top of page

" E BUKUR ESHTE LULE E MEKATIT... "


Stavri Çipi

Cikël me katrena: " E BUKUR ESHTE LULE E MEKATIT... "

***

Nga Stavri Çipi


-Kush je ti që shkon kaluar majë malesh përmbi re,

Përmbi drita i shaluar njeri, apo shenjt vallë je?

-Kostandini i besës jam, - thotë i vdekuri i gjallë,-

Vij që besën ta forcojmë gjithë sa jemi shqiptarë!

***

Fjalë zemre edhe shpirti jam përpjekur t’ju dhuroj,

Që si lulet në lëndinë krah për krah me ju të rroj

E poleni i dashurisë të përhapet dheut mbarë,

Ku cicëron fjala shqip e ku jeton dhe një shqiptar.

***

Do të shkojnë pa fund mote, jetën para duke shtyrë,

Nëpër male, fusha, dete dhe qiej me stuhi fryrë.

Prapë njeriu përmbi dhe do frymojë e do të vdesë,

Veç Fuqi e Perëndisë Lavdimadhe do të mbesë!

***

Duaje, moj zemër, zemrën dhe ti, shpirt, binjakun tënd,

Porsi lulja që puth lulen, zogu zogut që i bën vend.

Duaje dhe ti, gjak, gjakun mos e vrit mos e derdh kot

Pa beko edhe armikun, që të bekojë i madhi Zot!

***

Hej, o hej, më dëgjoni, vjen një zë nga Lartësia,

Kahun e udhës ndërroni, ruani porositë e mia,

Përçmoni veprat e djallit që ju ftojnë ditë e natë,

E bukur është lule mëkatit, por i hidhur fruti i saj.


26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page