top of page

E dashura revistë „Albanian Post“...


E dashura revistë „Albanian Post“.

Nga Fatmir Terziu


E dashura revistë „Albanian Post“. Nga Fatmir Terziu E dashura revistë „Albanian Post“. Unë nuk jam thjesht botuesi dhe përkujdesësi yt në këta vite të emigrimit në Mbretëri të Bashkuar, por si një simotër e Fjala e Lirë në Londër, kam qenë vetvetiu dhe një lexues i zjarrtë i juaji. Kam qenë me Ju e dashur Revistë, me ditët, javët, muajt duke bërë bletën që të seleksionojë nektarin e duhur për mjaltin e një shoqërie të nderuar dhe punëtore, fisnike, zemërmadhe, duke seleksinouar helmet dhe poshtërsitë, duke shkuar në gjumë i qetë dhe gjithnjë duke të lexuar ty.

E dashura revistë „Albanian Post“. Në disa nga këto momente kam qenë bashkë me disa lexues, miq dhe sponsorizues (për të cilët do flas veçanërisht), reklamues të bizneseve të veta dhe dashamirës, duke u ngjitur me ju gjatë çdo shkrirjeje të yndyrës, krijimit të kurbës, "të testuar shkencërisht", mbushjes, spërkatjes, rrallimit ... larg një trupi të gënjeshtërt dhe një angazhimi kot dhe bosh.

E dashura revistë „Albanian Post“. Isha jam dhe do të jem me ty në faqet e tua me çdo arritje, me të gjitha mirësitë e prindërve, familjeve dhe pozitivitetit, si në arritje, çdo modë, çdo fazë, çdo dietë…dhe tani, është tani, vetëm tani, që e kuptoj se kemi pasur një rrugë të gjatë dhe mendoj se do ta kemi sërrish më shumë e më shumë kohë bashkë.

E dashura revistë „Albanian Post“. E kuptoj që edhe pse isha aty për të gjithë, dhe në kohën time më të bukur, jo të gjithë kanë qenë aty për mua, por ti më ke lehtësuar me uratën tënde, dhe të familjes sime të respektuar, duke më mbështjellë ëmbëlsisht në faqet e tua. Mendova se ishe një batanije ngrohtësie dhe solidariteti në një botë që vetëm sheh qejfin e vet, rehatin dhe shpërfill mundin e përkushtimin e Tjetrit ndaj komunitetit dhe Gjuhës së bukur shqipe. E gjitha shtrydhet vetëm në parada, reklama, mburrje dhe kafene…, por ti ishe puna dhe përkushtimi, profesionalizmi dhe pasqyrimi pa fonde dhe ndihma. Me kursime dhe brenda Ligjit.

E dashura revistë „Albanian Post“. E mbështjell gjithnjë zemrën në faqet e tua për të thithur atë që do të më bënte të dashur me të gjithë, sepse nuk mund të isha kurrë ky që jam, a mund të bëja pa ndihmën e Zotit dhe Familjes sime, shoqërisë, këtë projekt kaq real dhe një realitet? E dashura revistë „Albanian Post“, na ke dhuruar një album të pastër për të parë Njeriun, shkrimtarin, krijuesin, profesionistin, Shqiptarin model dhe udhën e nderuar.

E dashura revistë „Albanian Post“. Unë si mjaft të tjerë jam dhe do të jem, pra edhe kam qenë një lexues i zjarrtë i joti, dhe do të qëndroj me ty edhe pse jam bashkëjetuesi yt shpirtëror dhe metaforik. Unë e mbështjell besimin tim në faqet e tua dhe ti e gëlltit me dhëmbë të bardhë të qeshur duke ua dhuruar brezave.

E dashura revistë „Albanian Post“. Unë vetëm dua t'ju falënderoj që edhe këtë muaj të Korrikut 2022 ju dolët në dritë falë kursimeve të familjes sime dhe disa reklamimeve. Sponsorët?! Edhe ata do të zgjohen një ditë sigurisht sikurse të tillët nuk mungojnë dhe njihen edhe ligjërisht me Ligjin Britanik. Faleminderit me copëzat e tua të shtrira në dyshemenë time të dhomës së gjumit dhe të punës se janë bashkë gjithnjë me rrahjet e zemrës sime për të gjithë. Unë vetëm dua t'ju falënderoj! Dhe e di pse? Thjesht, për të më treguar se si është të jetosh si një sakrificë e vetes dhe e familjes në përkushtimin ndaj të mirës dhe Njeriut, falenderimi ndaj Zotit!


Shënim: Miq të nderuar përveçse në print ju jeni të lehtësuar ta lexoni dhe në arkivën e saj online, në Pdf: https://www.fjalaelire.com/albanian-post.

26 views1 comment

1 Comment


Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
Jul 01, 2022

I shumënderuari Profesor Doktor Fatmir Terziu, Mjeshtër i Madh, urimet më të përzemërta me rastin e përvjetorit të revistës Tuaj dhe Tonë me emrin e bukur e domethënës "Albanian Post". Ju, fort i çmuari Profesor Fatmiri, në përshëndetjen prej prindi drejtuar asaj, shpalosni edhe njëherë qëllimin e themelimit të revistës, të cilën bashkë me "Fjala e lirë" dijtët mjeshtërisht t'i shndërroni në misionare të mëdha të dritës e shqiptarizmit, në arkiv e kujtes të proceseve demokratike e kombëtare dhe krijimtarisë së dekadave të fundit.

Qëllimet që i vut vetes dhe arritjet dinjitoze i përligjin më së miri përkushtimin e sakrificat tuaja prej intelektuali atdhetarë dhe studiuesi e krijuesi të formatit europian. Ju janë tepër mirënjohës kultura mbarëkombëtare dhe gjithë nj…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page