top of page

DY POEZI NGA MYSLIM MASKA



KUR HËNA…

Kur Hëna u puth marrëzisht

Me yllin më të bukur të universit…

Toka u çmend:

Ranë tërmete shtatë- tetë rihter

Në pesë Kontinente…

2021, Athinë

SKULPTURA E GJALLË…

Skulpturat s’i bënë vend,

Por dhe nuk e dëbuan.

I verbëri ecte me shkopin e vjetër,

Duke trokitur mbi pllakat e dyshemesë

Si mbi tastjerë të një pianoje gjigante

Dhe kompozonte sinfoni

Që i dëgjonte, ndoshta,

Vetëm ai…

Befas pa dritë!

U përkul para skulpturave,

Vuri dorën në zemër dhe tha:

U verbova,

Se tërë jetën dashurova dritën,

D.m.th. Ju…

Dhe ra në dysheme

Dhe vdiq.

Brofën skulpturat, e morën në krahë

Dhe e vunë në BALLË të “MUZEUT”,

Pritën sa ngriu në këmbë.

Pastaj,

Sypërlototur zunë vendet që kishin.


63 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page