top of page

EMËRIN ENVER, JETËN ZEHER


EMËRIN ENVER, JETËN ZEHER


Atje ku krahët zgjat Trebishti

Dhe symbërthyer ruan shkjau

Qielli-sterrë, me plumb goditi

Toka nën këmbë t’u drodh e shkau


Po vdekjen s’deshe t’a pranoje

Me pabesinë e shtetit brenda

Ndaj dhëndërrinë, që ëndërroje

E vare telave me gjemba


Të zezën jetë, brengat t’a nxinë

Te buza kënga ishte tharë

Mallkim e lutje tok të rrinë

Dhe shpirti s’di si doli vallë?


Emrin Enver, jetën zeher

Ca fate grash ishin trazuar

Po ti mes tyre, pse përherë

Nën pranga fjalësh i gozhduar?!


Çdo përvjetor, në prill a maj

Kush vallë derdh lot mbi varrin tënd?

Qyqja këndon këngën e saj

Dhe sillet rreth e s’gjën dot vënd


P.S:

Enver Duka, i rritur jetim, ka një histori tragjike të jetës dhe të vdekjes. U lind më 20.04.1966 në Gusmar dhe u vra më 20.05.1990 në Trebisht të Peshkopisë, teksa tentonte kalimin e kufirit. Shqiptarët qëllonin pa mëshirë mbi bashkëvuajtësit dhe bashkëkombasit e tyre. Kështu ndodhi edhe me Enverin, 24 vjeçarin fatgremisur. E vrau pabesia dhe plumbat e shtetit. Pse jo, edhe e gjakut të tij. Një cigare e pirë atje ku prehen eshtrat, një kafe e hidhur me njerëzit e tij të afërt, dy fjalë të largëta e të vonuara ngushullimi, janë nderim për një jetë njerëzore.

35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page