top of page

“Elektra” moderne


Nexhmije Pagarusha "Nderi i Kombit"

“Elektra” moderne (Nexhmije Pagarushës)


Elektra në sallën e vjetër, hesht në ditët e sotme, e lodhur nga merimangat, patjetër, që bëjnë dashuri me statujat e moçme. Edhe Anna Maria Krull, s’dëgjohet kurkund dhe Margarethe Siems, dhe Ernestine Schumann-Heink kanë ngrirë në skena, ishte një zë që erdhi nga pelenat, plimi i zambakëve të Prizrenit zbriti nga fusha, malet oshëtinë, u shkulën bedenat, heej, heeeeej u lind Nexhmije Pagarusha.

Buzëqeshja shtriu krahët shend e verë, në ajrin e thatë e të helmët të protokolleve, fëmija shtroi zërrin e munguar gazin të mbjellë, dhe e këndoi lutjen e vet: “O Qiell më jep forcën e shpërthimit”, siç shkul rrufetë nga kraharori yt, të mbjell tutje, siç dhe Ti mbjell vetëtimat, se gjumi s’më mbyll dot sytë, pa i ringjallur me zë të gjithë trimat.

Kështu mes këngës u rrit e u bë legjëndë, zërri i saj na ushqeu me falje, me sy u bë verbëria në këngë, në buzët e mia, të tuat, kudo ringjallje ndaj dhe vitet e mbajnë rrëndë këtë Zonjë të pavdekshme, të Madhe.


heej, heeeeej nuk vdes Nexhmije Pagarusha


Dhjetor 2013


44 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page