“E K’CEN AJAZI JAZIN – S’E K’CEN AJAZI JAZIN…?!”
(ose: s’do nënshkruaj Albini – do nënshkruaj KURTI…?!)
Nga banalisti: Sadullah ZEQIRI
1.
…palët dialoguese…me ndihmën dhe gudulisjen e pakursyer të Zonjës së Vjetër dhe me këshillën, ndihmën dhe lejen e Dajës Përtejoqeanik…në çastet e fundit… ia arritën që të shmangin parashkrimin e Marrëveshjes së Brukselit…” të lidhur para një dhjetëvjetëshi…!
Ata nuk e nënshkruan marrëveshjen bazë të ofruar… planin franko-gjerman… por, u pajtuan
me të, në tërësi me përmbajtjen e tij dhe pa bërë kurrëfarë vërejtjesh për plotësimin e tij…
Pra, u morën vesh se…në takimin e rradhës në Ohër, do të merren vesh për nënshkrimin e udhërrëfyesit për zbatimin e saj… të dispozitave të parapara në njëmbëdhjetë nenet e saj…! Nen për nen…nga dy muaj për secilin…banalizoj unë, duke u bazuar në rrjedhën e derisotme të dialogut, pra, jo për pesë muaj sikur e kanë paraparë e planifikuar ndërmjetësuesit…që prapë, do të ishte kohë ideale, kur e dijmë se si zvarrit Vuçiqi…!
Kështu… Ohri, si stacion i rradhës ku do zbresin palët më 18 mars 2023, pritet të jetë një takim për nënshkrimzbatim…ose për vazhdim… të agonisë së këtij dialogu… blerje kohe nga Vuçiqi…!
Apo, nëse, ndërmjetësuesit janë lodhur nga lojërat e Serbisë, do të ketë ndëshkim për palën që s’do vë nënshkrim…cialdo të jetë…?!
Do të jetë si ajo: “e k’cen Ajazi jazin – s’e k’cen Ajazi jazin…!
E kërcen, s’e kërcen, palët deri më 18 mars po marrin haz, të dyjat s’do e kapërcejnë dhe… njëra do bie me bythë në jaz…Uroj të mos lagemi ne…!
E...në kohën e lënë për “diplomacinë fluturuese”, Vuçiqi po vazhdon me avazin e vjetër…Kosova është Serbi…ne jemi për kompromis…Rroftë Kosova dhe Metohia…! Si shtet - nuk e pranojmë, në OKB - nuk e lejojmë…!
I ofrojmë Kosovës “më shumë se autonomi, më pak se republikë…!”
Kurti, me arsye, i përgjigjet: për Veriun ofrojmë “më shumë se OJQ, më pak se asociacion…!” Ofertë më korrekte kjo e Kurtit, prandaj, edhe emisari special Lajçak ia solli Kurtit 15 modele evropiane të organizimit komunal për mbrojtjen e të drejtave të serbëve, përndryshe, të mbrojtura…edhe deri më tani, me dispozitat e Planit të Ahtisarit të Nobelizuar, me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës…por, të cilat nuk po i pëlqen Serbia se nuk janë modele kompetencash ekzekutive…!
2.
Me Planin franko-gjerman të mbuluar me plafin amerikan…e pakënaqur opozita jonë…po thonë…NE…sa vjet…kemi hequr të zitë e ullirit… derisa në v. 2013 – 2015, e kemi bindur Serbinë në Bruksel që të pranojë nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin, kurse…tani, të vie Kurti në të gatshmën dhe të nënshkruaj marrëveshjen për zbatimin e saj…dhe të mbledh frutet e “meritave” tona…po, pra, të PDK-së dhe të LDK-së… kjo nuk lejohet…se: NE nuk jemi kundër kësaj marrëveshjeje…kundër asociacionit… edhe ne e dimë që kjo është marrëveshje e amerikës… dhe se nuk jemi kundër Amerikës…por, kundër Kurtit mashtrues…?!
Opozita jonë, në këto çaste rreshtimi, të mos themi historike, po del: çunake, e papjekur…e parritur…për këtë situate politike…të cilës i ka kumbaruar me nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin i cili, tani - po rëndon mbi Kosovën…!
Kurti është antiamerikan, kurse NE jemi proamerikanë…po trumpetojnë ata…!
Kurti është mashtrues, sepse në pushtet ka ardhur me parollë se nuk do të lejojë asociacionin… e tani po pranon ta nënshkruajë atë…edhe pa njohje reciproke…!
“Po i ha qershiat e p’shurrta…!”
Fundja…le t’i hajë, por…le të lë edhe për NE ndonjë kokërr, sëpaku, ato që i kemi p’shurrë NE…!
3.
…Këtë iu a tha edhe Amerika…atyre (LDK-së dhe PDK-së)… se është e befasuar se po dalin kundër propozimit franko gjerman, i cili është amerikan…se po dalin antiamerikanë, kurse KM Kurti po fluturon mbi këtë (aero)plan…!
Se…nuk i dihet…mund të jetë aeroplani i fundit…?!
Mbase do merr krahë në këtë fluturim edhe njohja reciproke…pasiqë të normalizohen e racionalizohen palët…nuk i dihet…!
Edhepse Serbia kurrë s’është pajtuar, as ka nënshkruar pavarësinë e Kosovës…!
As në Rambuje…as në Vjenë…e sipas të gjitha gjasave, nuk do të nënshkruaj as në Ohër…?!
Dhashtë i Madhi Zot!!!
E di DAJA këtë punë… më mirë se NE, megjithatë…!!!
Se ku shkelë DAJA, është uzdaja – të largohet BELAJA…!
E jonë!
Nga Serbia…!
Përgjithmonë…!!!
留言