top of page

E pashë këtë poezi ...


Nuk ka nanë!

Poezi nga Fatmir Terziu

Disa mendime nga doc: Odise Çaçi


E pashë këtë poezi në rrjetet sociale ku professor Fatmit Terziu, botues i gazetës “Fjala e Lirë” në Londër, më tërhoqi, e lexova disa herë dhe në fund hodha dhe disa mendime.

Profesor Fatmir Terziu vjen çdo ditë me poezi, të cilat kanë brenda një filozofi të re.Ai na sjell një kohë e cila kishte arqitrarët: Dy prindërit dhe në mënyrë të veçantë autori kujton , atë që çdo njeri nuk e harron kurrë, Nënën.Dhe mua m`u kujtua nipi im në Itali , emigrant ekonomik, kur në një poezi shprehet:

”Ah sikur të kisha Nënën”.

Është e vërtetë se emigracioni i poqi shumë njerëz, ikwn për t`u rikthyer ndonjë ditë në vatrat stërgjyshore.

Dhe autori kujton një darkë ,që prêt dikush ta shtrojë dhe ai kujton amvisën e shtëpisë, Nënën..

Dhe imagjinata sjell në tavolinë një grup njerëzish për të festuar diçka, por duhet shtruar sofra e madhe , me këta të ftuar.Të gjithë thonë:”ta bëjmë bashkë” dhe vazhdon “aq sa mund “ , Sofra do shtruar…dhe besoj se autori me mallëngjim kujton Nënën se si i rriti fëmijët, mes brengave e varfërisë, ku sot nuk është më , por ka lënë pas fëmijët, të cilët vazhdojnë traditën “Sofra do shtruar” dhe vazhdon “dëgjoni këtë këngë”, ajo traditë shqiptare , që kur vinin miqtë kënga dhe vallja vazhdonte deri në mëngjes.

Dhe mua m`u kujtua viti 1975, kur isha transferuar si mësues në shkollën e bashkuar ”Laze Nuraj” Brataj, erdhën miqtë e familjes Çaçi, nga Twrbaçi , Vlorws, dhe në Tërbaç tek familja Ismail Cani(Mici), filloi kënga dhe dollia.U kishte ardhur djali i mikut.U bëmë mbi 40 burra.Vërtet një kujtim i bukur.Këtë kujtoj kur profesor Fatmiri me të ftuarit e tjerë presin të shtrohet sofra.

Një imagjinatë që i kalon kufijtë.Këtu lozet me fjalët “na pëlqen”, “sa ju pëlqen” dhe mjaft bukur “Hani…ua kemi shtruar”, “aq sa mund të hamë thashë”.

Dhe autori na sjell për herë të parë një poezi krejt të veçantë, ku Nëna, Tryeza që duhet shtruar, njerëzit që duhet të ulen për të ngrënë, por ai shtron një pyetje që duhet marrë seriozisht, se emigracioni na ka lënë pragjet të thara, të ngrira, këtë prag dikur e mbanin prindërit, Babai e Nëna, ndërsa pas largimit të tyre nga kjo jetë, duhen njerëz , që shtëpia të gumëzhijë ,si dikur dhe autori na sjell në kujtesë se “shtëpia do njerëz,sofra do shtruar”.

Llogarit vërtet një njeri, një djalë shtëpie , emigrantit i shfaqet, darka me shumë njerëz, por që nuk ka se kush ta shtrojë.Dhe pas darkës imagjinare ngrihen për të ikur, por asnjë nuk e hap dot derën .

”Hapeni, thanë ata, me duart tek dera,

Nuk hapet, thashë,Është e hapur, thanë…Nuk ka nanë!

Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar”

Është e hapur, thanë…Nuk ka nanë!”

Një poezi që tingëllon për ne shqiptarët: Mos braktisni trojet Arbërore!


Vlorë, më 2 korrik 2021 Nga Doc: Odise Çaçi



Nuk ka nanë!

Fatmir Terziu


Ejani, thanë ata, le ta bëjmë bashkë,

Aq sa mund të bëjmë, thashë.

Aq sa mund të bëni, thanë.


Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar

Gjumi i fshin të gjitha duke i harruar

Sekonda troket për t’u dëgjuar.


Dëgjoni, thanë ata, këtë këngë,

Aq sa na pëlqen, thashë,

Aq sa ju pëlqen, thanë.


Ikni, thanë ata, nga kjo anë,

Aq sa mund të ikim, thashë,

Aq sa mund të ikni, thanë.


Hani, thanë ata, ua kemi shtruar,

Aq sa mund të hamë, thashë,

Aq sa mund të hani, thanë.


Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar

Gjumi i fshin të gjitha duke i harruar

Sekonda troket për t’u dëgjuar.


Ngrehuni, thanë ata, me sytë tek ora,

Do ngrihemi, thashë,

Ngrihuni, thanë.


Hapeni, thanë ata, me duart tek dera,

Nuk hapet, thashë,

Është e hapur, thanë…Nuk ka nanë!


Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar

Gjumi i fshin të gjitha duke i harruar

Sekonda troket për t’u dëgjuar.


Thanë… thashë… thanë … thashë…

Mbetëm të trashë …


Zgjohu … thanë

Zgjohuni … thashë.

Dhe më s’u panë

Dhe më s’i pashë.


Shtëpia do njerëz, sofra do shtruar

ikja i fshin të gjitha duke i harruar

Sekonda troket për t’u dëgjuar.


Hapeni, thanë ata, me duart tek dera,

Nuk hapet, thashë,

Është e hapur, thanë…Nuk ka nanë!

60 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page