top of page

Ekonomistja që gëzon respektin e klientëve


Linda Dajçi

Ekonomistja që gëzon respektin e klientëve


Dr Fatmir Terziu


Nuk është fare rastësi. Jo. Janë me dhjetëra telefonata shqiptarësh, që na bëjnë udhëtimin për në Edgware, të ketë një qëllim të caktuar në misionin tonë. Në misionin e revistës Fjala e Lirë dhe në print Albanian Post. Jemi pikërisht në këtë udhëtim që zgjat paksa në tërheqjen gjeografike të pikëlidhjes së gjerë e të gjatë Jug-Veri të Londrës, Metropolit që mban në gjirin e tij tashmë prej më se një dekadë edhe shqiptarët. Shqiptarët e një komuniteti të ri në këtë metropol të zhurmshëm, shqiptarët që ‘kacafyten’ përditë me integrimin dhe gjetjen e vetvetes. Dhe kështu jemi pas disa orësh në Station Road. Jemi në ballinën krysore të një ndërtese të lartë. Dhe aty sipas shënimeve që na janë dhënë zbatojmë tërë procedurën...

Ngjitja me ashensor na bën të lehtë dihatjen. Pastaj jemi pikërisht aty, ballë derës që duhet të trokasim...

Pas trokitjes

Hapet dera. Një urdhërimë e kulturuar na bën me shënjë të zëmë vend. Pastaj si çdo sjellje me klientët e zyrës, vjen buzëqeshja normale. Vjen respekti dhe shenja me dorë:“Ju lutem uluni!” Dhe kështu për disa minuta ndjekim një dialog shqiptarësh. Profesionalistja e llogarive, e zonja e asaj zyre, Linda Dajçi, për të cilën kishim marrë udhëtimin dhe një klient shqiptar, biznesmen, me një moshë aty rreth të dyzepestave. Normalisht, biseda profesionale ishte diçka që nuk na tërhiqte, por ajo që na bënte të mbeteshim vërtet entuaziast dhe të pazhgënjyer ishte sjellja, respekti dhe tërë ajo kulturë tipike në dialog...

“Mirësevini! Urhdëroni!”-ishte fjala e parë e saj.

Dhe pastaj na bën me shenjë sërrish të ulemi. Biseda. Një bisedë që shkon në shtratin e vet. Bisedë mes një intelekti që të afron një zyrë komode, një ambient tipik i pastër dhe i akomoduar.

Në bisedë pastaj mësojmë se Linda Dajçi është edhe një poete që në rininë e saj. poezia për të ka qenë një shkëndijë e rinisë së saj. mosha 13-14 vjeçare ka qenë ajo që i zgjoi vargun. Vargu pastaj jetoi mes tërë angazhimit si një ëndër dhe pikëtakim me jetiken. Tashmë e botuar disa herë, edhe në disa antologji, ajo me modesti shprehet se edhe pse ka gati disa poezi, është akoma herët të gjendet në fushën botuese. Sidoqoftë ajo ka një poezi me intelekt dhe këtë e shohim teksa lexojmë më pas disa dorëshkrime në serverin e saj.

Jeta dhe intelekti

Me një fëmijëri të shkallët, brishtësi jete, Linda Dajçi, sot është njeriu ndryshe. Nëna që edukon fëmijët model. Nëna që mban mbi shpatulla profesionin e saj, punën e vlerësuar. Ajo dikur ishte vetë një fëmijë që zgjonte kërshërinë e njerëzve, sot atë e dedikon tek familja, fëmijët e saj të mrekullueshëm. Linda Dajçi sot është një model, ku mund të rrëfehen mjaft intelekte. Ajo është kualifikuar në të gjitha specializimet përkatëse të llogaritares dhe është kështu një arsye më shumë mes asaj vlere adukative që ndërmori në Atdhe, në Kukës gjatë viteve 1990-të. Më tej edukimi dhe kualifikimi i saj në Mbretëri të Bashkuar ishte një udhërrëfim jete dhe pasqyrë e kulturës, edukatës dhe kualifikimeve të saj. kurset e anglishtes, kompjuterit të avancuar, programet e mbajtjes së llogarive, (book keeping) CTA pa shkëputje nga puna dhe rezultatet e saj të larta janë arsyeja pse tek Linda Dajçi shihet njeriu dhe intelekti model për integrimin.

Duke përfunduar

Linda Dajçi në tërë arsyen e këtyre rrjeshtave është një nga intelektualet që kanë gjetur bukur dhe drejt integrimin britanik. Ajo është një rrugë për tu bërë shembull, një leksion modest në tërë vlerën që bën komunitetin shqiptar krenar dhe tejet të respektuar. Vetë qindra e qindra klientët e saj nga të gjitha kombësitë dhe etnicitetet në Londrën e Veriut, flasin qartë se Linda Dajçi meriton më shumë se sa respekt në këtë udhëjetë integrimi.


13 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page