top of page

Elbasani në poezinë e surealistit Nikos Engonopoulos


Elbasani në poezinë e surealistit Nikos Engonopoulos

Dr Fatmir Terziu



Me të paharruarin Dionis Qirzidhi, mikun e madh të mjaft krijuesve shqiptarë e të huaj, korrespodenca ime e hershme me të, më ka bërë të mbetem gjithnjë në “gërmime” e lexime të vazhdueshme. Pak para se ai të sëmurej më shkruante se kishte një ese rreth tridhjetë faqesh për Nikos Engonopoulos, një nga eksponentët kryesorë të lëvizjes surreale në Greqi gjatë viteve të adoleshencës, i cili ka shkruar disa poezi për Elbasanin. Më shkruante se ajo që ai natyrshëm dëshironte ishte “përfshirja sa më e gjerë dhe pa paragjykime të kapjeve letrave dhe kulturore, ndoshta dhe kur u përkasin dy kulturave”. Dhe në atë moment kishte në thelb Nikos Engonopoulos.

Kush ishte Nikos Engonopoulos


Nikos Engonopoulos studioi pikturën, luftoi në Frontin Shqiptar, u kap nga gjermanët dhe u mbajt në një kamp pune, u arratis dhe mbërriti në Athinë nga malet, pasi, siç tha ai, “nga aty ku hynte më shumë se gjysma e Greqisë në këmbë”. Ai dha mësim mbi pikturën në Universitetin Kombëtar Teknik të Athinës. Nga 1939 deri në 1983, Engonopoulos mori pjesë në shumë ekspozita personale në Greqi dhe jashtë saj. Ai gjithashtu prodhoi skenare për drama, poezi dhe mjaft krijime të tjera. Nikos Engonopoulos ishte një poet dhe artist i njohur grek, një nga përfaqësuesit më të spikatur të brezit grek të viteve 1930, dhe figura kryesore në lëvizjen Surrealiste në Greqi. Ka lindur në Athinë në 21 Tetor 1907. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, ai u transferua në Kostandinopojë. Duke filluar nga viti 1923, Nikos studioi për katër vjet në një lice në Paris, dhe pas kthimit të tij në Greqi, ai shkoi për të shërbyer në ushtri. Më vonë, ai punoi si përkthyes në një bankë, sekretar në një universitet dhe një projektues në një ministri. Në vitin 1932, ai hyri në Shkollën e Arteve të Bukura në Athinë, ku u bë nxënës i Konstantinos Parthenis. Njëkohësisht, ai mori mësime në punëtorinë e shkrimtarit dhe artistit Photis Kontoglou. Ai u njoh me një poet të madh Andreas Embirikos, një artist të shkëlqyer Giogio di Chirico dhe artistë të tjerë si Giannis Tsarouchis dhe Giannis Moralis. Në vitin 1938, Engonopoulos për herë të parë ekspozoi veprat e tij artistike, tempera në letër që tregon shtëpi të vjetra nga Maqedonia Perëndimore, dhe botoi koleksionin e tij të parë me poezi “Mos e shpërqendro shoferin”. Me fjalët e tij, “Poeti i parë që ndikoi në mua ishte Solomos ... Unë gjithashtu u ndikova shumë nga Baudelaire ... zbulova për vete një poet të madh Hölderlin. Në këtë listë të mësuesve të mi, unë do të shtoj edhe Chatzi-Sechret Turko-Shqiptar. Në një kohë të caktuar, unë isha i magjepsur me Mallarmé Franceze, dhe mësova shumë edhe nga Apollinaire, Lautréamont, Karyotakis, Kavafy, Embirikos”. 


Lidhja artistike me Elbasanin


Si i tillë ai ishte cilësuar si “shkëmbi i ashpër i Elbasanit dhe dantella e butë jeshile e Bosforit” nga Andreas Empeirikos. Ai karakterizohej me siguri nga këto karakteristika, pasi ishte përkushtuar mes ideve të tij që ishin frymëzuar nga këto vende. Në shënimet e tij, por dhe në ato shënime për të nga Dionisi, thuhet se “Elbasani është një qytet historik në Shqipëri”, pikërisht aty ku Engonopoulosluftoi kundër gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.




Ndërsa luftonte kundër pushtuesve në Elbasan, Nikos Engonopoulos, mendonte dhe besonte se një artist është gjithmonë i vetëm, por roli i tij është i nevojshëm për shoqërinë. Ai kurrë nuk u largua nga shkrimi dhe piktura, edhe pse ai u përball me shumë trishtime në jetën e tij. Ndërsa po thoshte: “Është e pamundur të imagjinohemi në vendin tonë, sa vështirësi, privime, sakrifica dhe vuajtje, prodhohen me këto vepra.” Megjithatë, me kryeneçësinë, durimin dhe kryesisht dashurinë e për artin e tij, ai arriti të renditej shumë në të dy artet, të cilat u shërbeu. Domethënë arti mohon vetminë, siç ka besuar ai.

Në thelb kështu kanë dhe kështu e delegojnë mesazhin e tyre poezitë e tij për Elbasanin, qytetin e nëprkëmbur të atyre viteve, ku Shkumbini është thjesht një memorje për kohërat, një rrjedhë që pason rrjedhat. Ngjashëm me këto poezi ai do ti përkuhstohej pas suksesit të revolucionit jug-amerikan, në Nauplion dhe Monemvasia ndërtimit të një statuje prej bronzi të Bolivarit, në një kodër të shkretë me pamje nga qyteti, ku poezia e tij me titullin e përkushtuar do të sillte pjalmin e shpirtin të tij të kohës së luftës. Sidoqoftë, era e ashpër që frynte natën shkaktoi furtunën e heroit për të rrahur zemërimin, duke krijuar një zhurmë kaq të madhe, kështu që ajo ishte shurdhuese, dhe ishte e pamundur për këdo që të merrte një çast momenti nga qetësia. Gjumi tani nuk ishte në pyetje. Pra, banorët u ankuan dhe, përmes hapave të duhur, arritën të heqin monumentin.

Kjo me sa dukej ishte dhe këshilla e “farewell” për Bolivárin vetë. Aty dëgjohet tingulli i një grupi të largët, me melankoli të pakrahasueshme duke luajtur këngë popullore nostalgjike dhe valle nga Amerika e Jugut, mundësisht në kohë të sardanëve, të gjitha këto ndjenja poetike të avancuara në vargun e tij. Por edhe pse Nikos Engonopoulos i përket një grupi pak të njohur, por shumë aktiv dhe me ndikim të poetëve surrealistë grekë dhe ishte një nga eksponentët e saj më ortodoksë, me atë që ai ndjeu dhe u vuri në varg për Elbasanin, natyrisht ka një arsye më shumë ëpr ta bërë të vëmendshëm në këndin e tij. Ndoshta më shumë se çdo poet tjetër, ai ka përshtatur surrealizmin në kontekstin grek, duke shpikur një alfabet poetik nga elementë thjesht greko-mitologjik dhe atyre me motiv legjendar, historik dhe aktual, po aq dhe me motive ekzotike dhe të zakonshme, sensuale dhe dehëse. Poezia e tij si ajo në tërsi dhe ajo për Elbasanin, karakterizohet jo nga komplekset e nënndërgjegjeshme, por nga ekstazia. Me këto elemente dhe duke u mbështetur në të gjitha fazat historike të gjuhës greke, në poezinë e tij ai rindërton botën, duke e bërë atë më poetike, më kuptimplote, më reale dhe, mbi të gjitha, më humane. Deri kohët e fundit, shumë pak nga puna e tij ka qenë në dispozicion dhe aq më shumë në përkthim në gjuhën angleze. Vëllimi i prezantuar kohë më parë, përmban gjashtëdhjetë poema, duke përfshirë përzgjedhjet përfaqësuese nga koleksionet e tij dhe të gjithë poemën e të tij të gjatë të Bolivárit.

“Fuqia transformuese e disponueshme për poetin”, sipas Caws, “varet nga besimi i tij dhe nga fuqia e dëshirës së tij për ta ribotuar botën. Ashtu si uji përfaqëson deformimin poetik të përvojës perceptuese, zjarri përfaqëson vullnetin ose dëshirën” (1966 : 46). Është me rëndësi që në orën e fundit, më në fund, Gjuha arrin të kapërcejë zjarret që kishin të bënin me njëri-tjetrin. Është ndezur në një lagje të varfër të Athinës në ditën e festës së Shën Gjonit, në verë. Me dëshirën e thellë të Shqipërisë në zemrën e tij (Engonopoulos 1966: 105), ai papritmas e gjen veten në Elbasan. Nuk mund të shmangim përshtypjen se Engonopulos po përpiqet në poezitë kushtuara Elbasanit ta detyrojë të mrekullueshmen të prodhojë me vetveten një kundërshtim me parimet më elementare të realitetit dhe kredibilitetit. Dhe këtë e bën ai në poezinë e tij të shkruar në gjuhën Greke (1966: 105).

Elbasani në poezitë e tij


Megjithatë, Elbasani në poezitë e tij thuhet të jetë një qytet i madh me rrugica jashtëzakonisht të ngushta, ku mure të mëdha të zhveshura në të dyja anët arrijnë në qiell, në mënyrë që as dyert e shtëpive dhe as degët e mbipopulluara të drurëve të mos shihen. Ky përshkrim evokon ankthin që është gjithashtu i pranishëm në pamjet e pafavorizuara të de Chiricos. Ndërsa folësi endet me kureshtje nëpër qytetin e Elbasanit të asaj kohe, ai sheh njerëz të gjatë, të veshur me petka të bardha, apo disa pak kapele femrash tragjike dhe fustanella që zgjaten deri në majë të këmbëve, duke ecur në një mënyrë të ngadaltë, por ama dhe mjaft madhështore (1966: 108).

Është me rëndësi që të theksohet se narrativi, po aq dhe ajo ndihet nga folësi në tekstin e Engonopoulos, është një sprovë në udhëtimin në Elbasan në një ditë të vetmuar të dhimbshme. Një ditë, domethënë, jo si gjithë ditët e tjera, por si një ditë makabre kur ai jeton larg zogjve. Këtë e forcon me simbolikën e tij në poezinë e shkruar në gjuhën greke (1966: 105), duke na dhënë akoma më shumë njohuri dhe mjaft kulturë identitare shqiptare nga ky qytet në kërthizë të Shqipërisë. “Zogjtë”, siç shpjegon Riffaterre, “barazohen me frymëzim, shpirt dhe premtim” (1983: 234).

Si përfundim

Për të përdorur përkufizimin e Burger, surealisti është “individi që përdor poezinë si një instrument për të jetuar jetën e vet si mundet më së miri” (1984: 53). Këtë e bën realitet dhe eseja studimore e shkruar nga Yannis Karavidas, që në përkushtim të surealizmit të poetit, ndriçon dhe fatin dhe faktin e një qyteti të Madh dhe mjaft domethënës identitar si Elbasani.


51 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page