top of page

E çmoj shumë profesionalizmin e thellë të shkrimtarit Fatmir Terziu


Ermelinda Kashahu

Pedagogja e Universitetit te Gjirokastres Ermelinda Kashahu shkruan per romani "Kojrillat": E çmoj shumë profesionalizmin e thellë të shkrimtarit Fatmir Terziu

Shkruan Dr. Ermelinda Kashahu


Titulli: Kurioziteti intelektual më shtyu të shkruaj për romanin “Kojrillat” të shkrimtarit Fatmir Terziu.

Sapo e mora në dorë romanin “Kojrillat” të shkrimtarit Fatmir Terziu. Tentativa për ta trajtuar në këtë plan dhe në këtë zonë, më shpreh edhe dëshirën e madhe që të japë dhe kontributin tim, dëshirë e cila kërkon të njohë realitetin e shkrimtarit dhe pasqyrimin e letërsisë në sferën e rëndësishme të këtij realiteti. Kumtesa ime s’është rrjedhim apo pasojë e një dëshire të zakonshme e të rastit, e që më lindi për arsyen e thjeshtë, por botëkuptimi i saj. Një krijimtari shënohet nga modestia, ashtu dhe jeta e shkrimtarit ridimensionohet në shoqërinë shqiptare. Romani është i pasqyruar nga një terësi formale, që sajon totalitetin dhe duke parë idenë themelore, kontinuitetin e ndërtimit të personazheve, strukturën koherente narrative dhe vazhdimësinë e përplotësimit të idesë kryesore. Nëpërmjet thellësisë kreative, autori hyn çuditshëm duke infiltruar në vepër idenë njerëzore. Ky është qëllimi dhe paraqitja e njeriut, nisur nga pikënisja e frymëzimit të autorit dhe trajtimit të momenteve bazë, si për shembull: shtresat e ndryshme tematike, rrëfimi i personazheve si pjesa më e mirë e veprës. Figurshmëria dhe përsëritja stilematike, janë konotative dhe më shfaqin një botëkuptim letraro-artistik. Kjo është esenciale dhe lidhet në mënyrë organike me shkrimtarin. Përshkrimi i rrëfimit. Dimë se tregimtari ka në dispozicion të tij një hapësirë për të paraqitur pikëpamjet e tij ose jo. Atij i takon detyra të shqiptojë pjesët përshkruese të vendeve dhe ngjarjeve, tërësia e bërthamave përbën subjektin e veprës. Problemi me të cilën përballemi gjatë analizës, është ai i kohës së rrëfimit. Me të kemi parasysh kohën e rrëfimit ku rrëfimtari bën atë thyerjen kohore që karakterizon veprën. Fakti që nga ana e ndërtimit, vepra i ka elementet kompozicionalë, zinxhir për të qenë një roman, më shfaq vigjilencën e duhur, një formë e re kjo, e cila e shtyn autorin në paraqitjet reportazhiste që përçon gjetjet origjinale si vlerë e këtij romani. Në mënyrë të veçantë, kjo vlerë ndihet te personazhet, imazh i bukur ky edhe i ambjenteve ku zhvillohen ngjarjet, individualizmi gjuhësor, njësoj si historia e ndërtimit te jetës së re. Në lidhje me trungun kryesor ideor dhe problemor, romani të çon në përfytyrimin më origjinal, në individualizimin gjuhësor, në tablo origjinale që të krijojnë imazhin e bukur se ku zhvillohet ngjarja, me ngrohtësinë që të japin personazhet. Gama e pasur me probleme jetësore, i ka shërbyer si duhet dhe është funksionale në vepër për idetë që mbart si dhe për realitetin kohor që pasqyron. Ku është përqëndruar vëmendja e shkrimtarit në fjalë? Linja e personazheve është një linjë e gjerë.Vendi që i është lënë atij në vepër, është i gjerë. Të individualizuara dhe me botë shpirtërore të pasur, në roman ka shumë personazhe si bartës të ideve bazë. Masa dhe ngarkesa ideore e romanit është e dhënë artistikisht përmes një ndërtimi origjinal dhe të gjetur. Kjo ngarkesë vihet në shërbim të përmbajtjes jetësore.Vepra imponon projeksionin në aktualitet dhe aktualiteti lidhet me çështjet ekzistenciale. Sistemi i motivacionit është paraqitur i arsyetuar. Në episodin e zhvillimit të dialogut, ndërhyn figura e mendimit dhe narracioni në momente të caktuara bëhet meditative për të shprehur pikëpamjet, idetë dhe botëkuptimet. Prokupimet e përshkruara, zbulojnë morinë e problemeve dhe dukurive që trajtohen. Njësitë deskriptive, paraqitja e skenave dhe situatave, trajtimi eseistik, provon strukturën e harmonishme, kompakte dhe koherente të veprës. I ndërtuar ky roman në mënyrë arkitektonike, i bazuar në konstatimet e sakta të strukturës, në harmoninë formale, unitetin dhe tonalitetin, më bën të reflektoj në origjinalitetin dhe gjendjen objektive të kohës. Detajet në formë interesante dhe kërshëria psikologjike, përmbushin kërshërinë estetike. Problemi qëndror që ka preokupuar shkrimtarin, është raporti i tij me lexuesin. Fryma e botës së romanit është në funksion të linjës së subjektit. Veç identifikimit të autorit me personazhin kryesor, ky shkrimtar përdor edhe procedimin tjetër, mjaft të praktikuar në romanin-epope, në komentimin e ndjenjave të mendimeve, ideve dhe pikëpamjeve të ndryshme. Të folurit e vet, shkrimtari nuk e motivon me kontekstin e tekstit. Romanin e përshkojnë mjaft episode dhe përshkrime me funksion të veçantë, si në qëndrimin ndaj së kaluarës historike, ashtu dhe te tiparet e stilit. Premisa e romanit, si produkt i botëkuptimit estetik, është objekti i refleksionit artistik në kohë. Një mënyrë e tillë e strukturimit të përmbajtjes së vizionit artistik, si faktor ndërmjetësues ndërmjet shumëllojshmërisë së përmbajtjeve të jetës, të traditës, në njërën, dhe artit, në anën tjetër, manifestohet në mënyrë të shkallëzuar në gjithë lëndën e kësaj vepre duke i dhënë tonin letërsisë shqiptare sot, një produkt tipik i prozës që ngjitet nga ngjarje konkrete të ndodhura në një distancë jo shumë të shkurtër kohore nga akti i shkrimit. Mendësinë e lexuesit e provokon e vërteta e tekstit, objekt i ligjësisë ky, shumë interesant. Ky është përçimi që përcjell problematikat sociale dhe psikologjike. Nevoja organike e ngjarjes së të rrëfyerit, është pika e takimit mes linjave të romanit si fuqia projektuese me mbingopje të lëndës romanore. Shqetësimi intelektual, interpretimi dhe transformimi me peshë i zhvillimeve të ngjarjeve strukturore dhe funksionale, përbën modernitetin e institucionit të ndryshëm. Kjo marrëdhënie e trajton në thellësi qartësinë e rreshtave që më kujton qartë thënien kuptimplote të Shopenhauerit “Nëse dikush ka ndonjë gjë për të thënë, e thotë qartë”. Nëpërmjet fragmenteve të ecurisë së njohjes, shpaloset ideja e njohjes, si parim konstitucional i modelimit estetik, mbizotërim ky, i një toni si pjesë e pandarë e kesaj strukture. Shembull: “Vitet kaluan shpejt... Nëna ime e mirë vinte të më vizitonte shpesh. Më puthte fort dhe ikte. Unë ndieja vazhdimisht mall e më tepër mall për të, sidomos ndieja më shumë zbrazëti për babanë, mungesën e të cilit e ndieja çdo ditë e më shumë...” Çfarë vlerësoj më shumë në këtë roman? Shkrimtari ndalet si një reporter me seri; udhëton, mendohet, shkruan, rikthehet prapë dhe pas këtij miksi mendimesh, ushqen kuriozitetin intelektual. Ky rrëfim është një përzierje dhe rrok hapësira të ndryshme, përshkrime dhe analiza kapilare, një rrafshim të “mozaikut”, në thelb e ngjashme me krejt diakroninë e kësaj strategjie, një sintezë e madhe kjo e teorisë bashkëkohore. Imagjinata dhe realja, perspektiva historike dhe shoqërore, ka krijuar një univers që, për nga kompleksiteti të kujton letërsinë e vjetër kineze. E mahnitur nga bashkëbisedimi i shkrimtarit me anglezët, lëvizja e shqiptarëve të Kosovës, takimi me mikun e tij të vjetër në Londër, misteri i gruas shqiptare, kujtesa që i bën kohës së Rankoviçit, meditimet me disa zogj si të preferuarat e tij, ma shtyjnë kureshtjen më shumë. Kjo tematikë më rikthen shumë prapa në kohë, temë e një rëndësie historike, një enigmë e gjatë dhe e stërgjatë deri në pafundësi. Nuk është e thjeshtë të ndriçosh botën shqiptare në vitet e monizmit. Por ende pyetjen e kam të madhe në kokë. Pse autori është përqëndruar në arkivat e Londrës? Esat Toptani, Ahmet Zogu, janë enigma e madhe e personalitetit kulturor që vendosi fatin e shqiptarëve, fatin tonë kombëtar. Përfundim E çmoj shumë profesionalizmin e thellë të shkrimtarit Fatmir Terziu, çmoj punën e palodhur të tij, çmoj zanafillën e romanit si përqëndrim i dijes dhe kulturës klasike të trashëguar prej antikitetit. Pas leximit që i bëra romanit, kuptova se u rendita me krenari në botën e letrave. Duke kujtuar me respekt shkrimtarin në fjalë, duke e përgëzuar për cilësinë dhe suksesin e punës, po e mbyll këtë recensë me shpresën se, romani ka hyrë në fushën e gjerë të studiuesve dhe kolorit të letërsisë shqipe si një enciklopedi albanologjike. Jam mahnitur me vibracionin elastik që ka përdorur shkrimtari, me objektivitetin dhe gjykimin racional, me grishjen e udhëtimeve që të ushqen një kuriozitet intelektual. Respektoj kultin e paprekshëm në të cilën endet rrëfimi.

Autorja është pedagoge në universitetin “Eqrem Cabej” Gjirokastër më 10.09.2014


30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page