Ekipi i Kosovës triumfon
Fatmir Terziu
Në vitin 2019-të shkruajta këtë artikull: „Sot “Djemtë e Vokrit!” filluan të shkruajnë historinë e Kosovës së Futbollit“. Artikulli i asaj dite… Nisi tashmë të shkruhet. E hënë, e dhjeta ditë e qershorit të 2019-ës. Nisi të shkruhet në të gjelbër. Nisi në mjedisin e zhurmët. Aty ku patriotizmi luan me zemrat e atyre që shohin topin e rrumbullakët ndryshe nga sa kuotohet dhe kuptohet. Pikërisht nga ata që u quajtën sot “Djemtë e Vokrit!” U shkruajt aty ku vrapi i fushës së blertë u bë sinkron i vrapit të miliona shqiptarëve që vrapuan sa fizikisht dhe mendërisht për të qenë aty ku filloi të shkruhet bukur dhe gëzueshëm Historia e Futbollit të Kosovës.
Dhe kështu vrapi udhëtoi nëpër kampuset e këtij universiteti që prej kohësh prodhon talente. Talente! Sot ishin “Djemtë e Vokrit!” Zelli dhe vullneti i tyre më preku, e më preku dhe më delegoi në stacionin e ri të sapoduartrokitur të vlerës së Futbollit të Kosovës. Unë e kuptova si një rregull dhe vrapova derisa vizioni im ishte zhdukur e vendosur në mes të fushës së futbollit, aty në të gjelbrën e barit në stadiumin e Sofjes, ku tifozëria mori frymë thellë dhe kundërshtari vendas u përpoq të merrte frymë.
Dhe unë bërtita dhe u betova me skicën time ku pashë se mendimet u thyen në një kanavacë, ku arti i sportit kërkonte artin e shkrimit. Tashmë gjatë gjithë ditës tjetër unë vetëm do të flas… Do të flas…
Natyra dhe Fuqia e Natyrës, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë e drejtë e vonuar. Fundja më mirë vonë se sa kurrë.
Asnjë nga vëllezërit e motrat e largëta dhe të afërta që mendojnë se patriotizmi është edhe në shall, nuk pushuan së bërtituri nga gëzimi, treguan hapur se patriotizmi duhet të trajtohet edhe me shënuesit e fushës. Të gjithë janë të gëzuar. Është detyrë e tyre të kenë të drejtë të zhdukin atë që pjesës tjetër të Kombit shqiptar i ishte mohuar.
Dhe unë bërtas, bërtas me ta për shënuesit, Rashicën, Murriqin, Elbasan Rashanin …, bërtas për fitoren e kosovës, për ekipin.
Të gjithë bërtasin ende nga gëzimi. Vlerësimi është i merituar, loja tashmë nuk është më e fshehur dhe ajo është madje loja e orëve që luhen edhe jashtë fushës së blertë. E prek, eh e prek. Është jo vetëm thjesht një fitore që preket, por që të prek me dëshirën më të fuqishme patriotike edhe si një formë diplomacie për tu thënë edhe të tjerëve, madje edhe grekëve, edhe spanjollëve… edhe të tjerëve, që nuk e kanë njohur Kosovën, vraponi sikurse vrapuam ne në fushën e blertë të na njihni Pavarësinë. Ne ju premtojmë se edhe ju një ditë do ta kuptoni sikurse Ylli i Futbollit Bullgar, Berbatov që tha: “Më mahniti Kosova!”
Çka është natyra e futbollit? Çka është fitorja e Fushës së Blertë? Shteti origjinal? Shteti perfekt? Shteti i dedikuar të forcohet edhe mes artit të bukur të lojës me top.
Natyra e Topit, tashmë dhe dhurata e Zotit, duartrokitja dhe kënga bashkë për fitoren e Kosovës. Kosova, pra edhe Kosova e Futbollit, tashmë ka mësuar. Është plot dituri. Dhe dihet se Dituria është fuqi. Fuqia tregoi edhe në Sofje se asnjëherë nuk është e humbur. Dhe e gjitha është në këmbë. në këmbë për të festuar dhe fitore të tjera… Po. Në një kohë të thyer, burrat e Kosovës nuk e kishin këtë rast, edhe kur e kishin të Madhin e të papërsëritshmin Vokri, por tashmë të gjithë e kanë privilegjin e “Djemve të Vokrit”. Kjo pjesë nuk u thye. Ndërfaqja e gjuhës dhe mendjes, iku me vegimin e skuqur. Dëgjoni. Urtësia kurrë nuk bërtet, ju e dini. Por fitorja pritet më britma deri në Qiell. Faleminderit o Zot për ditët që u fale shqiptarëve të tregojnë veten dhe aftësitë e tyre. Faleminderit djemve meritorë!
Meritorja e tyre u tregua dhe me fanellën e ngritur me numrin dhjetë në respekt të Zenelit. Një fitore që iu dedikua edhe atij…Pra nisi të shkruhet… Jo vetëm si fitore 3:2 ndaj Bullgarisë në Sofje, por si një njohje më e madhe e Kosovës së Futbollit në arenën e madhe të kësaj loje mjaft popullore në Botë.
Dhe sot e rithem se ata janë vërtet në rrugën. Ehistorisë. Ekipi i Kosovës triumfon 3:2 edhe kundër Irlandës së Veriut.
Comentarios