top of page

Dy takime me një gotë raki shqiptare

Updated: Mar 25, 2022


Rasim Ahmati dhe Fatmir Terziu

Dy takime me një gotë raki shqiptare: Një në shi, e një me diell londinez


F. Terziu


Kur e takova për herë të parë ishte një eveniment njerëzish të thjeshtë që i bashkon e njëjta ide dhe dhimbje në emigracion. Qielli sipër meje, iishte i mbyllur teksa retë e shiut të errët, ogurzi, por retë magjepsëse ishin afruar, duke u mbledhur së bashku në një këshill. Një këshill resh, që të ndjekin. Të ndjekin dhe nuk të lënë rehat dhe në tokën e Tjetrit!

Ndërsa filloi të binte shiu, ndjeja se binin pika të buta, herë të ngrohta dhe herë të vogla. Ai ndiqte me ritmin e vet, ashtu mendueshëm nën rudha fytyre të thjeshtë burrërore dhe shiu në hapësirën qelqore krijonte një vijë, që dukej se kaplohej nga sytë e të gjithëve në atë sallë në Barking të Londrës, si një rënie butësisht. Butësisht, por pa kujdes duke goditur tokën, duke e lagur në planin e pakuptueshëm ujor në vijën e pikave të shiut, që bëheshin rrëke.

Dhe ashtu me atë shi londinez në shoqërinë e atij Njeriu të thjeshtë, kisha marë mendimesh me vete dhe isha përhumbrur diku. Sërrish në shi… mendoja dhe risillja ndërmend … Herë pas here, ndërsa shiu fiton forcën e tij, duke goditur tokën poshtë me më shumë shpejtësi dhe vrazhdësi në veprimin e stërkalave dhe ciflave të tyre, diçka humbet, struket. Ikën në ikje të tilla që vetëm të ujtat e kuptojnë.

Rrezet e dritës më të pastër, të dërguara nga dielli ndërsa shkëlqenin mbi qiellin që errësohej, të sillnin një ndjesi për nervin optik, një ndjesi për syrin. Në këto meditime tërësisht ia kalon grumbullit tëmemorjeve dhe e lë këtë skenë të shkëlqejë edhe më shumë. Pika të këndshme, të mbartura dhe të shtrembëruara nga era madhështore, më tej krijonin një melodi të bukur në dritaren e përthyer, ndërsa të përplasurat e ujëta, vogëlsirat, ata pra stërkalëzat iknin një nga një dhe ende më duket se fluturojnë në tërësinë e një bisede që dukej mjaft interesante.

Tani, ndërsa toka është plehëruar, jeta me siguri do të rritet nga rrezet e diellit.

Ashtu si pikat e shiut bartej nga era, mendja ime që angazhohej me këtë skenë, dhe më shpinte skenarë të ndryshëm që të dashurohem me atë tokë të bukur, të cilën e kisha shfletuar për disa minuta në përhumbjen time.

„Pak shi nuk do të jetë shkaku i trishtimit“ – ndërhyri pikërisht ai. E quajnë Rasim Musa Ahmati. Është nga Hasi. Dhe vazhdoi mos i kujto trishtimet! Moskujtesa duhet ndonjëherë, pasi me të vërtetë në momente të caktuara ajo zhbiron. Vetë kujtesa është një kujtesë e momenteve të dashurisë që e bën më të lehtë përcaktimin. Kështu që ndaj e mbaj shikimin nga dritarja dhe shijoj motin. Shijoj…. Deri atëherë, qielli pastrohet dhe dielli shkëlqen përsëri.

Ai u përqëndra paksa dhe pëshpëriti me vete.

Nuk doja ta shpërqëndroja. Nuk doja atëherë. Atë ditë me shi londinez. Por sonte me një gotë raki shqiptare përpara në Wood Green me Rasim Musa Ahmatin fola gjatë për poezitë e tij, librin e ri të sapodalë nga botimi me një titull mjaft efikas, „Pa asnjë kusht“ dhe për jetën e një djaloshi inteligjent që ia preu ëndërrat Spaçi dhe burgu i tij mizor, ku kishte të dënuar babanë e tij për mosbindje dhe mendime të kundërta me regjimin komunist. E kjo një renë e kuptueshme, pasi i Ati ishte cilësuar familje kulaku, nga koha kur babai i tij ishte tregëtar në zonën e vetë dhe njerëzit e quanin Aga në respekt.

Kështu e njohta…Rasim Musa Ahmatin. Dy takime me një gotë raki shqiptare: Një në shi, e një me diell londinez…


Për ta ilustruar më shumë po sjell një poezi të tij:


Pak Auto-Biografi!!!


Linda e u rrita në diktaturë

Mbyllur brenda në bunker

As një herë s'u bëra urë

Që mbi mua të shkelin të tjerë.


Më vjen keq se s'bëra shumë

Fjalët e babës s'mi kapte truri

Por armiq ne kishim shumë

Në shënjestër nga i gjithë katundi.


Qysh fëmijë shkolle në orë të mësimit

Më gjurmonin me laps e letër

Si rrezik për regjimin

I një shtrese me bindje tjetër.


Në prag të provimeve në klasë të tetë

Për të rikujtuar origjinën time

Më patën thyer dy nota në sjellje

Dhe s'më lanë të hyja n'provime.


Doli haptas persekutimi

Babanë n'burg në kamp të Spaçit

Vetë ushtarë pa të drejtë shërbimi

Vetëm kazmë e lopatë.


Për dy vite që isha ushtar

Na cilësuan si ballista

Tash për atëherë ndjehem krenar

Asgjë të përbashkët me komunistat.


Pas ushtrisë, punëtor miniere

Kalova jetën me qykë të zorit

Deri n'dhjetor të nëntëdhjetës

Kurë vetë shkelmova mbi diktatorin.


U tmeruan i gjithë fshati

Shpejt spiunët çuan xhevapin

Nuk kaloj as një gjysmë sahati

U njoftua Mustaf Gashi.


Tek miniera ku punoja

Operativi Mustaf Gashi

Me zë të çjerrur sharje nga goja

Armiku i popullit: Rasim Ahmati!


Dita ditës nuk i ngjante

Mezi prita t'bëhej ndryshimi

Por prapë ngela armiku i klasës

Përjetova vitet zhgënjimit

Ika mësyna Perëndimin…


11-10-2015

56 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page