top of page

Edmond Llaçi: ME OSE   PA TITUJ


Si të doni të dashur lexues, kjo varet nga ju.



  Nga shkolla fillore, diku nga klasa e katërt ose e pestë më ka mbetur në mendje një libër për birin më të mirë, gati më të shtrenjtë të klasës punëtore kineze, Lei Feni-n i cili në atë kohë gati përfaqësonte elementin më pozitivë të asaj popullsie shumëmilionëshe, të ndodhur në pjesën gati më të largët verilindore të kontinentit aziatik. Ai, me të bëmet e tij, ishte shëmbulli më i mirë edhe për fëmijtë  e asaj kohe të vendit tonë. Në atë kohë, të shoqëruara me figura të shumta ishin përshtatur në shqip përralla nga popuj të ndryshëm. Në një libër të tillë, në formatin gati A.4, por tepër të hollë, pra me pak fletë, nga bota kineze, për botën fëmijnore  tonë ishin shqipëruar përralla të shumta. Megjithëse e kujtoj shpesh, jo rastësisht kam dëshirë ta përmend pasi tek po i hidhja në letër këto rrjeshta, si të tilla po i ndjeja reagimet më të këndëshme në fytyrën time. Një hajdut i vockël, besoj se i keni parasysh ata si fëmijë, me atë formën trupore gati të rrumbullakët dhe me atë hapjen e lezeçme horizontale të syve, ai hyri në një shtëpi për të vjedhë diçka. Se çka do të merte prej andej nuk ka rëndësi por ai fenomeni interesant tek u zhvillua brenda tij kur filloi të dëgjonte kërcitjen e hapave ai u tremb, u tremb shumë se mund ta dëgjonte gjithkush që mund të ndodhej aty dhe në çast me mendësinë e tij fëmijnore e gjeti zgjidhjen. Një zilkë të vogël të cilën e mbante përherë pranë, ndoshta si për rastin që po i ndodhte, filloi ta tundte për t’i mos dëgjuar hapat tek i hidhte. E kam kujtuar shpesh këtë përrallë por më tepër kureshtja mbi të ishte një lidhje e çuditëshme me një shkrim “fesbukian”të hedhur rishtaz në atë faqe. Ju kërkoj ndjesë për transformimin e asaj shprehje e cila na mban të mbërthyer të gjithëve mbi ekranin e kompiuterit ose laptopit por dikush të cilin ende nuk e njoh pasi fytyrën nuk e ka shfaqur ndonjëherë në faqen e tij ai shpaloste cilësitë më të sukseshme të botës të letrave. Ky ishte  ngacmimi. I papërgatitur, gati pavetëdije, shumë ngjarje e shumë të tjera të pa emërtuara në mardhëniet me  njerëzit e jetës së përditëshme, por edhe me të tjerët të ndodhur në distancë, në çast mendova se si fenomen në llojin e tij, ajo zilka e vogël mund të përshtatet edhe sot pavarësisht se ngjarja ku dhe si mund të zhvillohet ajo, ose edhe pa të, pra në një formë tjetër, gjithçka rreth atij fenomeni mund të varet edhe nga lexuesi i cili është ai që e përzgjedh zhvillimin e saj.

Personi në fjalë është një titujmbajtës, tituj të dekretuar presidencial dhe shoqatash të varura e të pavarura. Me aq sa pëshpëritej për të dhe po kuptoja, ai në përpjekje për të dalë në sipërfaqe të asaj shoqërie që mendon se i përket, i vuri qëllim vetes të pasuronte identitetin në fakt ta pastronte atë, pra si do të thërritej këtej e tutje. Në të vërtetë atje ku jetonte dikur, diku mes disa gërxheve me atë ajrin e pastërt e të tjera ku vet ai e përsëriste shpesh, pati frymëzimet e para letrare ndërkohë emrin e falur nga prindërit, atë me të cilin e thërisnin edhe të tjerët që nga fëmijëria e tejzgjatur, nuk dëshironte ta dëgjonte për arsyet e tij të shumta pasi e kishte ndjerë shumë shpejt atë ngjajshmërinë karakteristike me ata aziatikët verior ndoshta  mund të ishte edhe ajo mbartia karakteristike e tyre hordhive barbare tek zbritën dhunshëm në këto tokat tona pjellore e dritë shumë, e më tej për të lëshuar edhe farën e tyre. Kur vuri në kontroll fymëmarjen, pra kur fitoi lirinë pas privimeve të shumta nga ai sistemi i djeshëm, i cili ishte tepër i  ndjeshëm karshi shumë fenomeneve negative, ku vet ai e di shumë mirë përse u ndodh pas atyre hekurave, përsëri me përpjekje të mëdha karshi emrit të falur prej prindërve tek tjetërsohej nga gjithkush në format më qesharake, mbajti një qëndrim të ashpër. Pasi u sigurua se i kishte pranë, të sistemuara në faqet e murreve jo vetë të studios por edhe të gjithë hapësirave të shumta ku banonte, ato do të shkëlqenin. Ja, më në fund, të shfaqur në dokumenta me ngjyra të shumta, tituj në rradhë si i pari i dyti e të tjerët tek shkruheshin cilësitë e shumta të tij, ajo që e bënte të çonte kokën dhe të shfaqte atë kënaqësinë e shumë kërkuar, ishte titulli MM.

I ndodhur vetëm në studio i hodhi një shikim të shpejtë gjthçkaje përreth, ja aty fytyra e tij e stampuar në një letër fotografie e tronditi. I pa me imtësi tiparet e tij. U përpoq të kuptonte arsyet e atyre trajtave të fytyrës që ai zotëronte, ato nuk kishin lidhje fare me orgjinën për të cilën ai pretendonte. Megjithëse masa trupore, pra fizike që ai zotëronte nuk shfaqte diçka të veçantë, ajo në fytyrë dhe tërheqja horizontale e hapjes së shikimit të tij nuk kishte lidhje me atë ku e gjithë rraca e tij pretendonte se ishin autokton ndoshta shkonte më përtej, aty në ish mbretërinë e Hanit të tmershëm. Kërcëlliti dhëmbët. Me fotografinë të cilën në ato çaste nuk po përballonte me shikimin e tij në kohë, vetëdija i shkoi tepër thellë, duke mërrmëritur gati në zë u përpoq t’i shprehte diçka vetes.

13 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page