top of page

Emine S. Hoti: „Mos hidhni „gurë“ mbi femrat!“

Updated: Oct 14, 2024



 

Doli nga botimi libri poetik i autores Emine S. Hoti me titullin „Mos hidhni „gurë“ mbi femrat!“. Libri ka dalë për lexuesin nën përkujdesjen redaktoriale të shkrimtarit Viron Kona dhe me recensent shkrimtarin Kadri Tarelli. Shtëpia botues Ëest Print në Tiranë shtë treguar e kujdesshme me faqosjen dhe me paraqitjen estetike të këtij vëllimi poetik.

Pasqyra e lëndës së këtij vëllimi poetik përbëhet nga hyrja e një shkrimi analitik nga Fatmir Terziu, me titullin „Roli i artit dhe reflektimi i traditës në poezinë e Emine S. Hotit“. Më tej libri me poezi i kësaj autoreje ndahet në gjashtë pjesë ku mbi njëqind e pesëdhjetë poezi i dedikohen më së shumti tematikës së përzgjedhur. Autorja e këtij vëllimi poetik e nis me poezinë shumë domethënëse, „Popull shqiponjash“, ku në dy fotografi me ngjyra ajo pozon me plisin e bardhë dhe me një shqiponjë në duar, ku së pari është fiksuar në festivitet valëvitja e fjlamujve kuq e zi me shkabën dykrenore në mes.

Pezia „Si Europa edhe ne“ ka shoqëri me fotografinë e autores së ulue dhe duke mbajtur hapur një libër, ku dominon ngjyra jeshile, po ashtu si në mjaft fotografi të tjera mes ngjyrës simbolike kuq e zi. Kështu në tërsinë e këtij libri në të gjitha nëndarjet e tij fuqizohet timbri i jetës, gruas, nëns, shoqes, bijës, motrës dhe gjithë feminitetit, që meriton respekt dhe jo gurë mbi të.

Në vend të mbyllljes autorja pozon veshur kuq e zi dhe me Plis duke vëzhguar nga dritarja në formën më simbolike të lirisë së gruas dhe jep një poezi të mrekullueshme.

 

Atdheu po na thërret!

 

Në Norvegji jetoj prej vitesh,

bëj jetë normale, jetoj mirë,

edhe respektin këtu e kam,

ndihem mirë, ndihem e lirë.

 

Por ama jam mërgimtare,

ky është atdheu im i dytë,

të parën kam Dardaninë,

për atë mendoj çdo ditë.

 

Në Norvegji jetoj prej vitesh,

bëj jetë normale, jetoj mirë,

edhe respektin këtu e kam,

ndihem mirë, ndihem e lirë.

 

Por ama jam mërgimtare,

ky është atdheu im i dytë,

të parën kam Dardaninë,

për atë mendoj çdo ditë.

 

ditët e netët janë të ftohta,

bën ngricë, shumë ngricë,

mjediset janë të ngrohta.

 

Norvegjezët më ndihmojnë,

për ta kam vetëm falënderime,

nga vështirësitë më lehtësojnë,

njëlloj si të jenë familja ime.

 

Veçse një peng më sëmbon,

në shpirt e në zemër e kam,

e dashura ime, Dardania ime,

më thërret t`i shkoj pranë.

 

Malli për atje më gërryen zemrën,

ai mall edhe shpirtin ma copëton,

Dardania ime e dashur, e shenjtë,

eh, sa shumë po më mungon!

107 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page