top of page

Elegji për ALI EFENDI ASLLANIN


Ali Asllani

Elegji  për ALI  EFENDI ASLLANIN  *                           In memoriam

Nga  Përparim   Hysi

40-vjet më parë,vdiq POET ALIU! Që me fjalë e vargje bënte synjeriu! Bënte synjeriu me fjalë e me vargje Me brumë dashuria plot e tija "magje".

Lezet i kish vargu, lezet edhe fjala Kulm i poezive a s'qe "HANKO HALLA"? Dashurinë maja dhe brumë dashurinë Vetëm një  LASGUSH matej me ALINË.

Dhe"loznin" me fjalën, dhe "loznin" me vargun Fjalët mjaltë  të ëmbla seç na ngrohën gjakun. Këndoi dashurisht deri në moshë të vonë Se zemra e Poetit këndon për gjithmonë.

Ndaj e gjen plakushin tek "loz" me çupa Edhe këto çupa,"zë" i pi me kupa! Dashuron Poeti,edhe kur është gjysh E thonë poezitë, pa si e pa qysh?

40-vjet i  ikur? Kush thotë që ka ikur?!!! Si mund të ketë ikur me të s'jemi nginjur? A ikën LASGUSHI? Po OMER KHAJAMI? Nuk ikën"BABUSHI"! Rron ALI ASLLANI!

* e kam shkruar më 20 dhjetor 2006 me rastin e dyzet vjetorit të vdekjes.

                                       Tiranl,20 dhjetor 2019


9 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page