DY POEZI NGA MYSLIM MASKA
Identitet…
Më mori për dore si një të verbër
E më çoi larg,
Shumë larg…
Dhe bënë kaq ngricë,
Dhe bën kaq terr,
Dhe s’di kush është
Dhe s’di kush jam!...
JEMI NE FAJTORË
Natën
Edhe i verbëri fle,
S’i duhet fare
Drita…Po nesër?
Jemi ne fajtorë?…
Comments