Ejani dallandyshe!
Po vijnë dallëndyshet!
Grumbull-grumbull, gjithë nxitim
Dëgjoni si cicërojnë qiejve në kthim,
pa pushim.
Ejani dallandyshe, ejani, ëndrrat e mia shtegtare,
Toka e vjetër ju pret me mall.
Dritaret i kemi lënë te hapura,
për ëndrrat tuaj cicërimtare.
Foletë e braktisura ua kemi ruajtur me kujdes
në cepat e ballkoneve.
Kashta e vjetër iu është tharë nga pritja
dhe balta e vitit te kaluar iu është ngurosur nga malli.
Ejani, Ejani dallëndyshet tona të dashura
sqepgjilpërë, bishtgërshërë.
të cicëroni gjer në orët e vona...
Se ju dallëndyshe jeni,
Iluzionet e shtegtimeve tona.
Comments