Ata që të njohën, të kujtojnë me mall,
djalë i Nishovës, margaritar i rrall.
u rrite me ujin e Tomorit, uji bekuar,
ekselent në shkollë, mbete i parë.
Poliçani të ushqeu me dije në mekanik,
s’ta dhanë të drejtën e studimit për juridik.
Ti për Nishovën ishe ikonë,
i tillë do mbetesh përgjithmonë.
Shkëlqeve në Tiranë në degën ekonomik,
shqiponjë e Tomorit me fshatin mbete besnik.
Shoqëria me mall Medi Koxhaj të kujton,
krenohet zemra e tyre, kur emrin tënd dëgjon.
Nishova ka lindur burra të ditur,
ti ishe i veçantë, emblem e skalitur,
emri yt shenjtor i Nishovës, nuk harrohet,
në jetë të jetëve në breza do kujtohet.
30 korrik 2024
Comments