top of page

Emi Krosi: Simbolika e udhëtimit poetik, në poezinë e Perikli Shuli-t



 

Poezia shqipe ka marrë dimensione të mëdha, sidomos këtë dekadë. Ndonjëherë poezia duket sikur ka një “bum” të madh shkruesish, që e “bëjnë pis” poezinë e vërtetë, që as ka lidhje me vetë poezinë. Por, ama lexuesit përballen me shumë stile, rryma, gjini poetike të njohura dhe të panjohura. Përveç lirikës, tashmë të shkruar nga shkrues të ndryshëm, që nga poetë madhorë dhe tek delitantët, poezia moderne post/moderne, ka më pak lexues, (kryesisht lexues të kualifikuar), pasi ajo lundron në ujëra më të “rrëmbyera” si absurdi/abstraksioni/hermetizmi/imazhizmi etj. Në këtë sheshbetejë, saherë ndeshet vlera me antivlerën, antivlera ka “fituar”, sepse vlerat e letërsisë është kthyer në një “treg” botimesh me shumicë që kanë mbetur “stok”. 

 

Pavarësisht kësaj, saora poezi e mirë, (kur them e mirë) ajo poezi që iu mbijeton kohës dhe ka lexuesit e saj/tij, është dhe libri me poezi “Rrugëtim i bindur” i Perikli Shuli-t, botuar në vitin 2019, është një vëllim poetik, i njizur mes procesit kreativ spontan, dhe atij të “ndiesisë” së lëvizjes së botës përmes:

a)    kompleksiteti i ngjallimit mes spontanes dhe shpirtërores,

b)    duke iu qasur tematikave dhe fenomeneve socio-shoqërore,

c)     përrokja e hapsirës poetike dhe “terrenit” të lexuesit modern, post/modern.

Poezia duket si një “kredhje” në modrenitet, ku kënvdvështrimi i autorit, përvijon aktin e figurimit aktiv, në këtë rrugëtim të bindur.  Poezia dominohet nga figurat e sintaksës poetike, si: inversioni, përsëritja , anafora, epifora , enumeracioni, si dhe simboli e  metafora.

Autori, librin e ka ndarë në disa nënpjesë;

1.  Dehja e fjalës,

2. Vallëzim ëndërrash,

3. Tinguj trokitës,

4. Thënie të çmuara.

 

Në rrokjen tematike, përmes lirikave të mallit, dashurisë, është “situr” dhe tematika e atdheut, në foëmën e një poemthi të vogël. Në gjithë arsenalin poetik është sendërtuar:

-       metafora e materies/njeriut, ku njeriu dyzohet, dhe metamorfizohet në përditësinë e tij,

duke u shndërruar në një “përbindësh”, se njeriu është i lidhur me materien e tij dhe anasjelltas, me Universalen dhe vetë Qenien e tij, njerëzore. Vargjet: mijëra grimca jete,/përpkasen në sytë e mi/Copëtuar si pasqyrë,/në mijëra shkëlqime, poezia: "Muret e nendjes", endet mes absurdit të botës moderne dhe ekzistencializmit të njeriut për të “qenë i qenësishëm” apo pjesë e absurdit që prodhon vetë qenia e tij. Herë-herë, elemente hermetike “nxjerrin” kokën dhe kur: produktivitet ka mendja njerëzore/në  bendësi të saj, që në fat kjo tejkon absurdin deri në nën/ndërgjegjen frojdiane, ku Uni dhe Ego-ja, pranësojnë, domethënien reale të njeriut modern.

 

-       Simboli i rrugës, (nxitet nga vetë titulli i librit). Poeti, është njeriu që ecën. Të gjithë

njerëzit ecin. Shkojnë për diku. Më kërkim të përjetësisë, ose thjesht mbijetesës. Topika simbolike e poezisë, përmes kohës, yjeve, ngjyrave, shpirtrave, stinëve, pranverave, dimensioneve, tingujve, rikujtesave, kujtimeve, çasteve etj., simbolika e rrugëtimit lidhet dhe me vazhdimësinë e poezisë. Autori, tashmë ka ndërtuar “monumentin” e rrugëtimi të tij poetik, është si feniksi, që gjithherë ringjallet dhe fluturon…fluturon. Por, në kontekstin poetiko-estetik, simbolika e rrugës lidhte dhe me foljen veprore të lëvizjes: [udhëtim/toj/ecja], përmes dimensioneve asimetrike poetike. Vargjet: projektuam në dimnesione simetrike/në emër të saj justifikojmë vetëhumbjet…, poezia “Dimensionet..”, pra autorin përafron:

a)    dimenisoni e kohës,

b)    dhe dimensioni i mendjes,

c)     dimenisonin e njeriut,

d)    dhe dimensonin e Qenies,

e)     dimensionin universial të poezisë. 

-       Simboli i gjuhës, (nuk lidhet vetëm me gjuhën specifike të poezisë), ku përroken

absurdi dhe hermetizmi, por dhe lirika e natyrës dhe ajo e dashurisë, përmes vargjeve: ...Fola me ty /me gjuhë shpirti shpirti,/as që më ndjeve/.../vetëm me një të puthur/ kuptova  gjuhën tënde poezia: "Kuptimi i gjuhës", është simboli i një gjuhe fare të thjeshtë: ajo e gjuhës së shpirtit dhe dashurisë, që mundemi ta flasim dhe ta kuptojmë, përtej çdo besimi, të vërtet, të panjohure dhe gënjeshtre, që jeta në “servir” në pjatën e përditshmërisë tonë. Fundja, jemi qenie njerëzore, nuk mund të ikim as të shpëtojmë nga vetëvetja, por as nga e ardhmja dhe e shkuara jonë.

 

-       Metafora e atdheut, atdheu përmes trinisë:  atdheu + kombëtar  = atdhetaria, ka një

cikël me poezi në formë poemthi por dhe të gjata, ku përrokur dhe epikën historike ndërthurur me epikën lirike tek poezitë: “Vojsava dhe Gjergji”, “Shqipe moj perëndeshë”, “Të shkon aq për shtat emri “mëmëdhe”, “Dritë të pashur prapë na jep!”, “Prizren: sinjal i ri për Mëmëdhe! ” , që sendërdon dashurinë baladeske të atdheut, jo në “audhurimin absolut” të një “atdheu” të shtirur, por të atdheut të tij si pjesë e njësisë tokësore, ku jeton familja, prindërit, varret, miqtë cinikë, armiqtë, të pabesët, përgojuesit etj. Poeti, ka sjellë dhe poezi për natyrën, vendlindjen, dashurinë etj. Vargjet: eci këmbas mes gjetheve të thata/Në pyllin me drurë të lartë,/"Ngipem" me këngë zogjsh/.../kapulet e misrit.../statura ishtare qëndrojnë/Livadheve nuhas erën e barit të6 kositur... nga poezia: " Vjeshtë" .

 

-       Ndërtimi i fjalëst stilistik: Poezia, “Kush do da marrë Çmimin..?” retiçenca +

pikëçuditja, dominojnë poezinë. Ka shumë fjalë me [“”/thonjëza]; “griset”/ “modelohet” etj., që sundojnë poezinë.

-       fjalëformimet: frymëmarrje/platformat/rebardhat/majëmalesh/symprehtë /parakalojnë

/kokëposhtë/përflakur/zogjmbushur/përfaqësuesja/përbri/kokëposhtë/magjiplotë/dritëhijet/pulëbardhat/vendbanim/tokëshenjtë/tokëpremtuar/dritëlëshim/buzëlagura/pikëfundi/gjithësesi/përpjekja/përbrend/hartëcopëtuara/shekullkaluarit/tatëpjetë/përçartje/shurdhmemece/pashpirt/gurthyerit/pesëcepash/buzëqeshje/rebardhë/përdredhur/udhëkryqe/përvëluar/ndërprerje/sëprapthi/përmes/mosplotësimi/përgjumur/gjysmëhëna/kurrësesi/kështu/përkujdesje/përbuzur/ndërmend/duartrokitje/përpjekje/përgojon/bukëshkalë/përherë/farefis/asnjëherë/majëhollë/përkohshëm/përsëgjalli/duartrokitje/vendlindja/dritëzbehtë/fjalëdredhur/shpërfyruar/simetrike/tejzënkave/vetëgjetjes/nënmadhe/fjalëmbël/mirëkuptim/kumbuese/ketralëshuar/pashpirt/luleshqerrat/mosplotësimi/shpirtbujar/mirësjallja/njollëbardhat/ përciptësisht /bukëpjekësit /flakëmadh/ buzëmbrëmjeve /palidhura përlotje/ parakohe /britmëçjerra /pangrirë /pavetëdijshë /tofjalësh /stërkëmbësha /grykëlart/ rifillojnë/ tejkalojnë /mëngëzbërthyerit /shtojzovalle t/përdredhur /krahëhapur/parafjalë/ papërshtashëm/Njëqindëshe /përmbi /njëqind /pushbardhë /mëmëdhe /sikurndërse /sypatrembur/ mendjendritur/pallëzhveshur/përjetësi/përbrinjë/pakundërshtueshme /kokëulur /katrëmbëdhetë/ pesëdhjetë/ shumëkëmbësh /përmbushni /parashikuar /paraëndërrat /buzëlagurë /gjithësesi/ ngaherë/jetëgjatësi/domosdoshmëri/hidrocentrale/dritëblu/përlotje.

Fjalët kyçe: materie /deti /dallgë /mendje /njeri /shpirt /drita /rilindje /abstraksion /liqen /natyra/ meteorët/vjeshtë/inteligjente/dimensione/simfoni/tingujt/shqipe/vendlindje/flamur/ dashuria/ nënë.

Arkaizma: kopuk/anadollak/smirxhiu/llafazan.

Fjalë të huaja: orbitë /stacionova /materis /apokalips /portale /flu/ globalizëm /biofemeniteti/ konspiracion/meteorë/produktivitet/semaforët/amisti/inteligjente/Big-Beng /Gala /dimensione/ konspiracion/vakum/ skaneri /OSBE /diktofoni /megahers /aluçinacione /pjacën /gradaçela/ momopolet /oligarkët/ meridian etj.

vërtetës/-isht/plakër/-isht/korbër/-isht/përciptës-isht= prapashtesat [-isht]

O tokëpremtuar! = thirrori

natyrën/male/kodra/ lumenj/liqene/dete/pyje/livadhe = enumeracione

                                                         

                                                            Tik-tak bën sahati,

Tik-tak dhe një zemër,

Tik-tak bëjnë dy hapa,

                                                            Tik-tak dy pika shiu,

                                   anafora            Tik-tak një trokitje në derë,

   Tik-tak dhe një dritare,

                                                             Tik-tak nata në ditë,

           Tik-tak ndodhin aksidentet,

           Tik-tak vijnë dhe mrekullitë

qenkërka /paskërka= folje të mënyrës kushtore.

s’dija/s’ruhesh/s’e besoj/s’e di../t’i gjeja/s’ka/s’më/s’jam = apostrofi.

strehëz/bijëza/ (zvogëluese) = litoda.

 

sëfundmi: poezia dominohet nga absurdi, por dhe lirika dashurore dhe ajo e natyrës, duke modeluar jo vetëm fjalën poetike por dhe “pastruar” atë nga fjalët që tashmë janë në përdorim të përditshëm, falë dhe gjuhës së teknologjisë. Herë-herë autori tenton drejt një gdhendjeje më të mirë gjuhësore, duke përdorur dhe fjalësin e tij gjuhësor të pasur. Poezia post/moderne është një etnitet, që po bëhet pjesë e kujtesës shkrimore letrare shqipe.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page