AMERIKANËT DUAN TË DINË PËR SHENJTEN NËNË TEREZA
Father Dindo Billote do të shkruante: Uau!! Sot ishte një ditë e veçantë në “Shën Marinë” tonë! Kishim një folëse të mrekullueshme, një eksperte, që na vizitoi, ajo e ka njohur Shën Nënë Terezën e Kalkutës!
Unë e takova Eda Agaj Zhitin me bashkëshortin e saj Visar Zhiti gjatë pelegrinazhit tonë të fundit në Tokën e Shenjtë dhe ishte privilegj të bisedoje me këtë çift të mrekullueshëm, shenjtorë nga Shqipëria!
Në pasdioten tonë në Kishën “St. Mary” fjala e Edës ishte e shkëlqyer dhe përsiatjet e saj mahnitëse! U ndjeva sikur isha në praninë e Shën Nënë Terezës dhe Shën Gjon Palit II, ndërsa ajo po fliste për ta! Zoti është kaq i mirë me ne në Famullinë “St Mary” në Mokena!
Biseda e Edës është pjesë e serisë së takimeve tona për Shenjtorët Modernë, që janë mozaikë në qelq në vitrazhet e Kapelës tonë të hershme të adhurimit të Shën Marisë, e ndërtuar në vitin 1864. Në dritaret e reja përndrisin Shenjtorët, për të cilët ne do të sjellim ekspertë për të na folur për ta Eda është folësja jonë e parë!! Isha gjithashtu i lumtur që pashë shumë nga pelegrinët e Tokës së Shenjtë të na bashkoheshin në pasditen tonë! Prapë bashkë. Të gjithë në mbështetje të Edës! Po ashtu shoh familjarë dhe miq këtu që janë nga Shqipëria! Ka dhe protestantë dhe myslimanë plot. Lutja jonë është që t'i sjellim edhe tek Jezusi. Bashkë me famullitarët tanë të mrekullueshëm këtu! Zoti është kaq i madh! Më pëlqen e gjithë kjo…
SALLA E TAKIMIT
Na mblodhi Shenjtja shqiptare Nënë Tereza, - po thoshin të gjithë të pranishmit.
Tryezat e rrumbullakta në sallën e madhe të kishës ishin plot si në festa. Sa të përzemërt janë amerikanët! Befasi e bukur ishin dhe ta pelegrinë te Tokës së Shenjtë, ja, mes tyre i riu Jeremy, i qeshur dhe i dhembshur me prindërit e tij, familja e bukur Nowak, krenaria - veterani i Vietnamit Jim me Zonjën, të tjerë e të tjerë, salla plot. Po edhe grupi i shqiptarëve aty, Imelda me Ernestin, Vjollca me Mitron, Flora me Dhimon, Artani me Zonjën, Taipi, Blerina, Liza, Sonila me vajzën si kukull, e Asosacionit “Care for Albania” e të rinj plot.
Father Dindo plot mirësi hapi atë takim aq të ngrohtë. Fjala e të ftuarës Eda Zhitit rrodhi si një lutje dhe u ndoq me aq vëmendje dhe emocion, - na u duk sikur erdhi vetë Nënë Tereza këtu, - do të thoshin pas duartrokitjeve.
Kumboi anglishtja liturgjike, por dhe shkodranishtja, dhe korçarçja - të ëmbla të dyja, përsëri bisedat për për mrekullinë Nënë Tereza, na bashkoi kaq bukur, vazhdojnë të falenderojnë, na sollët Shenjten, - përsërisin, - familjen e saj dhe atdheun, Shqipëri e Kosovë dhe shekullin e saj, le ta quajmë të Nënë Terezës…
COPËZA NGA LIGJËRIMI:
NËNË TEREZA - SHENJTORJA E SHEKULLIT TË XXI,
GRUAJA MË E FUQISHME E BOTËS...
“In the silence of the heart God speaks”
Saint Mother Teresa.
…on the occasion of Mother Teresa’s birthday, there was an official reception at the UN, during which the documentary film on her life and works all over the world, was presented. Perez De Cuellar, UN secretary, at that time, introduced Mother Teresa by saying: “Here is the most powerful woman in the world. She is “the United Nations”, because Mother Teresa unites the whole world in love…” 1
1.
Këtë do të desha të kujtonim sot së bashku, diçka nga jeta e Nënë Terezës, që pse ajo është gruaja më e fuqishme dhe si e bashkon botën…
Unë jam bashkëatdhetare e Saj, dhe kur tregova se me tim shoq e djalin tonë e kishim takuar, kemi vizituar shtëpine e saj, etj, kjo bëri pershtypje dhe siç duket Fr. Dindo nuk e harroi dhe u thirra të tregoj dhe këtu. Pranova. E ndjeva detyrë. Unë jam shqiptare siç është dhe Nënë Tereza shqiptare.
Ajo është frymëzim për ne dhe botën dhe kudo ku ka shkuar, ka përhapur paqen.
Po jetojmë në kohë të shqetësuara dhe me luftë. Po e thyej kronoligjinë e fjalës time dhe tregoj menjëherë: në vitin 1982 Nënë Tereza 71 vjeçare shkoi në Bejrut, kaloi ne Palestinë dhe Izrael për të shpëtuar jetë fëmijësh dhe prej pranisë së saj u bë armëpushim.
Motra të Nënë Terezës sot janë në Ukranë për të shpëtur njerëz në gërmadha.
Ukrainian President Volodymyr Zelensky e falenderon dhe Shqipërinë për mb:eshtetjen në luftën kundër Rusisë dhe ndihmat i krahëson me aktet e N;enë Terezës. Nënë Tereza edhe duke mos qenë fizikisht, e ndihmon njerëzimin me frymën e saj. Me lutjet e saj, lutem tani që lufta kudo t’i lerë vendin paqes sa me shpejt dhe perherë. Amen!
2.
Lejomëni të jem më intime në rrëfimin tim.
Ndersa Nënë Tereza ishte bere e famshme ne bote, ne atdheun e saj, ne Europe, ne Ballkanin e ashper, ne Shqiperine e varfer, nuk i dinin as emrin, ishte e ndaluar nga dikatura komuniste qe sundonte, nderkaq Shqiperia ishte vendi i mbyllur, ateist me kushtetute, qe kishte shkaterruar tempujt e fese dhe kleriket i kishte futur burgjeve apo dhe i kishte pushkatuar.
Më pas, kur diktatura po binte, ne njohem zerin e Saj, bemat e mrekullueshme, atë vetë, lutjet, porosite…
Ajo u bë ikona e gjallë dhe e familjes sime.
FAMILJA
e Nënë Terezës vinte nga Kosova, katolikë tradicionalë.
Kolë Bojaxhiu, babai i saj,
ishte një tregtar bemires me autoritet. Mbështetës i themelimit të teatrit te Shkupit, të Bandes Muzikore të qytetit, e mbi të gjitha mbështetës i çështjes së pavarësisë së Shqipërisë, te pushtuar nga perandoria osmane. Prandaj dhe helmuan shovinistët…
Drane Bojaxhiu
Nëna e Nënë Terezës, ishte një grua e devotshme, e përulur, e përkushtuar, ajo rriti dhe edukoi 3 fëmijët e saj jetimë. (dy i kishin vdekur).
Nënë Tereza do të thoshte më vonë për atë: “Nëse do të shpallej ndokush shenjte, ajo duhet të jetë Nëna ime”. Ajo i dha bijës së vogël frymën e krishterë, pasionin dhe virtytin që bënte për të tjerët.
Lazër Bojaxhiu
është vëllai i madh i Nënë Terezes.
Ai studio në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, u bë oficer dhe për shkaqe politike emigroi herët në Itali.
Nënë Tereza do t’i thoshte atij më vonë me humor: Ti je oficer në shërbim të një mbreti që ka një million, një milon e gjysmë banorë, unë jam në shërbim të Zotit që ka gjithë universin.
Age Bojaxhiu
është motra më madhe e Nënë Terezës
Para se të niste Lufta II Botërore, atë do ta merrte nëna e saj, Drania, dhe do të shkonin në Shqipëri e do të vendoseshin në kryeqytet, në Tiranë.
Agia pas luftës do të punonte në Radio – Tirane, në sektorin e gjuh;eve sllave, meqenëse dinte serbo-kroatisht. Por do të mbylleshin kufijtë, do të vendosej diktatura komuniste dhe ato, nënë e bijë nuk do ta shihnin më as Lazrin dhe as Nënë Terezën.
Gonxhe Bojaxhiu,
është fëmija i tretë, Nënë Tereza e ardhshme, Shenjtorja e Kohëve Moderne….
THIRRJA:
Në kishën kroate të Letnicës, në Kosovë, jo shumë larg shtëpisë së saj, Nënë Tereza ndjeu thirrjen...
Shtëpia e Nënë Terezës nuk është më Shkup, tani kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.
Mbi sheshin e ri janë vëne shenjat, vizimet, projeksioni se ku ka qenë ajo shtëpi. Tre pllaka me pak tekst e dëshmojnë këtë gjë, njëri është në gjuhën maqedonase, një tjetë në anglisht dhe tjerri në shqipe. Ai në gjuhën amtare të Nënë Terezës vazhdimisht ose e thyejnë ose e vjedhin. Kur kemi shkuar të vëmë lule aty, nuk e kemi gjetur.
Unë kujtoj me emocion kur me tim shoq shkuam në Shenjtëroren e Letnicës, ku Nënë Tereza ndjeu thirrjen e parë për t’u vënë shërbim të Zotit.
Tim biri student në atë kohë në Universitetin Katolik “Sacro Cuore” në Milano, i dërgova një fotografi të shenjtërores ku i thosha: “Ja kisha ime”. Ende e ndiej të tillë…
THIRRJA BRENDA THIRRJES
Nëna e Nënë Terezë do t’i çonte një letër në Indi, ku do t’i thoshte që të mos rrinte e mbyllur por të dilte t’u shërbente njerëzve.
Murgesha e re tregon se një ditë në rrug:e kishe parë një njeri të uritur q;e po e hanin minjtë. Ajo u tmerrua dhe donte të ikte me vrap, pastaj u kujtuar për diçka dhe u kthye. Përzuri minjtë dhe e ngriti njeriun që po e hanin minjtë. E çoi në një spital, por nuk ja pranuan, në një tjet:ed dhe n:e një tjetër, por jo. Dhe e mori në shtëpinë e saj dhe e solli në jetë.
Kjo do të ishte metafora e misionit të Nënë Terezës.
Dhe vazhdoi:Ajo hapi shtëpitë e mëshirës si fillim në Indi ku jo vetëm varfëria ishte ekstreme, por dhe etja për Zotin, për të vazhduar në Amerikën Latine si Venezuelë, Peru, Brazil, në Kolumbi, në Bolivi, në Argjentinë, Guatemalë, Uruguaj për të vazhduar në Europë: në Itali madje deri brenda në Vatikan. Në Austri. Belgium, Finland, Holland, Poland, France, Germany, Great Britain, Greece, Ireland, Poland, Portugal, Spain, Ex Yugoslavia, Russia, dhe pas rënies s:e diktaturës dhe në atdheun e saj në Shqipëri.
3.
Nga letra e Nënë Terezës, shoh dy çështje, që do t’i ndaj këtu me ju:
E para: Njohja ndërkombëtare i erdhi asaj si rezultat i përkushtimit të jetës së saj më të varfërve të më të varfërve, lebrozëve e te sëmurëve në pergjithësi e atyre që ishin në grahmat e fundit të jetës, të qenit e saj pro jetës e kundër abortit – shkatërruesin e dashurisë e paqes sipas saj, mbështetja fëmijëve të abandonuar, nxitja e dialogut ndërfetar, nxitja e paqes.
E dyta: Misionaret e mëshirës, motrat e saj, por dhe vëllezerit, Nënë Tereza i sheh si “dhuratën më të mirë që kisha mund t’i bëjë një vendi”.
Kardinal Komastri rrëfen: “Ishim në shtëpinë e Nënë Terezës në San Gregorio, ishim në kapelë kur bie zilja e telefonit. Ishte Gjon Pali II. Nëna shkon të përgjigjet e në kthim më thotë: “Ishte Papa. Nesër më do në meshë në kapelën e Tij.
Nëna i kërkoi Papa Gjon Palit të II-të: “At i Shenjtë, dua të të bëj një dhuratë përpara se të vdes”.
- “Dhuratat e tua janë të rrezikshme, - iu përgjigj Papa.
Nëna duke buzëqeshur iu përgjigj: “Dhurata ime është të mbush Vatikanin me të varfër. Dua një qoshe ku të sjell të varfrit pranë teje. Papa tejkaloi vështirësitë dhe u hap shtëpia, Casa “Dono di Maria”.
E kam vizituar dhe unë këtë shtëpi brenda Vatikanit.
SHQIPËRIA E VOGËL
NË BOTËN E MADHE
Do të ndal pak në atdheun tim që është dhe i Nënë Terezes. Asaj i qe refuzuar me vite e viti nga dikttura komuniste ateiste të vinte në Shqipëri, që nëse, nuk takoi dot nënën dhe motrën, të çonte lule në varret e tyre. Kur ra perandoria komuniste dhe Shqipëria po ndryshonte ajo i dërgoi një letër Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, “I have no gold nor silver, but I give you my sisters and I hope together, we will do something beautiful for God and our people.”.
Letrën është shkruam me dorë dhe është nxjerrë nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Shqiptare. Është në anglisht, ndoshta si qortim, se ata, shteti, e kishin shprishur shqipen e lashtë liturgjike. S’kam flori e argjend, - shkruante, por motrat e maid he duam të b:ejm:e diçka të bukur për Zotin dhe veç popullin tone…
Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë në gusht 1989. Dhe po vinte shpesh e më shpesh, edhe dy here në vit. E pane shqiparët me dashuri dhe adhurim.
Një herë ku Presidenti i ri i Shqipërisë me bashkëshorten e tij shkuan ta takonin Nënë Terezën në një nga shtëpitë e dashurisë, siç i quante ajo, e gjetën atë duke pastuar çimenton. Buzëqeshi siç dinte ajo, por punën nuk e ndaloi. Siç duket donte të na thoshte se ne kemi nevojë të pastrojmë tokën, ku shkelim, ecjen tone, ndërgjegjen.
Kur Papa Vojtila erdhi të vizitojë Shqipërinë ne 25 prill 1993, Nënë Tereza arriti më parë se ai, që ta priste si bija që atin në pragun e derës së shtëpisë.
Tani aeroporti në kryeqytetin shqiptar ka emrin e Nënë Terezës. Ne na duket sikur të gjithë që shkojnë në Shqipër i pret Nënë Tereza dhe ata që ikin nga Shqipëria i përcjell ajo me bekimet e saj.
SHENJTËRIMI.
Ne ishim në Vatikan, në sheshin më të bukur të botës katolike, në San Poetro ashtu siç kishim ardhur familjarisht kur u lumtura dhe vendi pranë altarit ishte plot me tulipanë nga Hollanda.
Nuk mund të rri pa e thënë, ne punuam për palën shqiptare në këtë shenjtërim, sepse shërbenim në ambasadë pranë Selisë së Shenjtë. Me vete kishim dhe lutjet e shenjtes Nënë Tereza, të cilat i botoi për herë të parë në shqip im shoq. Po dhe një portret të Nënë Terezës, që e ksihte vizatuar djali ynë, kur ishte tre vjeç e gjysmë, me disa kryqe ne fond me ngjyra të ndryshme, që do ta botonte dhe gazeta e Vatikanit “Osservatore Roamno” duke komentuar se ato kryeqe ashtu përfaqësonjnë racat njerëzore që bashkon Nënë Tereza dhe viziatimi i këtij fëmije është m:e I forte se traktatet e burrave t:e shtetve.
Kishte kaq shumë dritë dhe emocion ajo e diel e 4 shtatorit 2016. Mbi 120 000 pelegrinë, të ardhur nga të gjithë kontinentet, valonin flamujt e Vatikanit, por dhe të Shqipërisë, të Indisë, Europës dhe të Amerikës.
Zëri Papa Françeskut duke sikur pëhapej me flatrat e bardha të pëllumbave dhe ndalte në folenë e çdo zemre, shkrujat në librin tim, që ia kushtova kësaj ngjarjeje të madhe, “Il girono di Santa Madre Tereza” (Dita e Shenjtes N:en;e Tereza”, që e botoi “Libreria Rditrice Vaticana:” për të cilin jam ftuar në disa promovime dhe kam dhën;e intervistë dhe në “Zërin e Amerikës”.
Desha të mblidhja emocionet dhe mendimet e të gjithëve që ishin aty, 120.000 veta nga e gjith:e bota, por ishte e pamundur. Po të grave? Edhe ato ishin me mijëra.
Dh më lindi befas ideja që të bëja një antologji me mbresat vetëm të grave të Trupit Diplomatik, të ambasadoreve dhe bashkëshorteve të ambasadorëve, të merrja qoftë dhe një fjali nga secila, të linim si dëshmi tonën në atë ditë madhore.
E ndjeja detyrë si bashkatdhetare e Nënë Terezës. Kjo më solli këtu dhe do të vazhdoj...
- Fjala e znj. Eda Zhiti në Kishën “St. Mary” në Mokena, në shtetin Illinois -
Comentários