Eja në qershor
Fatmir Terziu
Eh, qershiza ime mjaltë,
kridhu tek zemra ime me vrap
Është ende maj!
Dëgjo rrahjet e saj,
këngën e zogjve në korr
e ç'ne pastaj?
Të mahis në prill e të përkujdes në maj,
aromë dhe shije skuqesh e mbarë,
çfarë kënaqësie e paparë,
më vjen në buzë, të përkëdhel me dorë,
mos u vono, eja më 19-të qershor.
Comments