top of page

Ekzistencializmi përtej teorisë dhe vargut


Dero Murataj

Ekzistencializmi përtej teorisë dhe vargut

Një ‘binar’ i shëndoshë në vargun poetik të Dero Murataj


Dr Fatmir Terziu


Rreth gjashtëdhjetë poezitë e vëllimit poetik “Penë e thinjur’të poetit vlonjat Dero Murataj, janë gati-gati fjalë të ngjeshura kuptimesh. Në pak vargje secila nga këto poezi intrigon kuptime të ndryshme. Kuptime që vijnë nga fjala,nocioni, vargudhe tërë konstruktii poezisë. Të katër këto shërbime të vrullshme ndaj ritmit poetik të poetit Murataj e bëjnë poezinë e tij të lexohet këndshëm për tre arsye kryesore. E paraështë tematika që autori përzgjedh, gatuan dhe vendos në shërbim të lexuesit. E dytaështë idea që lartëson ardhjen e një fjale filozofike të gatuar mes dijes së vetë autorit dhe kontributit të traditës popullore në vlerën që përzgjedh ai. Dhe e fundit, por jo e fundmja, është fabula që i jep poezisë së tij shumëkuptueshmërinë dhe e rendit atë në vendin e duhur të didaktikes për lexues të të gjitha moshave, pra mbetet tek ekzistencializmi. Të tria këto detaje kryesore sipas Eqrem Canajtjanë “...vazhdimësi e filozofimit të krijimtarisë poetike, virtuoze të poetit...”. Sipas Canaj “të gjykosh mbi jetën, do të thotë të dish të ndash grurin nga egjri, domethënë të filozofosh”.

Pas vëllimit të tij me vjershërime “Në rrjedhën e brengës” (2004), me redaktor Hiqmet Mehmetaj, poezitë e tij, të cilat Canaj i dikton me ‘thelb poetik’ i japin këtij autori një hap të ndjeshëm e të sigurtë në lëvrimin e artit të fjalës drejt të prekshmes, ekzistenciales edhe kur ajo është perceptuese.

Shumë poezi të tij kanë lidhje me jetën dhe janë mbi jetën me dertet e gëzimet e saj, janë pjesë fatesh. Fate, që mishërohen në specifikën e jetës, në vendin tonë mes iluzioneve universe, janë dhimbje edhe pse shpesh dhimbje me arsye apo pa arsye dhe mbi to ndikon e argumenton elementi mizor i jetës.

Temave specifike të autorit u japin një kënd të veçantë variacionet që ndryshojnë aspektin, por jo mesazhin, që dirigjojnë situatën, por jo të konvergojnë tematikën, dhe të gjitha jo për të vajtuar, por për të kënduar, për të folur e argumentuar në një formë filozofike për kuptimin e jetës, e cila është pjesë e repertorit të dhjetëra poezive të tij. Poezia e këtij autori, qoftë në formën e saj më të zakonshme, ose në atë njëstrofëshe, shpesh përfshin një kuptim ekzistencialist, apo përmbajtje ose gjurmë filozofike.

Kuptimi ekzistencialist i poezisë së këtij poeti është tipologjia e vargut që ushqehet nga situata dhe tema me të cilën ai filozofon. Tek poezia “Loti i vdekur” figuracioni i pasur mundet nga e prekshmja, nga ekzistenca, sado ajo është imagjinare apo fiktive, kur në rastin e lotit mbetet një fakt, një arsye, një prekshmëri e ndjeshmëri akute: “Nuk munda të të mbaj gjallë,/por unë dhe të vdekur të dua,/ti përtej botës pa halle,/unë në mbretërinë që vuaj!” Për të qenë të arsyeshëm në këtë pikë. Filozofia e autorit është më se e prekshme në këtë ekzistencialëm të padiskutueshëm të lotit. Arsyet janë fate, janë sublimitete të diskutueshme. Janë të tilla në fakt edhe në fatin e shtruar tek poezia “Dy gjuhë”: “Dy gjuhë të një zemre/në një trup jetojnë,/lindur prej një nëne/njëra-tjetrën s’e besojnë!” Ndoshta pak më ndryshe ekzistencializmi i poetit shfaqet tek poezitë e tij trevargëshe, “Lungara”; “Meditim” etj, ku spikat më shumë vizivja, pamorja dhe ajo që rreth-rrethon hapësirën në të cilën ndodhemi, jetojmë, përqasemi dhe meditojmë për të krijuar thelbin dhe meditimin tonë për jetën dhe hapësirën. Tek poezia “Lungara”; janë vargmalet në udhëtim, që ngjanë si mamuthë gjigandë në horizont, me të cilat autori sqaron ‘lartësive u vjedh shikimin’: “vargmale në udhëtim/mamuth gjigand në horizont/lartësive u vjedh shikimin”.

Në fakt tek të dy këta poezi, ekzistencializmina jep një mundësi më shumë që të kuptojmë se vetë ai pra ekzistencializminuk është një filozofi, aq shumë e hollë dhe e detajuar, por është një strukturë poetike mesazhiere që vjen si një protestë e brendshme e autorit kundër tipareve të caktuara të jetës bashkëkohore, që ndikohen nga fakti i një metafizike rrethuese dhe nga fati i një gjendjeje shpirtërore.

Niçja dhe Heideggeri janë ata që na japin më së shumti kuptimin e saktë jashtë anatemave debatuese të strukturës, faktin që mbetet një lidhje tek ekzistencializmi. Edhe pse nuk është shumë i populluar sot ky term, në lidhje me artin e fjalës, shqetësimet e tij për poezitë me humbje shpirtërore dhe ata që kanë burim idesh tjetërsimi, janë ende të rëndësishme në studimin e letërsisë bashkëkohore. Pikërisht këtu qëndrojnë rrënjët e teorisë letrare, shumë më së shumti si një armiqësi e heshtur ndaj shkencës, për racionalizmin, dhe në nocionin e një gjuhe letrare.

Një fakt tjetër është edhe teoria ekzistencialiste e Edmund Husserl (1859-1938). Ai i takon traditës kontinentale filozofike. Ishte me të vërtetë paraardhës i shumë shkollave që ishin në kundërshtim me traditën analitike. Husserl nuk ishte i interesuar në gjuhën që përdorte autori, megjithatë, ishte i vendosur në përmbajtjen e vetëdijes, dhe u përpoq të bëjë fenomenologjinë e tij si një shkencë rigoroze. Ai pastroi idetë e gabuara dhe si fillim mësohet se ka filluar me gjërat që me të vërtetë paraqisnin veten. Ai iu përkushtua ndërgjegjes, duke theksuar se ndërgjegjja është gjithmonë ndërgjegje e një diçkaje, dhe jo një situatë abstrakte e mendjes. Ne përpiqemi për të mbetur të izoluar dhe më pas futemi në grup për të mësuar se çfarë është e zakonshme në perceptimet tona, ishte teoria e tij. Në këtë mënyrë, me ndihmën e teorisë së Husserl, lexojmë mjaft poezi të Murataj. Poezitë “Lypsi i varreve”, “Këngë”; “Shpellizmi”, etj, sidomos kjo e fundit ka në thelb, por jo me pak perceptim dhe dy të parat, funksionojnë si një shtysë në këtë teori për të parë faktin e ekzistencializmit dhe perceptimit rreth tij. Le të lexojmë poezinë “Shpellizmi” për të kuptuar natyrën fondamentale të ekzistencës që na ka dhënë heidegger: “Si vet bota, moj, e vjetër/nuse përmbi kalë të hekurt./ashtu mes shekujsh në këmbë,/si legjendë më vjen kjo këngë/atje ku “Zeusi” vetë ka fjetur/për syrin e gurtë, djep ka mbetur”.

Martin Heidegger (1889-1976), asistent i Husserlit dhe pastaj pasardhës Freiburgut, shkroi esenë e tij të papërfunduar “Koha që zhvendos ndodhitë” nisur nga interesi i Husserlit në perceptimin, në fakt për diçka të cilën herët Sokrates e kishte lënë pas dore për vetë natyrën fundamentale të ekzistencës. Kështu mësojmë nga këto teori se ekzistenca është dashur e padashur e dhënë për ne, dhe është një proces aktiv. Niçe ishte një ateist dhe theksoi mbi një bazë të paarsyeshme të besimit tonë. Ligji, feja filozofia, kultura, theksoi ai, të gjitha janë trillime që një njeri i lirë i refuzon. Por sipas Niçes, qeniet njerëzore nuk do të kërkojnë dituri: ata duan jetën mbi të gjitha, forcën e saj në bollëk dhe në aspekte të ndryshme. Më tej në një afërsi me të mësojmë sipas Satrit se “Perëndia është zhdukur. Natyra është qeverisur nga ligjet abstrakte. Vetë njeriu është ulur në një statistikë me burokracinë shtetërore, edhe mendimet e tij më intime dhe ndjenjat janë çështje të psikologjisë, fiziologjisë, në fund të fundit të kimisë.”

Sipas Satrit mësojmë se “Njeriu ka qenë në vazhdim e sipër në rrëzim që treqind vjet më parë, që prej ardhjes së shkencës në shekullin e shtatëmbëdhjetë...”. Prandaj irracionalizmin e lëvizjes, natyrës partiake, gatishmërinë për të dhënë pa arsye argumente të ngushta, madje edhe të shpif me porosi dhe të zëvendësojë arsyen e logjikës me fiktiven, brenda teorive të cituara, e gjejmë edhe në poezi të tilla të autorit si “Kooperativizëm”; “Çfarë mbolle”; “Me kokën pas”; “Kataklizmë”; “Zgjim apokaliptik”; “Nëpër dosjet e së shkuarës”; “Drejtësi”; “Vula e gishti”; “Zëri i të parëve”; “Pabesi” etj., Ndoshta poezia “Pabesi” është më tipikja në këtë iracionalizëm: “Gjarpri përpra kalit/rruga kryq zënë/pazari ish pritë/kur nata sa kish rënë!/ah pazarbërëse, ti, si nata bën/me dorë pabesie të lë veçse frenë.”


49 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page