top of page

Edhe një sy qorr ndoshta mjafton.



Nga Fatmir Terziu


Sipas NHS Digital, në Britani të Madhe, më shumë se një në gjashtë fëmijë të moshës shkollore tani mund të kenë një çrregullim të shëndetit mendor. Kjo vjen e krahasuar me një në nëntë në vitin 2017-të. Në Shqipëri gjithnjë e më shumë shkollat raportojnë dhe fshehin në heshtjen zyrtare probleme të tilla. Vetëm kur kontaktohen prindërit problemi del në sipërfaqe. Problemet e tilla mbahen të strukura dhe ndoshta arsyet pse janë të tilla ende nuk kanë një variant të qartë, edhe nga nga shkalla e problemit. Pra, cila është shkalla e problemit në Shqipëri, ndërsa në Britani të madhe kjo tashmë është nënvizuar?

Shifrat britanike dihen, ndërsa ato shqiptare janë ende në dilemë. Sidoqoftë të gjithë dinë se ka shifra. Këto shifra pa dyshim pasqyrojnë problemet reale, të cilat vijnë nga shumë faktorë, por dhe më së shumti nga ndikimi i izolimit të detyruar. Këto shifra janë të pashmangshme dhe prishja e strukturës së arsimit padyshim që do të ketë prekur shumë fëmijë. Por ato duken jashtëzakonisht të larta edhe me perceptimin krahasues. Ata ka shumë të ngjarë të pasqyrojnë më pak prevalencën në rritje të problemeve të shëndetit mendor sesa ato të mjekimit në rritje të gjendjeve të përditshme emocionale, nga shqetësimi, stresi deri te frika dhe ankthi.

Ajo që dihet tashmë është zyrtare. Tre milionë fëmijë shkollorë në Angli do të kenë akses në mbështetjen e shëndetit mendor për t'i ndihmuar ata të përballen me pasojat e pandemisë, ose, më saktë, për t'i ndihmuar ata të përballen me pasojat e bllokimit.

Si pjesë e një fondi më të gjerë të rimëkëmbjes Covid, 500 milion stërlina i janë kushtuar shëndetit mendor. Qeveria britanike ka angazhuar 79 milion stërlina, të cilat janë për t'u shpenzuar për të siguruar që, deri në vitin 2023, 400 ekipe mbështetëse të shëndetit mendor do të jenë duke u shërbyer 3,000 shkollave të Anglisë. Sipas njoftimeve zyrtare thuhet se „Ekspertët do të jenë në vëzhgim të fëmijëve me depresion dhe me pamje të shqetësuar, si një masë parandaluese. Supozimi fatalist është që fëmijët përndryshe do të mbajnë plagët mendore të bllokimit për pjesën tjetër të jetës së tyre.“

Po në Shqipëri a do të ketë ndonjëherë një vëmendje në kohën e duhur për fenomene të tilla që prekin të ardhmen e Kombit? A do të mendohet ndonjëherë se ikja masive e të rrinjve vjen edhe nga kjo neglizhencë ndaj tyre? Ndaj më parë se të bëhet spektakël me kollare e moda kryeministrore, Qeveria e gatshme në valixhe druri duhet të bëjë gati një sy, të paktën edhe qorr në problemin e tillë. Edhe një sy qorr ndoshta mjafton.

30 views1 comment

תגובה אחת


FJALA E LIRE FREE SPEECH
FJALA E LIRE FREE SPEECH
19 במאי 2021

Lela Dardha Kokona

Problemet reale tek ne nuk dalin në dritë asnjëherë , dihen arsyet.Respekt penës tuaj!

לייק

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page