DY LIRIKA NGA MYSLIM MASKA
DHE KUR SHKUAM TE BURIMI…
Dhe kur shkuam te burimi
Ai, një çast ndali.
Sytë e tu ngjyrë jasemini
E ngrinë për së gjalli!...
VETMI….
Vetëm, fare vetëm vërtitem në shtëpi
Si në një kafaz, si në një burg
Herë – herë flas përçart si në çmendi
Herë them profeci si një murg…
Comments