top of page

Eja ta shpëtojmë


Pajtim Xhelo

Eja ta shpëtojmë

Nga Pajtim Xhelo


Të zestë shqiptarë! Kush na i qan hallin? Kur veten s'duam, do na duan të tjerë? Njeritjetrit na duhet t'i kemi mallin, Dhe jo t'i nxjerrim sytë, ore të mjerë.

Si shi pas verës kujtohet Erdogani, S'e zë gjumi për Shqipërinë etnike, Ku ishe ti turk kukudhi e shejtani, Ndolle ujqit këtu, vet Bosforit ike.

Na le hijen kur hienat e Ballkanit, U turrën mbi ne, kujtuan hijen tënde, Ti vrapove si djalli prej thimianit, Pa tani, si vëlla i madh po na gjënde.

Na more dhe ne kur u mbyte Bosforit, Dhe tani po na ndjell andej përsëri? Larg mendjen nga Shqipëria horr i horrit, Dikur na ndrrove fe, ç'do na bësh tani?

Fe të re na dhe, gjakun nuk na i ndrrove, Lëkunde besim, jo mëmatdhetarinë, Mendimin mbase edhe e turbullove, Po kurrë për rrënjët tona dashurinë.

Do të na mashtrosh si dhelpra e mallkuar, Që " për ajrosje" hapi birë në kotec? Nga Europa na do të izoluar, Na do te ti, si anie që rërës ngec?

Ti me sllavin bëre sot krushqi të re, "Armikun" e vjetër e paske harruar, Mos nuses që more dhe dhëndrit atje, Muaj mjalti në Ballkan u ke premtuar?

Larg duart nga Shqipëria dhe Kosova, Albini dhe Edi kanë gjak shqiptar, Nga nxitimi të të them për pak harrova: Nuk do t'i lemë të bëhen tradhëtarë,

Makroni do serbin, rusin Erdogani, Vëllai im është shqiptar, as turk, as rus, Njeri është djalli dhe tjetri shejtani, Le të venë n'eter, të mbyten në pus!

Dacka partive t'u japim ne shqiptarët, Njeritjetrin ta përqafojmë, si dikur, Le të kujtojmë Gjergjin dhe më të parët, Çdo shqipe për kala të jetë një gur.

Pa mos ta lemë mendimin turbulluar,, Dhe ujë mos lemë të na bëjnë gjakun, Veç kështu do jemi një " komb i bekuar", Ta shpëtojmë, se Zoti na merr hakun.


16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page