top of page

Dy pika ndryshe në Ambasadën e Shqipërisë në Londër





Ndjenja e bukurisë së botës së ambientit ku punojmë ka luajtur një rol vendimtar në motivimin e një ndryshimi drejt vlerësimit të punës dhe vetë ambientit të saj në mënyrë jo instrumentale, në vend që të jetë thjesht një burim për t'u shfrytëzuar dhe respektuar klientin, qytetarin, atë që troket ligjërisht për shërbimin e taksapaguesit. Estetika ka formësuar politikën e tillë të ambientit të punës që në fillim dhe vazhdon ta formësojë atë në më shumë mënyra sesa mund ta imagjinojmë. Kështu pashë në mjedisin e Konsullatës shqiptare në Londër, ndërsa kisha disa vite pa shkelur aty. Vërtet një ndryshim cilësor, estetik, efikas dhe mjaft i kulturuar në qasje, paraqitje, estetikë dhe sjellje.

Kur pyeta një qytetar shqiptar, që priste shërbimin e tij në sportelin e këtij mjedisi, se a kishte qenë më parë dhe se çfarë ndikon si ndryshim në sytë e tij, ai më tha se natyrisht së pari ishte ambienti tashmë komod dhe së dyti shërbimi i denjë. Shumica e të tjerëve që pyeta ndërsa prisnin radhën e shërbimit në sportel binin dakord për faktorë si respekti, vlerësimi i drejtë, teknologjia e punës, kultura e punës dhe përfitime të tjera, që vijnë nga edukata e njeriut profesionist që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Ndërkohë që ato kanë parë një efekt në produktivitet, dhe po aq në pozitivitet, shumica e anashkalojnë rolin që luan estetika e vendit të punës në këtë kontekst. Për shembull, ofruesit profesionistë të hapësirave të punës fokusohen shumë në konceptet e brendshme dhe estetike të zgjidhjeve të hapësirës së tyre të punës, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një mjedisi produktiv të punës. Këtu është një lexim i shkurtër për të zbuluar se si brendësia e kësaj hapësire ndikon në nivelin e punës dhe produktivitetit.


Ka shumë teori të lidhura me punën që mbështesin nocionin e atraktivitetit të perceptuar në psikologjinë dhe sjelljen e punës së një personi. Shumica e këtyre teorive paraqesin gjithashtu idenë se estetika në një mjedis pune jep një grup atributesh pozitive në procesin e të menduarit të një punonjësi gjatë gjithë kohës së kaluar në vendin e punës për të nxitur produktivitetin. Kjo teori thotë se atraktiviteti i një vendi pune i ndihmon punonjësit të përfitojnë nga një mjedis pune restaurues. Kur punonjësit janë të rrethuar nga një mjedis i mirë-dizenjuar për sa i përket një tërësie të brendshme të mirë dhe një atmosfere të këndshme, kjo u lejon atyre të rikthehen nga përvojat mendore të kulluara dhe stresuese, që ndikon në produktivitetin e tyre. Këtë bisedë e kam pasur me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Londër, Qirjako Qirko, i cili mendon se disiplina dhe këto cilësi e bëjnë më të prekshëm shërbimin ndaj qytetarëve dhe të Tjerëve.


Pra, kur punonjësit mund të shpëtojnë nga stresorët e tyre dhe të jenë rreth një mjedisi pune relaksues dhe të këndshëm, ai tërheq pa sforcim fokusin dhe vëmendjen e tyre te rrethina (i quajtur edhe magjepsje). Komponenti estetik i një mjedisi pune ndikon në shkallën e një përvoje restauruese për një punonjës dhe se si ajo më pas ndikon në produktivitetin e tyre. Në përgjithësi, punonjësit që kalojnë kohë në një hapësirë ​​të bukur restauruese rikuperojnë aftësitë e vëmendjes, ulin nivelet e stresit dhe rrisin angazhimin në punë, edhe pse ky mjedis dihet tashmë se është në një hapësirë të shtresë ose katit të nëndheshëm të godinës, ku ndodhet Ambasada shqiptare në St Georges Drive.

Teoria e rikthimit të vëmendjes së kësaj estetike, mësojmë nga Ambasadori Qirko, se kishte gjithashtu një bazë të fortë nga puna e përkushtuar mbi vëmendjen e shërbimit të kulturuar dhe të disiplinuar, pasi estetika përmirëson kënaqësinë e punonjësve për produktivitetin. Kënaqësia dhe motivimi i punonjësve janë dy faktorë kyç që ndikojnë në produktivitetin; - shton Ambasadori Qirko, dhe ne jemi të tërhequr në thelb nga gjërat që ofrojnë një ndjenjë arti, qetësie, kënaqësie dhe lumturie, por mbi të gjitha një shërbim ligjor, të drejtë dhe të përkushtuar bindës.

Por ndërsa kjo është pozitive, ajo që vjen si një vërrejtje është se në mjedisin e recepsionit, të bërë bukur me fibër të emaluar dhe me xhama ndarës, pikërisht në fibër gjendet dëmtime që vijnë nga duart e klientëve, të cilët të „përmalluar“ ndoshta shkruajnë qytetet dhe emrat e tjera nga vijnë. Kjo është disi e habitshme dhe ndoshta me një përkujdesje e përkushtim mund të eleminohen. Jo pak herë shihen gjëra të tjera edhe nëpër trenat publikë, apo trame dhe autobuze, ku janë në formën e gërvishtjeve „jam krenar që jam shqiptar“, jam nga…“ apo dhe të tjera. Këto që thamë janë y pika, por janë dy pika ndryshe.

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page