkatoi ata dhe na vrau te gjithëve lirinë. Ende ai plumb vret te ardhmen tonë, sigurinë tone. Ky plumb bashkë me foto të tjera dhe dokumente të ndryshme u ekspozuan në ekspozitën në mjediset e Institutit te studimit te krimeve te komunizmit ku mora pjesë i ftuar si vizitor. Jam perpjekur të mbështes sa kam mundur veprimtari te Klubit te Poezise per njohjen e Vilsonit e Gencit. Kam mbeshtetur botimin e disa librave të tyre, dhe aktivitete shkrimtaresh në nderim të dy poetëve martirë qe ka organizuar Klubi i Poezise. Dhe nuk mund te mungoja në celjen e kësaj ekspozite të vecante në 45 vjetorin e pushkatimit te tyre të kapur me pranga dorë për dore.



24 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page